BRUNILDA SPIRO
“Jane hapur klinika per t’u shemtuar bukuroshet”
Për mua që jam rritur në një vend burrëror, dobesia dhe dashuria ndaj meshkujve
duket si gjëja më e natyrshme. Kjo dashuri merr permasa mitike, sidomos kur
mpleksen e djeshmja dhe e sotmja.
E djeshmja me thënien me tragjike të popullit: “Kur lind vajza, qajnë e trarët
e shtëpisë”
Ndersa e sotmja me tragjedinë që po ndodh si dicka krejt e natyrshme, abortet
ne mase te embrioneve femerore para se të lindin.
“Merita” e teknologjisë që sheh embrionin para afatit të lejuar të një aborti
ben qe statistikat e lindshmërisë te shkojne në favor të meshkujve.
Gjithashtu shumica e grave që njihja e kam pasur pranë, kanë qënë gra që
punonin njësoj si burrat në “punën e qeverisë” sic e quante shpesh gjyshja ime
dhe pjesën tjetër të ditës punonin me orar të plotë si shtëpiake, edukatore ose
mësuese të fëmijëve të tyre.
Prandaj kur më pyesnin cfarë do bëhesh kur të rritesh unë përgjigjesha me vrap,
oficere. Te them te drejten nuk e kujtoj se perse doja oficere, por mendoj se
meqenese të gjitha gratë duhej të punonin si burrat, të paktën do bëhesha si
babai im dhe te vishja kostum të bukur dhe jo kominoshe si të tezes së madhe, e
cila punonte në shtrimin e hekurave.
Mbaj
mend sa keq me ka ardhur dikur, kur shkova ta takoj rastësisht në punë së
bashku me nënën e saj, tezen time. Tezja ishte gjithë pluhur hekuri e ndryshku
mbi kominoshet që nuk kishin më një ngjyrë të dallueshme të cohës, por më shumë
më ka mbetur në kujtesë vështrimi i syve të saj jeshilë të errët, si ulli i
pjekur mirë, që unë ia pëlqeja aq shumë. Syte e saj ate ditë ishin pa ngjyrë
dhe qerpikët të ngarkuar me pluhurin e hekurave dukeshin si perde të palara.
Mbylla sytë dhe përfytyrova tezen time si një nga skulpturat e Antikitetit
greko-romak pa sy dhe me qepalla të gurta, qe iu theksonin verbërine, po tezes
cfare i theksonin?
– Burrerine apo mjerimin e shpirtit te embel te nje femre?
Pas shume viteve, ne Tirane, me ndodh herë pas here te shkëmbehem në hyrje apo
dalje të pallatit, apo në ashensor me një grua e cila vishet si komuniste.
Tamam kështu u thashë vajzave kur e pamë një ditë bashkë, kjo grua do kete qene
komuniste e thekur apo sigurimse. Vajzat qeshen me mua, sidomos me emertimin,
sigurimse. Më tremb kjo grua, jo nga veshja, por nga shikimi. Te sheh venger
dhe me inat. Nje radhë më tregoi njera nga vajzat qe kjo grua i kish bertitur
se perse po lyente buzet duke u pare ne pasqyrën e ashensorit. Vajza kish ikur
me vrap. Kjo grua besnike ndaj parimeve deri në detaje të së kaluarës tragjike
të shoqërisë sonë eshte maja e ajsbergut e të gjitha të këqijave që na
trashëgoi ajo kohë e cmendur.
Paragjykimet jetojnë në thellësi të shpirtit tonë. Ato dalin në momente të
caktuara, sic dalin shprehjet që dëgjojmë shpesh nga prindërit apo gjyshërit
tanë dhe mendojmë se janë shumë arkaike prandaj nuk do i përdorim kurrë në
fjalorin tonë. Sa jemi te rinj flasim me kujdes e duket sikur vërtet i kemi
shmangur, por cuditërisht kur nuk e presim as vetë, në një moment që nuk e
kontrollojmë më rreptësisht me vetëdijen tonë, na “shkasin” pa kontroll, ato
shprehje, te cilat dikur i mohonim. E njejta ndodh edhe me paragjykimet.
E keqja përshkallëzohet në klimaks sidomos kur paragjykimet zgjohen në menyre
kolektive.
Ky rreth vicioz ku gjenden të mbërthyera bukuroshet, sikur do duhet të lajnë
mëkatet e dashurisë ndaj se bukurës, po kthehet në një thikë me dy presa. Në
njërën anë i shajnë dhe në anën tjetër i imitojnë ose shpenzojnë para pa fund
për t’u bërë më të bukura.
Të gjendur përballë këtyre cudirave të kohës së teknologjisë më të përparuar,
njerëzit po coroditen gjithnjë e më shumë dhe nuk po ndajnë dot kush është e
drejtë, të jenë apo jo të bukur?
Vajzat e bukura, me bukurine qe u ka falur nena natyre, më shpesh po e gjejnë
vetën të paragjykuara si” budallaqe”e pa vlerë dhe kam frikë se disa syresh nga
sedra do shkojnë të shëmtohen, që njerëzit t’i pranojnë më me dashamirësi dhe
mos i paragjykojne nga pamja.
E keni imagjinuar të ketë kirurgji plastike për t’u shëmtuar?
Më kujtohet nje thenie në një roman të shkruar nga një femër: “Ne i hamë mitet,
sepse i urrejmë, i konkurrojmë se na kujtojnë se sa të vegjël jemi, sa pa
trajtë, sa të përkohshëm, sa të harrueshëm”.
Keshtu po hame mitin më të vjetër në historinë botërore, mitin e bukurisë.
Grekët e lashtë, filozofët dhe poetët e kanë nderuar dhe ngritur lart të
bukurën. Grekët e cilësonin bekim nga Perëndia bukurinë dhe ia falnin bukurisë
mëkatet, përderisa ajo ishte dhuratë e saj. Trojanët e pranuan gruan e bukur
dhe e deshën si bijën e tyre, megjithëse ajo u solli shkatërrimin, pasi bukuria
e saj ishte mitike. Filozofët e cilësojnë si kategoria më e vështirë, sepse pas
saj fshihet misteri.
Naimi e cilëson bukurinë si vetë Perëndia dhe dashurinë si fryt i bukurisë
fizike.
Po ashtu e sheh edhe Lasgushi “Dashuria lind nga bukuria fizike”
Nena ime e thoshte me thjesht” Njeriu si ka pamjen, ka shpirtin”
Po kush janë këta që kanë marrë përsipër të bëjnë koeficientin e zgjuarsisë së
gjithësecilit?
Problemet themelore dhe njerezit siperfaqesore nuk i beri bukuria natyrale, as
bisturia, me te cilen nuk jam dakord, sepse tregon sa keq po degradon e bukura
e vertete, por i beri lakmia per para dhe pushtet e njeriut te ketij shekulli
fantazme.
Unë si mësuese letërsie e di mirë që të jesh i aftë të flasësh në publik apo
para një mikrofoni nuk do të thotë që je i zgjuar, mund të kesh aftësi artikulimi,
por nga ana tjetër mund të thuash një tufë me budallallëqe. Nga ana tjeter
ndodh që ndonjë syresh megjithë që ka shkruar shkëlqyer tekstin, sidomos
tekstin argumentues që kërkon leksik të mirëorientuar dhe aftësi logjike të
larta, nuk deshiron ta lexojë para klasës, publikut në këtë rast, por kjo nuk e
bën më pak inteligjent.
Po
e mbyll me thenien lapidar të semiotikut te shquar italian Umberto Eko:
“Mediat sociale u kanë dhënë të drejtën e fjalës edhe budallenjve”