Gjendet i pajetë në Francë poeti Ali Podrimja

I zhdukur prej ditësh, gjendet i pajetë në Francë poeti Ali Podrimja

 

Trupi i pajetë i poetit Ali Podrimja është gjetur sot ( 21 Korrik 2012 ) në orën 14:30, pa shenja dhune, në një zonë malore, 4 kilometra larg qytetit Lodève ku mbahej takimi i poezisë, shkruajnë mediat franceze.

Poeti kosovar Ali Podrimja, i zhdukur që nga e marta në mbrëmje, është gjetur sot në orën 14:30 afër qytetit Lodeve, ku poeti ishte ftuar në një takim të shkrimtarëve.

“Organizatorët e festivalit “Voice of the Mediterranean” kanë thënë përmes një deklarate se policia i ka njoftuar se trupi i poetit Podrimja është gjetur në një zonë malore, rreth 4 kilometra nga Lodeve”, raporton portali, KosovaTimes.

“Sipas hetimeve paraprake, nuk shenja dhune në trupin e tij. Autopsia do të bëhet në fillim të javës për të sqaruar rrethanat e vdekjes së tij”, transmeton Agence de Montpellier.

Edhe sipas prefekturës së Hérault, “trupi i Ali Podrimes u gjet pranë një lumi”, dhe “nuk kishte shenja të dhunës”.

“Një zyrtar i festivalit kishte arritur që shkurtimisht të fliste në telefon me poetin mëngjesin e së mërkurës, por komunikimi më të ishte e vështirë, sepse ai nuk fliste as anglisht e as frëngjisht”, raportin TV5Monde.

Organizatorët e takimit të shkrimtarëve ishin në dijeni për zhdukjen e poetit Podrimja të martën në mbrëmje dhe kanë bërë çmos për ta gjetur si dhe kanë njoftuar menjëherë policinë, shkruajnë mediat franceze./EXPRESS

 

Ali Podrimja

 

Podrimja lindi e u rrit në Gjakovë. Studjoi gjuhë dhe letërsi shqiptare në Universitetin e Prishtinës, ku dhe jeton aktualisht. Periudha vendimtare për formimin shpírtëror dhe intelektual të poetit janë vitet pesëdhjetë. Më 1957 botoi poezinë e parë në revistën “Jeta e Re”. Ishin vitet kur shqiptarët në Kosovë përjetonin njërin nga terroret me të egra të pushtuesit serb, kohën e aksionit famëkeq për mbledhjen e armëve dhe të shpërnguljeve më drámatike të përmasave tragjike për Kosovën dhe shqiptarët (rreth treqindmijë të shpërngulur dhunshëm në Turqi). Poeti rritej dhe piqej në këto kushte, në këtë atmosfere agonie, që e kishte mbërthyer Kosovën. Qyteti i Gjakovës, ku kishte lindur dhe shkollohej, qytet me traditë të pasur patriotike, ishte më i godituri nga kjo vërshimë policore e UDB-së serbe. Poeti i përfshirë në këtë përditshmëri ndjeu nevojë të rezistojë, të kundërvihet dhe ta stigmatizojë tërthorazi synimin e pushtuesit:

Qaj rrafshi im i dashur, qaj! (fjala është për rrafshin e Dukagjinit,)

Diellin tënd verbuar e kanë tytat

E vatrat shkimbur deri më një…

Vargjet janë shkëputur nga poemthi lirik ,Hija e tokës”, të cilin Ali Podrimja e shkruajti në vitin 1960, kur ishte gjimnazist. Një vit më pas, më 1961, Ali Podrimja botoi përmbledhjen e parë me vargje elegjiake Thirrje. Më pas vijnë përmbledhjet Shamijat e përshëndetjeve (1963), Dhimbë e bukur (1967), Sampo (1969), Torzo (1971) etj., deri në veprën e tij mjeshtërore Lum, lumi, (1982), që shënoi një kthesë në poezinë bashkëkohore kosovare.

Në vitet ’80 e ’90 ai do të vazhdojë të botojë libra poetikë si Zari, Buzëqeshje në kafaz etj., deri te dy librat në prozë: Burgu i hapur (1998) dhe Harakiri (1999).

Kur për një poet themi se nuk është konvencional, pra është modern, këtë duhet ta kuptojmë kështu: Ali Podrimja e çliron poezinë shqipe nga disa rregulla metrike, siç është: vargu i thurur, apo nga përmbajtjet si fryma apologjike, brohoritëse e poezisë së pasluftës etj. Por, ai vendos parime të tjera krijuese, siç është vargu i lirë, shqiptimi metaforik, gjuha e ironisë, efikase për të shprehur zona më të errëta apo më të fshehta të natyrës së njeriut. Synimi i poetit për t’u fshehur përmes reflekseve ezopike dhe për t’i përcjellë ato, duke shmangur ndalesat e jashtme, e nxjerrin në plan të parë mesazhin dhe në plan të dytë atë pjesë të vlerës artistike që arrihet përmes ritmit dhe euforisë. Me rëndësi është të kuptohet, nëse këto parime poetike të Ali Podrimjes, janë parime të një brezi dhe të një kohe dhe duhet të njihen si përvojë. Pa to nuk mund të kuptohet dhe të zbulohet arti poetik nëpër kohë, sidomos për krijuesit e rinj, poetët e mëdhenj janë shkollë, nga e cila mund të mësojnë; janë përvojat, nga të cilat do të nisin ata të krijojnë parimet e tyre poetike. Poezia e Ali Podrimjes, e përkthyer në shumë gjuhë të huaja, është pranuar e vlerësuar pikërisht për arsye se në thesarin universal të vlerave, hyn bindshëm përmes koloritit të veçantë, përmes botës shpirtërore me individualitetin e vet të formuar, të ndryshëm nga të tjerët.

Publikimin e parë e bëri në vitin 1957 në revistën letrare Jeta e Re kur ishte në gjimnaz.

Rrethanat e vështira politike gjatë viteve ´60 dhe ato familjare më pas, kanë lënë gjurmë të pashlyeshme në poezitë e tij. Vdekja e të birit, Lumit, rezultoi me veprën më të bukur të tij gjer më sot, Lum Lumi.

Poezija e tij ka bërë që poezia shqiptare në tërësi të respektohet në të gjithë trojet shqiptare, si dhe të përkthehet në shumë gjuhë të huaja. Vargu i Podrimjës karakterizohet nga thjeshtësia, rima e padukshme, dhe simbolet e papritura.

 

 

Ali Podrimja

(born 28 August 1942 – July 2012) was a renowned Albanian poet. He was born in Gjakova, Kosova, at the time part of Albania.

After a difficult childhood, he studied Albanian language and literature in Prishtina. Author of over a dozen volumes of cogent and assertive verse since 1961, he is recognized both in Kosova and in Albania itself as a leading and innovative poet. Indeed, he is considered by many to be the most typical representative of modern Albanian verse in Kosovo and is certainly the Kosovo poet with the widest international reputation.

Podrimja’s first collection of elegiac verse, Thirrje (“The calls”, Prishtina, 1961), was published while he was still at secondary school in Gjakova. Subsequent volumes introduced new elements of the poet’s repertoire, a proclivity for symbols and allegory, revealing him as a mature symbolist at ease in a wide variety of rhymes and meters.

In the early eighties, he published the masterful collection Lum Lumi (“Lum Lumi”, Pristina, 1982), which marked a turning point not only in his own work but also in contemporary Kosovo verse as a whole. This immortal tribute to the poet’s young son Lumi, who died of cancer, introduced an existentialist preoccupation with the dilemma of being, with elements of solitude, fear, death and fate. Ali Podrimja is nonetheless a laconic poet. His verse is compact in structure, and his imagery is direct, terse and devoid of any artificial verbosity. Every word counts. What fascinates the Albanian reader is his compelling ability to adorn this elliptical rocky landscape, reminiscent of Albanian folk verse, with unusual metaphors, unexpected syntactic structures and subtle rhymes.

 

Poezi nga Ali Podrimja

Perzgjodhi: Pjeter Jaku

 

Nga e majta: Salvador Gjeçi, Ndoc Gjetja, Ali Podrimja, Pjetër Jaku, Tonin Çobani

Elbasan, mars 2003

 

 

Diku në botë
Po qe se nuk të shkruaj
miku im i dashur dhe
Po qe se nuk ma dëgjon zërin

Merr nje karafil

E ma kaerko varrin

Diku ne bote

Se vajata pas lumit

 

Ulpiane 19822

 

 

E TI I VDEKUR

Ishte vere
Mbi koke dielli
Hije ti rreth Evrope

Nga ai udhetim i tmerrshem
Ktheve `i dite syzgurdulluar
Ne poezine e babit hyre pa trokitur

Aty je me i sigurt Lumi
Per bese nuk te gjen
Asnje e zeze

Vere ishte
Djelli ne perendim
E ti i vdekur dhe…

 

PIKLLIME

Une nuk qaj
Shi bie voglushi im
shkundet plepi i shtepise

Une nuk kelthas
nen dritare voglushi im
coft ra korbi i Edgar Allan Pose

Une nuk luaj vendit
Muret levizin sendet voglushi im
vjeshte e keqe mori

Re e zeze shtepine tone mbeshtoll

( Sharr, 1981 )

 

UJI I MADH VJEN

Thuajmë dicka miku im
Thuajmë se prapë
do të shoh Lumin p.sh
me një trëndafil në dorë

Thuajmë miku im
se do të kemi gjithcka
dhe Lirinë do ta lidhim fort
për rrënjë rrapi

Thuajmë miku im
qershitë janë sytë
e fëmijëve tanë
të helmuar

Thuajmë miku im
na polli kudra
e cofi
Vdekja

Hajt ta pafsha hajrin
Ujë i Madh
vjen
e harron cdo gjë

 

Loja me vdekjen

Nuk di sa vjet u bënë
por unë u mësova më në fund
edhe me minj e gjarpërinj e engjuj

Bi e cohem
me nga një therrë të re
në këmbë të majtë

E rreth qafës sime të hollë
vazhdon të trashet
vezullima e tmerrshme e Thikës

Nuk më mashtrojnë më
as fjalët e urithit dhëmbëkali
në vesh që m`i pëshpërit

E shoh
Mall e kam
edhe këmishën e arnuar të Nënës

Tani për tani vetëm e di
se jetoj në mënyrë krejtësisht normale
dhe me vdekjen luaj si me kokë maceje

 

Dua të jem

Nganjëherë dua të jem lumë-
të rrjedh nëpër damarët e tu,

gemb ëndrre dua të jem nganjëherë-
dita e nata jonë të pushojnë n`mua,

nganjëherë dua të jem ti oj-
heshtjet e shirat e kohërave t`i ndiej,

dua të jem atje nganjëherë-
ujërat e tua deri n`pikë t`i pi.

 

ME QENÊ

Të jesh shqiptar
e vdekja të mos të gjejë
edhe në skaj të botës
e pamundur është

Të jesh shqiptar
e ndonjë qen të mos të ndjek
deri në varr
e pamundur është

Shqiptar të jesh
botën varr të mos e kesh
e pamundur është
e pamundur

Në trupin tim
plaga më e thellë
sa më afër
Bregut

 

PARISI, VENDLINDJA

Do të hyjmë në Paris
gurin tonë aty do ta ngulim,
nuk do të na presë Teuta, Genti,
nuk do të na presë hordhi e egër romake,
nuk do të na presë njeri i gjallë.

Në Paris do të hyjmë;
ëndërrat do t’i varim në krahë të lejlekëve
te një krua do t’i lajmë sytë, duart lythore,
do t’i lëmë netët ballkanike pas shpine
vallet, këngët, baladat, përrallat,
vetëm fyellin do ta marrim
t’i biem kur të na rrokë malli,
kur humbim në grumbullin e klosharëve,
të hijeve,
të minjve,
deri vonë rrugëve të Parisit në metro marramenthi:
do t’i marrim erë ftoit të vendlindjes
për kohët pis do të flasim me gishta,
nuk do të shkelim asnjë mizë,
nuk do të trembim asnjë zog,
nuk do të derdhim zjarr, vrer,
mbi kokë të njeriut,
Evropës së përgjumur s’do t’i përulemi
as perëndive të krisura.
Ma jep besën, Lum Lumi,
se nuk do të harrojmë vendlindjen.

Paris, maj 1981

 

Metafora e Jetës Sime

nëse s’flas
jeta ime s’ka qetësi

fiala ime bëhu Unë

heshtja të të mos shtypë
në gurë
rnulliri

nëse s’flas
jeta ime s’ka qetësi

fjala ime bëhu Unë

plaga ime
le të marrë
frymë thellë

 

 

Nuk kam bere kurregje per Lumin


E pranoj nuk kam qene i qete asnjehere
kam bere njemije e nje te zeza per te jetuar.
e di lagjia e Bajram Currit, e di lagjia e Cullakeve
e kam prishur qetesine kur me eshte pritur
kam thyer dritare kam thyer drunj
kam shterrur kroje
ne pusa te Drinit, sic thote i cmenduri i kodres se henes
kam kercyer nga Ura e Shenjte(mjere ai qe s’ka pasur kurre ne jete nje Ure te Shenjet)
ne fyt kohes i kam mbetur,shihni si shkumbon,
degjoni si turfullon
per shkak te miresjelljes, plehin asnjehere nuk kam nxjerre jashte
Lumin kurre nuk e kam degjuar deri ne fund
fjalen, kengen, vajin s’e kam lene ta kryeje
shpirtin ia kam prure ne maje te hundes
me shantazhe, me kercenime ia kam helmuar femijerine
nenen ia kam share , ia kam share fisin, zotin
per veshi e kam nxjerre nga shkolla, nga loja
neper shtepi e kam ndjekur si i cmendur
E pranoj, Lumi ka shkuar me larg; nuk ka pasur komplekse fare
askujt nuk i eshte perkulur, vete zotyne ka qene
ka thyer dritare me shume se une lule e ka bere ulpianen
me mire e njeh asfalti i nxehte.
kurre nje rruge nuk eshte shtegu te ri
per te Bota nuk ka filluar as nuk ka mbaruar ne Gjakove.
ka qene me koke forte se une, disa here eshte pergjakur
(per te verteten u zura o baba, e nuk e shihja sa kohe)
nuk ka qene i kenaqur me qetesi ne shtepi
te rrije, nje dritare cel vazhdimisht ka kerkuar
pa i rene ne fund kurre nuk ka pasur zakon ta mbylle perrallen
as c’sheh ne enderr te shkruaje, te vizatoje,
aq shume e ka enderruar bukendoren, sa dhembet i ka thyer
neper vjershat kosovarce
me ka dashur me shume se une ate
nuk me ka denoncuar per mall te botes
ajo qe flitet per te nuk eshte e vertete
ne bixhoz asgje nuk ka lene…..
……

 

Vetem ose Hamlet i semure

Pak po më jep, jeta ime,
e tepër po lyp nga Unë.
Të të jap s’mundem më tepër,
se sa të të ngre në këmbë.
S’mundem më tepër se sa të të jap emër,
se sa të të mësoj të ecësh
kah e vërtetë, kah njerëzit,
se sa kohën time për ta falur,
durimin e gurit, zjarrin, kaltrinë.
S’mundem më tepër të të jap
e ti tepër po lyp nga Unë.
Ne mes të verbërve vetëm jam,
në mes të hijeve, perëndive.
Vetëm para vetvetes e hapësisë e murit,
para dashurisë e urrejtjes vetëm.
Po ti tepër po lyp nga Unë
e pak pu më jep, jeta ime.
0 Hamlet, o Harnlet, po vijnë
mjekët me mantele të bardha,
me mantele të zeza po vijnë,
për të të shëruar, kokë e pafjetur e botës.

 

Evropa përmes grilave

Ludwig Hartingerit

Ne dhomën akustike hyn Evropa përmes grilave
dhe më del ëndrra
Pëshpëris vitet: 1878, 1913, 1924, 1945
Kujtoj Mollën e Kuqe
hingëllimën e vrançit
kur shurdhonte Toplicë e Artë

Ja erdhi edhe viti 1992
Kongreset e anktheve e pabesive
Po unë ende marr frymë
Mas hijen me pëllëmbë rrjepacake
deri në skaj të horizontit

A kam më kohë për korrigjime

Lart atje shoqërohesh miku im
me tingujt e Moxartit
e m’i nis letrat që kurrë s’arrijnë

Asht e lëkurë zbres unë
në Rrethin e Nëntë të Ferrit
Tjerr terrin verbues
Mësoj veshin me vetminë e fjalëve e shkronjave
me shushurimën e ujërave
dhe shpirtrave të fikur

 

  1. I.                   RugovësPa na kallëzuar ëndrrën deri në fund
    për Dardanin
    ike mik i dashur

    Ja vjen koha jote
    dhiareve ballkanike dëgjon
    frymëmarrjen e marathonomakut

    E zeza nuk është krejt e zezë
    ka diçka të bardhë ku një popull
    kërkon fatin

    Në thue shpesh zura në Ty
    më tmerronte qetësia jote

    ku fshhej Kepi i Pikëllimës

    Lamtumirë President i Dardanisë
    perënditë tek bredhin tokave të zjarrta
    do takohemi njëherë

    Yll i këputur nga Grigja

    Ulpianë, 24. 1. 2006

 

 

NJË GUR NË HAPËSIRË

 

Unë jam ai që durim kam
Të pushtoj dhe Majën
Nje gur i hedhur jam në hapësirë
Humbët udhën në Pyll
Si do t’ju gjej të gjorët e mi
Unë jam ai që lutem ditenatë
Në emër dhe të Zotit tuaj

(6 qershor 2006)

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *