PËR HERË TË PARË TAKOHEN MIRDITORËT NË AMERIKË

( Startim i mbarë i Shoqatës “ Mirdita” në Michigan )  

Pjeter Jaku

Me 24 shtator 2022, në sallën e Qendren Kulturore të Kishës së Shën Palit,( Albanian Cultural Club ) në Rochester Hills, në Michigan, u takuan mirditorët për të parën herë në “ DITEN ARBNORE”. Pas rikonstruktimit me ndryshime statutore, regjistrimi në Shtetin e Michiganit, hapjen e llogarisë bankare të saj, si dhe disa takime të Këshillit Drejtues të shoqates, u realizua takimi i parë i mirditorëve në një event kuptimplotë “ DITA ARBËNORE”, e cila mendohet të bëhët çdo vit, në Michigan. Për këtë rast kishin ardhur mirditorë me banim në disa shtet të Amerikës, si Mimoza Gjikola, Paulin Gega, artist, Kristian Prenga, boksier i njohur edhe në Amerikë, Gaspër Lekgegaj, ativist, Hilë Gjaci, familjarisht nga Connecticut, futbollisti talent dhe shume i njohur, Mark Tarazhi, nga Toronto e të tjerë, si dhe të ftuar nga Ohio, miq të Shoqatës, Sako Satka dhe Gani Gjoka. Ky takim, me ideator aktivistin e njohur dhe kryetarin e ri të kësaj Shoqate, Albert Arapi, startoi që në zgjedhjet e muajt maj të këti viti. Këmbëngulja e Bertit, i cili mori përsipër edhe rriskun financiar, qe e admirueshme. Mirdita, si një teritor gjeografik, që në mesjetë u  thirr “ ARBNIA E MBETUN”, me një etnicitet të dallueshme nga krahinat e tjera shqiptare, në kulturen monolite dhe fetare, që nuk pranuan humbjen e origjines dhe nënshtrimin ndaj kulturave pushtuese, po përsërit në diasporë cilësitë më të mira patriotike dhe kulturore. Së shpejti kjo shoqatë, sipas kryetarit të saj aktual Albert Arapi, po harton një projekt në bashkëpunim edhe me disa shoqata të tjera, që të realizoj “DITËN ARBNORE NË AMERIKË”  me një program të detajuar, të një feste multikulturore dhe sportive.

Në këtë ditë, u realizua edhe një minikampionat, futbolli, shahu dhe ping-pongu. E shtuna e 24 shtatorit filloi me një rig shi, por pa i penguar aspak ndeshjet e futbollit në  ambientin e jashtëm të Kishes se Shen Palit. Skuadrat e paraqitura,  “Mirdita”, “ Arbëria” ,“Dardania”,  dhe “ Malesia” realizuan disa takime me një frymë krejt miqësore, ku u dallua shpirti i gares dhe serioziteti i kësaj nisme.

Në kampionatin e shahut, që u realizua në mjediset e  mrenshme të Albanian Club, moren pjesë afro  10 shahist si, Fran Vokrri- nënkryetar i kësaj shoqate, Ndue Ftoni- kryetar i Shoqatës “ Dukagjini”, Lek Leci, ishkryetar i Shoqatës së njohur “ Malesia”, Rexhep Ibraj dhe Aleks Gjoni,Sokol Pellumbi, Krisid Misso etj…

Ndërsa në ping-pong,  u paraqiten  Aleksander Nikolli,Albert Spahi, Edvin Hoti, Albert Arapi, Gjeuland Marku, etj…Shoqata, sipas kryetarit të saj dhe aktivistëve të këshillit drejtues, do të hartoi një projekt edhe për edukimin patriotik të të rinjëve, me konkurse të ndryshme historike dhe letrare.

Pas aktivitetve sportive, në mbrëmje u realizua darka e kësaj dite. Në darken, të cilen e monitoroi aktivisti Gjon Simoni, pati fjalimin konçiz te kryetarit të shoqates me një përshëndetje, që u pasua nga përshendetjet e të ftuarve, ku ranë në sy Arqipeshkvi i Pultit, Monsinjor Angjelo Masafra, arbëreshi me origjinë mirditore, i cili i falenderoj vëllezrit mirditorë për këtë organizim. Përshëndetja e Dom Fred Kalaj u perqendrua tek vlerat patriotike dhe kombëtare të mirditorëve, që nuk iu nënshtruan historikisht inavzioneve turke dhe të çdo pushtimi tjetër. Kryetari i Shoqatës “Rapsha” të Malësisë nën Mal të ZI, Anton Junçaj, përshendeti shkurt e mirë, i cili në këtë mbrëmje kulturore kishte sjellë edhe grupin e valltarëve të rinj, që i drejtonte. Përshendetjeve do t’iu shtonte edhe Kryetari i Shoqatës “ Dukagjini”, Ndue Ftoni, si dhe miku i ardhur nga Ohio, Sako Satka. Pjesen argëtuese e realizuan këngëtarët e njohur mirditorë, Mimoza Gjikola dhe Paulin Gega. Në fund, kryetari dhe sekretari i Shoqatës Albert Arapi dhe Gjoland Marku ndan trofetë për  sportistët që u dalluan në aktivitetet sportive të “ DITES ARBNORE”.

Hymni i Flamurit

Kryetari i Shoqates “ Mirdita” Albert Arapi

dhe moderator i mbremjes Gjon Simoni

Monsinjor Angjelo Masafra duke pershendet takimin

Dom Fred Kalaj duke pershendetur takimin

Anton Junçaj duke pershendetur

Vallja e te rinjveve realizuar nga Anton Junçaj

Sofra e te ftuarve dhe mediave

S

S

Sofra e dukagjinit

S

S

S

S

Kngetaret

Nga e djathta: Albert Spahi & Prel Popaj

Engjell Shalatrajneri I njohur, aktivisti

dhe organizatori i eventit  futbollistik

Kristian Prenga, kupe mirenjohje si boksier qe

Nderon jo vetem Mirditen

Gasper Lekgega duke marre mirenjohjen, qe shoqata

 I akordoi legjendes te ekipt te futollit” Minatori”, Gjon Gjeçit

Ndue Ftoni, Presidenti iI Federates se Shahut,merr

Kupen te fituar nga Lek Leci

Gezim Gjoni

Vinçenso Gjaci,aktivist i ardhur nga New Yorku

Aleksander Nikolli, fitues ne ping-pong

Ndeshja e pare: Arberi- Dardani

MIRDITA, ekipi kampion

Ekipi I futbollit “ Arberia

Shahistet pjesemarres

Ne te djathte Lek Leci, fitues ne shah me Ndue Ftonin

Ping Pong

2 thoughts on “PËR HERË TË PARË TAKOHEN MIRDITORËT NË AMERIKË

  1. Nje Falenderim Shkon per Pjeter Jakun per punen e palodhur ce ka bere ndaj shoqates Mirdita .Ne te jemi mirnjohes per te gjitha kontributet ce ke dhene ndaj Shoqates.Rrespekt per ty i Nderuar

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *