GJEKMARKAJ DESHTOI BASHKË ME VATREN!

Nga Pjetër Jaku

Takimi i deputetit Agron Gjekmarkaj në Vatër, me datën 25 prill 2022, i njoftuar më parë në Gazetën Dielli, dol inga skenari i menduar, para se të bëhëj takimi. Takimin  e moderoi Pashk Camaj, këshilltari politik i Kryetarit të Vatrës  Elmi  Berisha, i cili nuk u pa të jetë i pranishëm, ashtu siç nuk u panë as dhe drejtorë të tjerë, të kësaj Panfederate megallomane që, në përbërjen e saj nuk ka  asnjë shoqatë tjetër, siç kishte kur u krijua!

Kryesia e Vatrës angazhohet plotësisht për të propozuar Presidentin e  Shqipërisë, pa e njohur Kushtetuten. Ndërsa, kur vjen puna për takimin e njoftuar ditë më parë, me Nënkryetarin e Parlamentit Shqiptar, e abandonojnë, ndoshta pasi e dinin se si do të degradonte, duke dalë nga hullia e tyre. Në vend që të fokusoheshin në takimet e Gjekmarkajt me përsonalitetet amerikane,  me të drejtë kalon nga problemet që, sot për sot, ka në opozitën shqiptare, konkretisht me Partinë Demokratike! Gjekmarkaj duhej të theksonte që në fillim se, me çfarë cilësie kishte ardhë në Amerikë. Pyetjet që erdhen nga të pranishmit, të cilat u publikuan nga “ SyriTV” ( kur Vatra dhe dielli nuk publikuan asgjë) tregojnë më së miri, se kishin të bënin me të vetmin shqetësim, forcimin dhe bashkimin e opozitës. Duhet theksuar, se Vatra dhe Dielli, që nga shtatori i vitit të kaluar, nuk kanë shkruar e thënë asnjw fjalw për Foltoren dhe Rithemelimin e Partisë Demokratike. Deshtimi i këti takimi shihet edhe në reagimin e Gazetës Dielli, që ende nuk ka shkruar asgjë për takimin me Nënkryetarin e Parlamentit Shqiptar.

Në debatin e këtij takimi, mikrofonin e mori i pari Presidenti i Nderit, Agim Rexha, i cili si një aktivist i njohur i së djathtës shqiptare në Vatër, hapi seancën e pyetjeve për deputetin Agron Gjekmarkaj. Pak a shumë, do të zbardhim debatin ( pyetje përgjigje, pa komentet), që u muar nga video e publikuar në profilin e facebook të Vasel Gilaj. Zotni Rexha, konretisht tha kështu: “ Kemi parë thirrje, nga Ju e shumë të tjerë që, meqë iku Basha duhet të ik edhe Sali Berisha, ndërkohë shohim se Sali Berisha mblodhi me 11 dhejtor 2022 afro 10 mijë vetë në Kuvendin e bërë në stadium. A mund të na thoni, sa vetë u mblidhen ju në takimet elektorale?  Kur ka qënë takimi i fundit në elektorat dhe sa vetë keni patur?

Gjekmarkaj: Nuk jam politikan karriere, veç 6 muaj në politikë. Jam i vogël më gjyku ambasadoren, ndarjen e saj nga Departamenti i Shtetit dhe nga Presidenti Biden, por Berisha ka probleme me Ameriken.

Dalip Greca: Ish Editor i Gazetës Dielli. Me çfarë cilësie vini në Vatër, si Nënkryetar Parlamenti a si Nënkryetar Partie?

Gjekmarkaj; Pas 6 marsit kam dhënë dorëheqjen nga të gjitha funksionet politike, jo nga Nënkryetar Parlamenti.

Asllan Bushati: Pasi bëri një koment për inceratorët, Beketin dhe borxhin e marrë disa muaj më parë nga Qeveria Shqiptare, pyeti: Ju si deputet a ishit dakort për marrjen e borxhit? Po për shtyrjen e  reformës në drejtësi, sidomos për rastin kur, nga 19 gjyqtarë nga veriu e kalon vetëm një vetingun?

Gjekmarkaj: Për borxhin nuk kam qënë në parlament, por po të isha nuk do e kisha votuar. Për vetingun kam qënë pro, pasi nuk donim t’ia linim qeverisë këtë problem!

Marjana Bulku: A ishit Ju në dijeni për blindimin e dyerve te  Selisë së PD dhe, nëse nuk ishit ,cili ishte reagimi juaj? Si lihet jashtë Lideri i Partisë Demokratike? Ne i nderojmë gjithë Kryetarët e Vatrës, ( veç Dr. Gjon Buçaj P.J.)

Gjekmarkaj: Për blindimin nuk kam qënë në dijeni. Përballje të tilla nuk i duhen PD. Përsa i përket Liderit të PD kam mirënjohje për çdo punë të mirë që ka bërë.

Nazo Veliu, Sekretare e Vatrës prej disa vitesh, më një lidhje familjare me Vatrën që në  krijimin e saj. Anëtare e PD-se që në krijim, kryetare e Bashkisë Lushnje dhe gjyqtare në Lushnje për 6 vjet e gjysëm. Prej 22 vjetësh në Amerikë.

Në Partinë Demokratike janë mbajtur dy Kuvende vitin që shkoi, me 11 dhe 18 dhjetor, a keni qënë në Kuvendin e 18 dhjetorit  dhe, a jeni të bindur, se në atë sallë ka vetëm 1850 ulëse, ndërsa janë ulur 5mijë delegatë? E dyta: me 8 janar a ishit brenda  Selisë së PD-së nga ku u hodhën bomba gazëlotsjellëse dhe shkopinjë? Cili ka qënë Qendrimi Juaj për masakrimin e atyre që ishin jashtë selisë?

Gjekmarkaj: Kam marrë pjesë në Kuvendin e 18 dhjetorit, ku janë kritikuar të dy palët, Lulëzim Basha dhe Sali Berisha. Për pyetjen e dytë: Nuk dua të komentoj datën 8! Le ta lëmë në të shkuarën, nëse duan bashkim!

Muamet Omari: A jeni anëtar i PD-së?

Gjekmarkaj: Që nga 95-a në Qytetin Studenti.

Muamet Omari: A do vinit në SHBA me Bashën?

Gjekmarkaj: Jo!

Muamet Omari: A e dini se Basha ka një problem 500 mijë dollërësh këtu dhe se ka investu në kompani ruse?

Gjekmarkaj: Jo!S’kam asnjë informacion. Po ka shkel ligjin, le të investigohet.

Shaqir Gjoka: Deri kur ju duhet me kuptu, se duhet me vu kombin para partisë.

Gjekmarkaj: Aq sa mundem e di shkoj në këtë drejtim.

Prend Çeta: Si i shikoni marrëdheniet Shqipëri -Amerikë, kur për 50 vjet nuk kishim?

Gjekmarkaj: Gjatë këtyre ditëve kam kuptuar vullnetin e Qeverisë Amerikane për të investuar në demokratizimin e Shqipërisë.

Lekë Mirakaj: A keni përgjegjësi, që vetëm 30 përqind e votuesve shqiptarë e mbështesin Partinë Demokratike, kur në vitin 92 e  mbështesnin 62 përqind? E dyta: Në gjykatën e apelit është një kërkesë e PD-së, çfarë qendrimi do të mbani Ju, po u hodh poshtë vendimi i parë?

Gjekëmarkaj: Partia Demokratike ka nevojë të bashkohet e jo të krijohen situate kaotike.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *