Rita Kalaj Shkurtaj
Mbrëmjen e djeshme në Teatrin “Migjeni” në Shkodër u shpalos para një publiku të gjërë një spektakël i tejzgjatur për nga sasia e elementeve që përformuan por jo në nivelin e duhur për nga kriteret komplekse folklorike që duhej të paraqiste për ruajtjen dhe kultivimin e trashëgimisë kulturore krahinore.Jemi në javen e Xhubletës dhe me keqardhje e dhimbje e them se mbrëmë ajo ishte zëvendësu me veshje balerinash të tipologjive të veshjeve cigane gjë që lë shumë për të dëshiruar.Nga ana tjeter, pak kohë më parë në festivalin Tipologjik të Rapsodëve një djalë i vogël me emrin Emanuel Suka i krahinës së Dukagjinit fiton çmimin “Rapsodi më i mirë për grupmosha” në të gjitha trojet shqiptare, dhe mbrëmë organizatorët duke nxjerrë bllof edhe kriteret e një koncerti folklorik ku duhej të këndohej “live” nënçmon këtë pasuri të krahinës duke e kaluar në rreshtin e dytë pas sofres dhe e bën të këndojë në këmbë, ndërsa lahutës i bie një tjeter instrumentist, gjë që është e pa falshme për organizatorët pasi ai fëmijë e ka të skalitur në ballë talentin dhe dhuntinë e tij të përvetsimit të instrumentit më të lashtë Lahutës, në të ramë e në të kënduar, për çka do duhej të ishin më shumë se krenar për këtë filiz të njomë të folklorit shqiptar. Minimumi meqë e kishin ftuar do të duhej ta lejonit ti binte lahutës e të këndonte direkt, qoftë edhe për ta testuar dhe të përmbushnin kështu kriterin themeltar që lahutari ka.Ajo që ra në sy dhe vlen të bihet në vëmëndje për nga vlerat që pati ishte edhe veshja e këngëtares Mirjeta Çela e tipologjisë së veshjeve me origjinë nga Gashi i Gurit – Tropojë e Vjetër, veshje e cila ishte punuar e tëra me gjëlpërë dhe rruza. Një punë kolosale, mahnitëse dhe e arrirë deri në detaje, gjë që i jepte fisnikëri dhe identitet gruas nën petkun e saj. Ndryshe nga kjo veshjet e burrave vazhdojnë të mbeten në përdorim veshjet të unifikikuara si tipologjii, pa dallim elemementesh krahinor.Megjithatë e parë në kontekstet e përgjithshme të momentit social ku jetojmë duhet pranuar fakti se secili nga këngëtarët në vetvete kishte të mbrujtur shpirtin artistik me të cilin identifikon krahinën nga vjen, me të gjitha ato veçoritë e veta folklorike, kjo falë punës dhe kontributit personal të secilit prej tyre.Shpresojmë që në një të ardhme jo të largët të ngrihen mekanizma filtrues të cilët të mbajnë në parametrat e duhura folklorin dhe trashëgiminë tonë kulturoro – shpirtërore.