A I TAKON PRESIDENTI DIASPORES?!

Para disa ditesh, Kryertari i Vatres, Elmi Berisha shpërndau një lajmvideo me propozimin per Presidentin e Ri të Shqipërisë, që duhet zgjedhur deri në fund të Majit nga Parlamenti Shqiptar, për të filluar detyren me datën 25 korrik 2022. Me këtë propozim, lind pyetja: “ Sa e njeh Kushtetuten e Republikes së Shqipërisë Vatra?”  Edhe pse ka këshilltarë e drejtorë, si dhe nënkryetar politik ( gjë që nuk ia lejon kanunorja ), propozon publikisht dhe në media Kolonel Dritan Demiraj, per postin e Presidentit të Shqipërisë! Pa ndonjë vërejtje për përsonin e propozuar, ndoshta dhe për mosnjohje, VATRA NUK ESHTE PERFAQËSUESJA E DIASPORES.  E dyta, vatranët nuk e njohin Kushtetutten. Neni 86/2 thotë shprehimisht: “ President mund të zgjidhet vetëm shtetasi shqiptar që nga lindja, me qendrim jo më pak se 10 vjetët e fundit në Shqipëri dhe që ka mbushur moshën 40 vjeç.”

Pjetër Jaku

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *