Ibrahim Kolari nderohet me Çmimin:” Filantrop Individual – humanisti më i dalluar” për vitin 2011 në Maqedoni
BEQIR SINA, New York
CIRA: Kolari, merr çmimin për donacionet e shumta që biznesmeni i sukseshem dibran në New York ka dhënë gjatë vitit 2011 në ndërtimin dhe sanimin të objekteve të arsimit, objekteve fetare , ndihmë në furnizimin të aparaturave në sferën e shëndetsisë , sportit dhe sfera të tjera në komunën e Dibrës dhe komunat përreth saj.
DIBER E MADHE : Siç ka njoftuar nëpërmjet faqes së saj të internetit i Qendrës për Zhvillim Institucional CIR-a, i nominuari nga Qendra për Zhvillim të qendrueshëm të komunitetit, biznesmeni i sukseshëm nga New Yorku Ibrahim Kolari, i cili ka investuar edhe në Dibër të Madhe, është fitues ë çmimit për filantropi individuale nga dijaspora e Maqedonisë në organizim të Qendres për Zhvillim institucional CIRA.
Qendra për Zhvillim Institucional – CIR-A me seli në Shkup edhe Filantropi, duke ndarë Çmimin për filantorpistin më i mirë individual i vitit në Republikën e Maqedonisë, thotë se ndau këtë Çmim për zoti Ibrahim Kolari, për donacionet e shumta që biznesmeni i sukseshem dibran në New York ka dhënë gjatë vitit 2011 në ndërtimin dhe sanimin të objekteve të arsimit, objekteve fetare , ndihmë në furnizimin të aparaturave në sferën e shëndetsisë , sportit dhe sfera të tjera në komunën e Dibrës dhe komunat përreth saj.
Pra sipas CIR-A, “Për këto vlera humanitare, solidariteti dhe etikës, biznesmeni nga New Yorku – SHBA, Ibrahim Kolari, i jepet Çmimi:” Filantop Individual – humanisti më i dalluar” për vitin 2011 në Maqedoni.
Mes fituesve të cilët kanë dhënë kontribut të veçantë në sferën e filantropisë dhe përgjegjësisë qytetare janë, për këtë vitë janë edhe Media Print Maqedoni, Banka Komercijale, Alkaloid, Tineks, ONE sherbime telekomunikacioni, të cilët siaps kësaj organizate kanë treguar interest ë posaçëm dhe investim në vlerat e solidaritetit, respektit, etikës dhe humanitetit.
Ibrahim Kolari i cili më se 20 vite jeton dhe punon në New York – SHBA është një veprimtarë i dalluar i komunitetiti. Anëtarë i hershëm i kryesisë së Federatës PanShqiptare të Amerikës VATRA, ish kryetar i Shoqatës Atdhetare Dibra në New York, dhe është një ndër bisnismënët e parë dibran që pos bizneseve që ka në SHBA , ka bërë investime edhe në vendlindjen e tij në qytetin e Dibrës së Madhe,. Ai disa vite më rradhë është edhe një donator, i cili ka ndihmuar shumë aktivitete në komunitet dhe në Dibër të Madhe.
Duke iu referuar shtypit dibran Kolari ka thënë se ky cmim është një obligim edhe më I madh për të dhe shtonë se edhe viteve të kaluara por edhe në vitet e ardhëshme do të vazhdojë të ndihmojë institucionet por edhe oarganizatat e ndryshme humanitare . Duhet theksuar se biznismeni Kolari në Dibër ka investuar në fabrikën për përpunimin e betonit “Korabi- Redimix”, para më shumë se një dekadë dhe me sukses ia ka arritur qëllimit.
“Donacione kam patur , citohet të ketë thënë zoti Kolari, dhe kam edhe në SHBA, thot Kolari dhe shton se humanizmi duhet të jetë present tek të gjithë personat që kanë mundësi të ndihmojnë .Mendoj, se donacionet e mia në shumë sfera në Dibër , kanë ndikuar pozitivisht në jetën e bashkëqytetarëve të mij . Nuk dua të flas për donacionet , por dua të thras dhe biznismenët e tjerë që të bëjnë donacione me të cilët përmirsohet jeta e bashkëqytetarëve në komunë ku jetojmë” ka thënë Kolari.
Kolari poashtu thotë se do të bëjë edhe investime të reja në Dibër të Madhe
Dëshiroj që investimet e mia edhe në qytetin e vendlindjes- Dibrën, sa do pak të zbusin papunësinë e të rinjve por edhe mërgimtarë të tjerë dibran të investojnë në Dibër. Ndërsa ne që duam të investojmë në qytetin tonë do të mundohemi që të fitojmë tendere për të investuar si në infrastrukturë rrugore ashtu edhe në ndërtime të tjera.
Kush është CIR-A ?
CIR-A, është institucion i pavarur, jo-qeveritare e cila është themeluar në shtator të 2003 nga stafi vendor i Programit të Rrjetit të për Demokraci – të sponsorizuar USAID-it (DemNet) realizuar në Maqedoni nga viti 1995 deri në vitin 2004. Gjatë kësaj kohe, CIR-a, ka ofruar grante për më shumë se 350 organizata të shoqërisë civile (OSHC) dhe ka mbështetur financiarisht 317 projekte të shpërndara në fusha të ndryshme të kontaktit me një buxhet total prej 8.050.000 dollarë amerikan.
Përveç kësaj, CIR-A, ka krijuar mbi 200 seanca trajnuese që ishin projektuar dhe do të delegohen me qëllim të forcimit të shoqërisë civile në Maqedoni. Misioni i Qendrës për Zhvillim Institucional CIR-A, është forcimi i kapaciteteve të shoqërisë civile dhe komunitetet lokale për arritjen e ndryshimeve të prekshme të komunitetit. CIR-A përpiqet për të arritur synimet e saj nëpërmjet forcimit të kapaciteteve, duke promovuar pjesëmarrjen e publikut dhe mobilizimin e resurseve lokale në zgjidhjen e çështjeve lokale në nivel komuniteti. Qëllimet strategjike të saj janë: . Ndërtimi i organizatave dhe institucionve efektive dhe efikase 2. Zhvillimi i filantropisë në Maqedoni 3. Pjesëmarrëse zhvillimin e komunitetit të biznesit
Ibrahim Kolari nderohet me Çmimin:” Filantop Individual – humanisti më i dalluar” për vitin 2011 në Maqedoni
Ibrahim Kolari me ish kongresmenin e Staten Island Vito Fosella
Ibrahim Kolari dhe kryetari i Vatres dr Gjon Buçaj
Ibrahim Kolari dhe kryetari i bashkisë së Tiranës zoti Lulzim Basha
Ibrahim Kolari në New York – tek shtëpia e Vatrës në takimin me Princin Leka
Ibrahim Kolari me mikun e tij Agron Aili
Ibrahim Kolari me familjen e tij dhe miqt e tij në Dibër të Madhe
Ibrahim Kolari me delegacionin e Vatrës gjatë një vizite në gazetën 55 redaksinë e saj botuesin dhe editorin si dhe stafin e saj redaksional
Gjatë akademisë përkujtimore mbi vdekjen e presidentit të Kosovës dr Ibrahim Rugova
Kryetari i Dibërs dr. Argëtim Fida dhe Ibrahim Kolari gjatë një vizite në shtëpinë e Vatrës – New York Qershor 2010