Flet shqiptaro-amerikani Mark Gjonaj: Pse hyra në politikën amerikane
Eljona Marku
Shqiptaro-amerikani i njohur Mark Gjonaj pas suksesit në biznes kërkon të ketë të njëjtin sukses edhe në politikë. Ai i ka vënë vetvetes synim të bëhet përfaqësuesi i Zonës Zgjedhore 80 në Asamblenë e shtetit të Nju Jorkut në Albany. Strategjikisht ai është përcaktuar të testojë ujërat e politikës së shtetit të Nju Jorkut së pari. Suksesi në biznes mund të jetë arsye për komoditet dhe ngurrim për angazhim politik për shumë njerëz; por jo për Gjonajn. Ai në deklarimet publike si motive kryesore të kandidimit të tij ka përmendur dy: dëshirën të përfaqësojë politikisht banorët e zonës ku ai i ka arritur sukseset e tij afariste dhe nevojën që komuniteti shqiptaro-amerikan të ketë pjesëtarët e tij në zyrat e shtetit amerikan të cilit i paguan taksa dhe obligime të tjera. Në një intervistë për “Tirana Observer” ai tregon për garën e tij, gjithashtu flet edhe për Shqipërinë. Frederik Ndoci ka komentuar në disa media shqiptare rreth suksesit tuaj politik, madje ka garantuar fitoren tuaj demokrate më 13 shtator. Ç’mund të na komentoni rreth kësaj deklarate? Shpresoj që fjala e Frederikut të shkojë në veshët e Zotit, ( qesh). Por është deklaratë paksa e tepruar. Fushata po shkon me ritme normale dhe të suksesshme deri tani dhe shpresojnë se fitorja të jetë padyshim ajo demokrate. Jemi shumë përpara në çdo aspekt të fushatës kundrejt kundërshtares Naomi Rivera edhe po ecin me ritme të mëdha premtuese. Jam vërtetë i kënaqur.
Kush ka ndihmuar në ngritjen e fondeve gjatë kësaj fushate elektorale. Janë fonde personale apo fonde të ardhura nga donatorë të ndryshëm?
Jam i magjepsur nga ndihma dhe kontributi i dhënë për këtë fushatë nga donatorë të ndryshëm. Numri kaq i madh i shqiptarëve dhe banorëve nga Bronx që po dedikojnë ore të tëra në shërbim të kësaj fushate. Jam absolutisht mirënjohës. Grumbullimi i të ardhurave financiare është gjithashtu pjesë e saj, po nuk kemi pasur numër të madh donatorësh. Mund të them që disa prej tyre kanë donuar në mënyrë anonime. Për mua nuk ka rëndësi vlera monetare aq sa pjesëmarrja e vullnetarëve që vinë këtu çdo ditë dhe japin diçka nga vetja e tyre për këtë fitore të 13 Shatorit.
Cilat janë parashikimet e tuaja personale kundrejt zonjës Naomi Rivera më 13 shtator? Normalisht shpresojmë që fitorja të jetë e Mark Gjonaj.
Ne presim një fitore të madhe kundrejt zonjës Rivera. Ne presim 5 mijë votues të votojnë atë ditë dhe padyshim duam votën e gjithë këtyre votuesve. Një fitore të thellë.
Sa votues zyrtarë priten të votojnë në numër dhe sa nga ato me kombësi shqiptare?
126 mijë votues janë zyrtarisht të regjistruar dhe po ashtu presim votën e gjithë shqiptarëve.
Çfarë i premtoni komunitetit të zonës Bronx pas fitores tuaj dhe gjithashtu asaj shqiptare duke ditur se Bronx ka përmasa të mëdha popullsie shqiptare?
Komuniteti shqiptar është një pjesë shumë e vogël e zonës, po mund të them se shqiptarët do përfitojnë shumë me fitoren time në këtë zonë elektorale. Të gjithë 126 mijë banorë që ka kjo zonë do kenë me në fund dikë që do punoj çdo ditë me ta, një zë të vërtetë përfaqësues dhe padyshim gjithçka që ata meritojnë,u përket dhe nevojitet.
Çfarë mund të na thoni për të gjithë lexuesit shqiptarë të “Tirana Observer”?
Mund të them që janë bërë shumë ndryshime themelore në Shqipëri në dekadën e fundit. Le të vazhdojnë kështu si e kemi nisur. Mos të humbim shpresat po të ecin me hapa përparimtarë. Të mos harrojmë nga erdhëm dhe ku kemi arritur. Ti shohim gjërat me aspekt me të gjerë. Të besojnë te forca politike, por të mbizotërojë gjithnjë forca individuale, dhe e drejta e lire mediatike. Respekto pozitën dhe opozitën për atë që janë. Beso në media të lirë. Ky është mesazhi im për gjithë Shqiptarët. Kush është Mark Gjonaj
Gjonaj, i biri i dy prindërve shqiptarë, lindur në vitin 1968 në qarkun e Bronksit në Nju Jork, shitblerës patundshmërish, pronar i qindra apartamenteve dhe ndër aktivistët më të suksesshëm shqiptaro-amerikanë, i ka vënë vetvetes synim të bëhet përfaqësuesi i Zonës Zgjedhore 80 në Asamblenë e shtetit të Nju Jorkut në Albany. Strategjikisht ai është përcaktuar të testojë ujërat e politikës së shtetit të Nju Jorkut së pari.
Suksesi në biznes mund të jetë arsye për komoditet dhe ngurrim për angazhim politik për shumë njerëz; por jo për Gjonajn.
Ai në deklarimet publike si motive kryesore të kandidimit të tij ka përmendur dy: dëshirën të përfaqësojë politikisht banorët e zonës ku ai i ka arritur sukseset e tij afariste dhe nevojën që komuniteti shqiptaro-amerikan të ketë pjesëtarët e tij në zyrat e shtetit amerikan të cilit i paguan taksa dhe obligime të tjera. Po joshqiptarët kë duan të votojnë?
Gjonaj ka fituar përkrahjen e shumë votuesve me prejardhje italiane, irlandeze, hebreje, afrikane, kineze dhe hispano-latine, të cilët angazhohen dhe bëjnë punë vullnetare për fushatën. Ka disa vite qëkur politikani i ri nga Bronksi ka krijuar një rrjet fantastik të lidhjeve politike në nivel lokal dhe federal, mirëpo asambleistja në detyrë – Naomi Rivera – është një kundër-kandidate që i takon kastës së politikanëve karrieristë dhe mbështetet nga krahët e pushtetshëm të babait dhe vëllait të saj – Joel dhe Jose Rivera, të dy anëtarë të rrethit të brendshëm të aparatçikëve të Partisë Demokratike. Në fakt, kjo ndërlidhje familjare dhe mungesa e rezultateve për banorët e Zonës 80 nga ana e zonjës Riviera kanë qenë shtysa shtesë pse Gjonaj kishte marrë vendimin të kandidonte. Mark Gjonaj thotë se nuk mund ta pranojë që dikush pa rezultate të vendosë për fatin e qindra mijëra qytetarëve dhe investimeve të tyre. Gara nuk do të jetë e lehtë.