5 ditë zie për masakrën e ndodhur në Kolorado

Obama dha urdhër që flamuri amerikan të ulet në gjysmë shtize dhe shpalli 5 ditë zie për masakrën e ndodhur në Kolorado
 BEQIR SINA, New York
Ngjarja ndodhi në një kinema filmi në Aurora – Colorado (Kolorado) një person shtiu me armë zjarri duke lënë të paktën 13 të vdekur dhe më shumë se 59 të plagosur,
DENEVER COLORADO : Në dritën e ngjarjes tragjike, që ndodhi sot në Shtetet e Bashkuara, kur në një kinema filmi në Aurora – Colorado (Kolorado) një person shtiu me armë zjarri duke lënë të paktën 13 të vdekur dhe më shumë se 59 të plagosur, presidenti Obama dha urdhërin që flamujt amerikanë në të gjitha ndërtesat federale, instalimet ushtarake dhe zyrat diplomatike, të SHBA, anembanë botës, do të ulen për pesë ditë deri në 25 korrik, në gjysmë shtize.
 Shtëpia e Bardhë lëshoi një shpallje presidenciale, duke urdhëruar që flamujt e Shteteve të Bashkuara të ulen menjëherë në gjysmë shtize pas orës 2 pm ose 20:00 me kohën e Tiranës
 Kjo thuhet në shpalljen që bëri Presidenti Obama, “është si një shenjë e respektit për viktimat e akteve të pakuptimta të dhunës të kryera më 20 korrik, 2012, në Aurora, Kolorado, dhe nga autoriteti që më është dhënë mua si President i Shteteve të Bashkuara nga Kushtetuta dhe Ligjet e Shteteve të Bashkuara të Amerikës”
Me këtë urdhër flamuri i Shteteve të Bashkuara do të ulet në gjysmë të shtizës në Shtëpinë e Bardhë dhe mbi të gjitha ndërtesat shterore dhe terrent publike anembanë territorit të SHBA, në të gjitha zyrat postare, bazat ushtarake dhe stacionet e trenave, aeroportet dhe bazat detare, dhe mbi të gjitha anijet detare të Qeverisë Federale në Qarkun e Kolumbias dhe në të gjithë territorin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës deri në 25 korrik 2012 do të mbajnë në gjysmë shtize flamurin amerikanë.
Shpallja ditë zie me dekret të posaqëm si Presidenti i Shteteve të Bashkuara thotë Obama, “do të bëhet gjithashtu i në të njëjtën kohë dhe për 5 ditë duke e vendosur flamurin e Shteteve të Bashkuara në gjysmë të për të njëjtën gjatësi kohore në të gjitha ambasadat e Shteteve të Bashkuara, përfaqësitë diplomatike, zyra konsullore, si dhe objekteve të tjera jashtë vendit, duke përfshirë të gjitha objektet ushtarake dhe anijet e flotës ushtarake detare dhe stacioneve qeveritare.
 Zoti Obama ndërpreu sot gjatë ditës një fushatë presidenciale në Floridën qendrore pas mësimit të lajmit rreth masakrës që ka ndodhur gjatë në një shfaqje filmi gjatë mesnatës, kohër kur gjatë të premires së filmit të ri Dark Knight, filmi i fundit në serinë regjizorit Christopher Nolan i cili bënë pjesë në serialin e filmave Batman, ndodhi edhe masakra.
Në një dekleratë të shkurtër në në Fort Mejers, Florida, Presidenti Obama e quajti masakrën e “Përtej arsyes”.

Duke iu bërë thirrje qytetarëve amerikanë që “Të qendrojmë së bashku si një familje e vetme”. Me këto fjalë është shprehur Presidenti amerikan, Barack Obama, në një deklaratë menjëherë pas masakraës për shtyp. Duke shtuar se ai dhe zonja e parë Michelle Obama janë shokuar dhe trishtuar nga ngjarrja e tmerrshme tragjike në Kolorado. “Ne jemi të vendosur të nxjerrim para drejtësisë këdo që është përgjegjës, të garantojmë sigurinë për njerëzit tanë dhe të kujdesemi për ata që janë të plagosur. Ashtu sikurse bëjmë kur përballemi me momente dhe sfida të vështira, edhe tani duhet të veprojmë si një familje e vetme amerikane”, deklaroi presidenti i SHBA-ve.
I dyshuari është James Holmes një 24-vjeçar student i diplomuar në Universitetin e Kolorados.Pak më vonë policia arrestoi të dyshuarin James Holmes, i cili thuhet se kohët e fundit ndërpreu studimet në shkollën e mjekësisë. Polica tha se sulmi nuk kishte lidhje me ndonjë grup terrorist.
Ngjarja ndodhi sot herët në mëngjes në një kinema të qytetit Aurora kur sapo kishte filluar premiera e filmit me Batman “The Dark Knight Rises”. Sipas zyrtarëve, një njeri i maskuar u ngrit në këmbë në pjesën e përparme të kinemasë, u kthye nga turma, hodhi një bombë me gaz lotsjellës dhe filloi të qëllonte pa dallim. Sipas dëshmitarëve, ai qëlloi edhe një të mitur nga një distancë e vogël.
Presidenti tha se “autoritetet janë të vendosura për të sjellë para drejtësisë cilindo që është përgjegjës “, dhe po kujdesen për të plagosurit.

Kandidati republikan për presidenci, Mitt Romney, tha se ai dhe gruaja e tij Ann janë “thellësisht të pikëlluar” nga ngjarja, të cilën ai e quajti “dhunë e pakuptimtë.”

07202012_obama.jpg
Obama Orders Flags Flown at Half-Mast After Colorado Shooting

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *