Ambasadori shqiptar në Amerikë, Gilbert Galanxhi vizitoi komunitetin shqiptar të Detroitit


 Ne foto: Ambasadori duke pershendetur mbremjen

Pjetër Jaku

Të enjten e të premten, me 19 e 20 Korrik 2012, Ambasadori shqiptar  në Washington Gilbert Galanxhi vizitoi komunitetin shqiptar të Detroitit, i ftuar nga Komisioni për kremtimin e 100 vjeotirt të Pavarësisë, i cili përbëhet nga Konsulli i Nderit në Michigan, Institucionet fetare, shoqatat dhe mediat e këtij komuniteti.

Me datën 19 u shtrua një darkë  në sallën “ Gjergj Kastrioti” të Qendres së Shën Palit dhe zgjati disa orë. Një darkë jo vetëm pritjeje por më shumë pune, ku  amabasadori u informua për punën e bërë deri tani në komunitetin shqiptar të Detroitit, si dhe sqaroi shumë pyetje  të pranishmeve në lidhje me shqetësimet e tyre.

Mirëseardhjen dhe fillimin e takimit ia uroi Kosnulli i Nderit, Ekrem Bardha, cili vuri në dukje përpjekjet e vazhdueshme që ka bërë komuniteti shqiptar i Detroitit në të mirë të Atdheut, veçanërsiht Kosovës, e cila sot, falë Amerikës dhe Disaporës shqiptare, është e Pavarur. Ai falnderoi Ambasadorin Galanxhi që gjeti kohë të vij në këtë komunitet vital, që asnjëherë nuk u është shmangur përgjegjësive kombëtare.

Moderatorë të mbrëmjes ishin Franz Grishaj dhe Kolë Gjokaj.

Famullitari i Qendrës së Shën Palit, Don Fran Kola, me cilësinë e anëtarit të Komisionit të këtij Jubileu, bëri përshëndetjen e kësaj mbrëmje, ku takoheshin, veç komisioneve të festes edhe shumë aktivitsë të komunitetit, të cilët për vite me radhë kanë punuar për çeshtjen kombëtare, duke përmendur se Qendra e Shën Palit, qysh në fillim e deri më sot ka qënë e kyçur vazhdimisht në  problemet e Atdheut.

“Pa dashur të jemë në rolin e organizatorit as të raportuesit kryesor, se ç’është bërë në komunitetin shqiptar të Detroitit për ta shënuar sa më mirë këtë ngjarje,- vazhdoi Don Frani,- por si prijës i një prej komuniteteve ma me peshë, siç është komuniteti i Shën Palit në Detroit, i përbërë prej më shumë se dhjetë mijë anëtarësh, krijuar për të ndihmuar çeshtjen kombëtare, edhe pse një institucion fetar, besoj  se po bëhët një organizim i veçantë dhe gjithëpërfshirës, për të treguar fuqinë e diasporës në përgjithësi.

Komuniteti shqiptar i Detroitit përbëhët prej pesë institucionesh fetare, që në raste e për raste të tilla kanë bashkëvepruar në interes të Kombit, prej disa shoqatave që veprojnë sipas një programi kombëtar, i disa mediave që pasqyrojnë gjtihçka ndodh në këtë komunitet.”

Nevruz Nazarko, një aktivist i njohur në komunitetin shqiptar të Detroitit, solli një raport të shkurtër të punës së bërë deri tani për ta nderuar këtë datë  të nderuar, ashtu siç u ka hije shqiptarëve, duke sjellur edhe detaje të programit festiv.

Ambasadori i Shqipërisë në Amerikë theksoi në përshëndetjen e tij disa nga projektet e Shqipërisë, tanimë të realizuara, duke u ndalur veçanërisht në pritjen e marrjes së Statusit të vendit kandidat për në Bashkimin  Evropian. “Por, duhet theksuar, – vazhdoi ambasadori,- kujdesin e vazhdueshëm që Qeveria Shqiptare ka pasur dhe ka  për shqiptarët kudo që janë, sidomos shqiptarët që e rrethojnë Shqipërinë. Në të gjitha takimet me ndërkombëtarët  si dhe me përsonalitete e vendeve fqinjë, shteti shqiptar e ngre problemin e  të drejtave të tyre, pasi ata trajtohen si qytetar të dorës së dytë. Të drejtat dhe liritë e njeriut janë elementi bazë i demokracisë evropiane. Vetëm duke qënë në këtë bashkësi, ato realizohen pa negociata.” Galanxhi vuri në dukje punën e mirë të komunitetit shqiptar të Michiganit në këtë vit jubilar, veçanërisht bashkëpunimin institucional, për ta kremtuar sa më denjësisht 100 vjetorin e Pavarësisë. “ Duhet të mësohemi të respektojmë institucionet, – theksoi ambasadori. Tagri i tyre është i besuar nga vota juaj, ose i emruar nga dikush që ka marrë votën e sovranit. Rreth tyre dhe me to është shumica e emigrantëve, të cilët në vendin ku jetojnë, duhet të respektojnë së pari shtetin amerikan, ligjet dhe rregullat e tij. Vetëm duke qënë të bashkuar, mund t’u prezantohemi amerikanëve, si një komb solid, duke kërkuar ndihmën e tyre, por edhe duke i ndihmuar me voten tonë. Komisioni juaj është një mozaik, pothuajse i plotësuar, me ndonjë mangësi që mund të mos përmendet, e cila mund te realizohet në kohën e mbetur, ndaj uroj të jeni modeli i përkujtimit të këtij Jubileu, -përfundoi ambasadori përshëndetjen e tij.

Dom Ndue Gjergji foli për rëndësinë e këtij komisioni dhe të festës e cila po troket. Ai u ndalua te Festivali i Kishës “ Zoja Pajtore”, i cili do të jetë në fillim të shtatorit të këtij viti, shumë më i organizuar se vitet e tjera, falë vitit jubilar që kemi hyrë. “ Ardhja e Ambasadorit dhe Zonjës së tij, – theksoi Dom Ndoi, – është një vlerësim dhe mbështetje që i bëhët komisionit tonë.

Më pasë takimi vazhdoi në formen  e bashkëbisedimit ku, Nikoll Perkaj, Lulash Palushaj, Mikel Demaj, Rrok Dedvukaj, Nevrus Nazarko, Kujtim Qafa, Luigj Gjokaj dhe Valentin Lumaj përshendeten dhe pyeten ambasadorin, i cili iu përgjigj shqetësimeve të tyre.

Kryetari i Deges se Vatrës për Detroitin, Alfons Grishaj, foli për kapicetet që ka komuniteti shqiptar i Detroitit, duke përmendur aktivistë të njohur, që nuk kanë kursyer asgjë për çeshtjen shqiptare. Por, – vazhdoi Grishaj, – tani është e lehtë të dalësh si ushtari mbas luftës e të kërkosh merita që s’të takojnë. Komunitetit tonë nuk i mungojnë qendrat as shoqatatat kulturore dhe organizimet cilësore, por vullneti për të bashkëpunuar.

Të premten me dtaën 20 Korrik 2012 Ambasadori i shoqwruar nga Atasheu Ushtarak i bëri një vizitë Qendres Islame Shqiptare, ku u prit  nga  Imam Shujab Gerguri dhe disa këshilltarë të tij, si dhe në shtëpinë e aktivisit të njohur ( veçanërisht të pavarësisë së Kosovës ) Gjokë Martini, ku bujaria malësore e kësaj familje ka dhënë shumë nëpër demostrata kunder Jugosllavise titiste.

Në këtë vizitë Ambasadori shoqërohej nga Atasheu Ushtarak i ambasades Everest Haxhi dhe keshilltarja Eva Galanxhi ( bashkëshortja e ambasadorit).

Foto nga kjo vizite:

 

 

 

2 thoughts on “Ambasadori shqiptar në Amerikë, Gilbert Galanxhi vizitoi komunitetin shqiptar të Detroitit

  1. Te gjithe pjesmarrsit perzemresisht i pershendes te cilet ishin te pranishem,Njekosisht pershendes dhe Z Ambasador qe sa here i kerhohet te jete i pranishem ne mesin e komunitetit ton gjen kohen dhe munsin dhe merr udhtimin dhe gjindet ne mesin ton.
    Une isha i ftuar ne kete dark dhe ishte nje Lapsus i ime qe smora pjes ne kete darke qe do te mbahet mend gjate pasi ne kete vite ne do te festojm dhe 100 vjetorin e Pavarsis se Kombit ton,Rrofte Populli Shqiptare,shpresoj qe sa ma pare te bashkohen dhe trojet shqip folse nen nje haret dhe nen nje Flamure.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *