Dr. SELAHEDIN VELAJ – Legjenda Vlonjate në Amerikë

   Ne foto: Sali Bollati, New York

KRENAR TË JESH SHQIPTAR

 

Këto ditë pata fatin e mirë të lexoj një libër  kushtuar Intelektualit Atdhetar Dr.  S. Velaj, shkruar me  ndjenjë, dashuri e respekt të veçantë nga z.Pierre P. Simsia:

                   

                              Dr. SELAHEDIN VELAJ

                      Legjenda Vlonjate në Amerikë

 

 Shumë të nderuarin z.S.Velaj, e kam takuar dhe njohur prej vitesh  në tubime bashkëatdhetarësh në Komunitetin Shqiptar të New Yorkut.

Ai gjithëmonë me gjallëri shprehet, këshillon dhe ndihmon me bujari në zgjidhjen me urtësi, të problemeve familjare e kombëtare që ndeshim si emigrantë këtu.

Por duke lexuar paraqitjen shumë të goditur e kuptimplotë nga z.P.Simsia, kuptova se vrejtjet dhe këshillat që pata degjuar më parë ishin pjesë e shpirtit dhe zemërs  së këtij Shqiptari të Madh.

 Sot shkruhet e flitet shumë për ADN e njeriut, por jo aqë sa është e vërteta e brymosjes dhe trashëgimisë familjare. Gjyshi, babai, Atdhetari 90 vjeçar I sotëm, ishte vetëm një djal I ri, kur u detyrua të largohet nga familja dhe Atdheu.Them u detyrua për arësye se luftoi dhe e donte familjen dhe atdheun jo nën komunizmin antishqiptar. Por me krenarinë e të qenit Shqiptar, djaloshi I ri punoi me këmbëngulje ne çdo punë të vështirë që ju ofrua, studjoi me pasion e vendosmëri deri sa arriti në majat më të larta intelektuale, krijoi një familje të ndershme e të denjë për kohën e vendin nga ka ardhur dhe këtë që jetojmë sot.

 Gjuha është një nga tiparet më karakteristike të kombit; gjuhën e ëmbël shqipe, jo vetëm jua mësoi djemëve(megjithëse nënën e kanë italiane!), por duke hapur, ndihmuar dhe drejtuar shkolla shqipe këtu në NY, u krijoi mundësinë fëmijve të bashkëatdhetarëve  tanë, të mos e harrojnë gjuhen shqipe.

Pjesëmarja e Dr. S.Velaj ne simpoziume ndërkombëtare si në Itali,Kosovë për gjuhën shqipe është shumë e vlerësuar.

 Një nga karakteristikat dalluese tonat -toleranca fetare-simbolizohet te Dr.S.Velaj.

Me respekt ndaj Zotit, e ndjejmë vehten krenarë për emrin dhe besimin që na kanë

dhënë prindërit.Ai dashuroi, e kjo dashuri e respekt reciprok vazhdon per afro 70 vjetë, nje vajzë italiane me besim katolik. Kur prifti italian nuk pranoi ti kurorizojë

Kryetari I Bashkisë, po italian, e firmosi martesën e dy të rinjëve të dashuruar, të cilët pavaresisht nga emrat dhe besimi që trashëguan, bashkëjetojnë në harmoni dhe respekt të plotë ndaj njeri tjetrit.

Nderin dhe krenarinë e shqiptarit e ka shpalosur Dr.Velaj kudo, nga Spanja në Japoni.Kur e pashë me Flamurin dhe kostumin karakteristik shqiptar duke referuar në Universitetin e Tokios për zakonet e të drejtat e shqiptarëve, pata përshtypjen se po shohim të gjallë të madhin shqiptar Faik Bej Konicën!

 Dr. S.Velaj gjatë gjithë jetës lufton për të drejtat e shqiptareve në trojet etnike. Me punën e palodhur  e vendosmërinë e tij si në Washington, Rambuje, Prishtinë e deri në Tokion e largët ka angazhuar senatorë, deputetë e qeveritarë e profesorë të shquar duke ju  bashkuar problemeve për zgjidhjen e të drejtave tona.

 Kur shovinistat bizantinë grekë, si me petkun e diplomatit palaço, ashtu edhe të deputeteve tip nazista, rifilluan provokimet me kerkesa mesjetare ndaj shtetit shqiptar, Dr.Velaj megjithëse ishte ne pikëllim  shumë të madh për humbjen e djalit, Dr.Drinit; na telefonoi. dhe na mblodhi një grup të madh intelektualësh atdhetarë. Aty duke u shprehur se pavarësisht se  fizikisht ndodhemi larg Tokës Nënë, me mendje dhe zemër jetojmë bashkë. Dhe me porosi të tijë, u drejtuam me këto shqetësime, një promemorie politikanëve dhe qeveritarëve në  Tiranë Fatëkeqësisht, ata ishin duke u sharrë me njeri tjetrin,pra nuk ju tepron koha per shqetësime të tilla?!

 Dhe ashtu siç flitet këtu “least but not last”, një tjetër karakteristikë e veçantë për Dr.Selahedin Velaj, është modestia e tijë njerëzore. Në dallim nga disa bashkëatdhetarë që pa kontribuar në drejtim të zgjidhjes së problemeve të komunitetit shqiptar, shtyhen për të dalë në fotografi e gazeta.

Dua ta falenderoj z.Pierre P.Simsianë për përkushtimin dhe ndjenjen e respektit dhe dashurise shqiptare  që na prezanton këtë vepër të denjë Atdhetare. Ai, me këtë libër të vogël( Ari është i vogël, por vlerën e  ka të madhe), na tregon figurën e Vërtetë të një Atdhetari -NDER I KOMBIT SHQIPTAR.!

 

Sali Bollati                                                 NY, Gusht 2012

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *