Dr.Gjon Buçaj: Mishto ishte negativ për Vatrën…

Dr.Gjon Buçaj: Mishto ishte negativ për Vatrën njëlloj sikur Basha ishte negativ për PD – Dritan Mishto ndryshoi vijën kombëtare të Vatrës – Intervistë me ish Kryetarin e Vatrës Dr.Gjon Buçaj –

VOAL, March 19, 2022

Intervistoi: Elida Buçpapaj

Pyetje: Prej sa vjetësh keni kontribuar në Vatër?
Dr.Gjon Buçaj: Prej kur kam ardhë në Amerikë, nandor 1974.

Pyetje: A mund të kujtoni emra dhe figura Vatranësh midis tyre ish kryetarë të Vatrës?
Dr. Gjon Buçaj: Përveç Anthony Athanas dhe Christo Thanas që kanë qenë kryetarë ma heret, më kujtohen: Peter Chicos, Llazo Vishnja, Harry Stoia, Ahmet Dervishi, Peter Lukas, Paulinë Lukas, Arshi Pipa, këta si kryetarë, por Vatranë tjerë po përmendi vetëm disa, si Barny Kirka, Peter Ktona, Dr. Hamdi Oruçi, Ing. Mahmud Cungu, Dr. Eduard Liço, Dr. Selahedin Velaj, Xhevat Kallajxhi-editor i “Diellit”, Ali Demirali, Rexhep Kumbarçe, Nexhmije Zaimi, Ramiz Dani e tjerë.  Asht nji plejadë me të cilët kam bashkëpunue dekadave të fundit. Nga këta po përmendi disa që as këta nuk jetojnë ma, si Ing. Agim Karagjozi të cilin e pata kryetar për 18 vjet, Abdullah Kaloshi, Jonuz Ndreu, Zef Perndocaj, Mustaf Elezi, Arif Nezaj, Hajdar Tonuzi. Bashkëpunimi me këta ka qenë i sinqertë, mund të them edhe i përzemërt, të gjithë aktivë, asnjeni nuk punoi për “pozitë” në Vatër, për të ba emën as për ta ndryshue Vatrën, vetëm për ta ndimue që të mbijetojë dhe të forcohet në drejtimin dhe në frymën që i dhanë themeluesat, kështu që ajo të ketë forcën për t’u dalë zot interesavet kombëtare.

Pyetje: Përpara pak ditësh u mbajt Kuvendi i Vatrës, a ishit i ftuar si ish kryetari i Vatrës?
Dr.Gjon Buçaj: Nuk kam qenë i ftuem, përkundrazi e kam pasë “të ndalueme” pjesëmarrjen.

Pyetje: Të mos ftosh në Kuvend një Veteran Vatran, ish Kryetarin e Vatrës, duket krejt pa arsye njerëzore. Përse e keni pasur “të ndaluar” ?
Dr.Gjon Buçaj: Përgjegjia për pyetjen përse asht histori pak e gjatë, por po e përmbledh shkurtimisht. Vatra e dalë nga kuvendi që zoti Mishto organizoi në Michigan me 19 janar 2020, ku me propozimin e tij u zgjodh kryetari aktual, paditi në gjyq Vatrën që kryesonte zoti Ahmet Xhafo. Në aktakuzë kishin vu 4 emna, z. Ahmet Xhafo – kryetar, z. Armin Zotaj – kryetar i degës Washington, DC, Dr. Nexhat Kaliçi – kryetar i Vatra Foundation, Inc. (Fondacioni i Vatrës) dhe emni i im, megjithëse unë isha vetëm antar i thjeshtë qysh prej kuvendit të qershorit 2017 dhe nuk kam qenë pjesë e grupit vendimmarrës, nuk kam pasë rol në punët e Vatrës prej 5 tetorit 2019 kur qe themelue Komisioni1) i njohur si Komisioni Vatra 5 tetor 2019. Mbas disa muejsh, procesi padi-kundërpadi përfundoi me nji marrëveshje, të cilën nuk e kam nënshkrue. Si rrjedhim, në të asht shtue pika se unë nuk mund të marr pjesë në kuvendin që do të organizohej së bashku. Kjo ka ndodhë edhe me Dr. Kaliçin, i cili nuk e ka pranue sepse marrëveshja parashihte kërkesën e kryetarit të anës tjetër që kryetari i adhshëm i Vatrës (e dinte se do të ishte ai vetë) do të emnonte përsonin që do të drejtonte fondacionin, e kjo ishte në kundërshtim me Kanunoren (Bylaws) e Fondacionit dhe të vetë Vatrës.

Pyetje: Më bëri përshtypje kur pashë se delegatë të Vatrës ishin vetëm 26. M’u dukën pak, kur kam para sysh se për çdo 15 anëtarë të Vatrës ka një delegat, në mos gaboj a është i vogël numri i anëtarësisë? Dhe përse?
Dr.Gjon Buçaj: Nuk jam në dijeni për numrin aktual të anëtarëvet, por e di se shumë janë ftohë e largue qysh me ardhjen e Dritan Mishtos bashkë me problemet që ai ka sjellë në Vatër.

Pyetje: Të kthehemi pak tek Kuvendi i 2017, ku një grup Vatranësh, midis tyre edhe ju, ngritët pretendimin se Dritan Mishto nuk ishte legjitim. Përse?
Dr.Gjon Buçaj: Ilegjitimiteti i Mishtos filloi të dukej që në ditën e kuvendit. Disa persona, që u muer vesh ma vonë se ishin mbledhë natën para kuvendit deri në 3 të mëngjesit dhe kishin përgatitë strategjinë për fitoren e Mishtos të nesërmen në kuvend, u sollën me agresivitet që prej hapjes së kuvendit, kërcnuen kryetarin e kuvendit kur, simbas programit, e pyeti Mishton sa vjet kishte në Vatër. Kur erdhi koha e verifikimit të delegatëve, disa përsona, ndër ta edhe kryetari i tashëm, filluen me ba pagesat e antarësisë edhe për antarë që nuk ishin prezent, për të shtue numrin e delegatëve. Dritan Mishto mbasi u shpall fitues, shkoi te mikrofoni, mbajti nji fjalë prej triumfuesi dhe e deklaroi kuvendin të mbyllun, detyrë kjo që ishte e kryetarit të kuvendit.

Nji ditë mbas kuvendit Dritan Mishto më kërkoi përkrahjen. I propozova që të bante për Vatranët nji deklaratë ku të denoheshin dukunitë negative në kuvend, kështu që do të më hapej rruga me u ba thirrje të gjithëvet për ta përkrahë në kryemjen e detyrës së kryetarit deri në zgjedhjet e ardhëshme. Por z. Mishto refuzoi të distancohej nga agresiviteti dhe parregullsitë e shfaquna në Kuvend dhe m’u përgjegj: “Nuk mund ta bëj këtë, sepse kështu un pohoj se nuk jam legjitim”.

Dy ditë ma vonë, z. Mishto bani dy deklarata me shkrim, “Simbas vendimeve të Kuvendit dhe në bazë të Kanunores vendosa….” krijimin e “Kabinetit të Presidentit” me shefa të Kabinetit, të protokollit, të shtypit e tjerë, dhe krijimin e “Komisionit të garancive të Kanunores”, vendime që ishin personale të z. Mishto, nuk ishin aspak të Kuvendit dhe ishin pikërisht në kundërshtim me Kanunoren.

Në vend të raportit mbi zhvillimin e punimeve, hartue nga z. Armin Zotaj – Kryetari i Kuvendit, z. Mishto ka urdhënue hartimin e nji raporti tjetër, të “përmirësuem”. Ai ka urdhënue botimin e falsifikimeve të masipërme, tue diskreditue kështu vetëveten si përson dhe si kryetar i Vatrës, gazetën 109 vjeçare “Dielli”, si dhe disa individë rreth tij që besonin se ai kishte mbrapa Berishën e Bashën, dmth Partinë Demokratike. Mishto ishte negativ për Vatrën njëlloj sikur Basha ishte negativ për PD.

Z. Mishto krijoi përçamje të thellë në Vatër, shkaktoi dobsimin e funksionimit të degëve të saj dhe entuziazmin e Vatranëve, krijoi taraf rreth vehtes, pruni miq të vetët në këshill pa qenë Vatranë ma parë, edhe pse Kanunorja përcakton periudhën dyvjeçare si antar i rregullt për tu zgjedhë në organet e Vatrës, pruni në Vatër frymën e intolerancës për mendimin ndryshe. Nuk pranoi me bisedue me palën që kishte ankesa për parregullsitë dhe shkeljet e Kanunores, as kur pat dhanë fjalën publikisht në nji mbledhje të Këshillit Drejtues.

Me 28 dhetor 2017, në zyrën e Vatrës, z. Mishto u suell në mënyrë kërcnuese dhe fyese me zotin Zef Perndocaj, nji Veteran i Vatrës dhe shumë i respektuem nga Vatranët dhe nga bashkatdhetarët që e njohin këtu e në vendlindje. Shkas ka qenë nji letër anonime që asht shpërnda me postë, me përmbajtje të dhanash diskredituese për Mishton, i cili ka mendue se Përndocaj mund ta dinte se kush e ka shkrue letrën, prandej e ka marrë në pyetje me za kërcnues dhe ka përplasë karrikën para Zefit; në mbledhjen e 3 marsit 2018, gjatë së cilës Lulzim Basha i telefonoi Mishtos dhe i uroi sukses mbledhjes, Zefi e ka spjegue ngjarjen dhe e ka grisë me indinjatë proklamatën si “Vatran i përjetshëm” që mbante firmën e Mishtos. Ky gjest e vuni në pah hipokrizinë e shumicës së proklamatave e mirënjohjeve që ka shpërnda z. Mishto gjatë mandatit të tij.

Editori, në përshkrimin e mbledhjes, e përmendi se Zef Perndocaj foli shumë, por nuk tregoi se çka foli ai as nuk e përmendi grisjen e proklamatës, me pretendimin “që të mos damtohej Vatra”.
Zoti Mishto, tue shkelë Kanunoren dhe traditën e Vatrës, ka injorue mbajtjen e Kuvendit vjetor që duhej të mbahej në qershorin e vitit 2018, si dhe mbledhjet e rregullta të Këshillit Drejtues.
Në mënyrë flagrante, z. Mishto e vuni Vatrën në heshtje ndaj veprimevet antishqiptare të lobby-t grek, për ndryshim nga tradita ma se 100 vjeçare e Vatrës që i kundërvihej ekstremizmit grek me deklarata dhe me protesta kur ishte nevoja.

Çdo veprim veçmas që asht shënue ma nalt, e diskualifikon zotin Mishto si kryetar të Vatrës, por dy prej tyne janë të randa përtej kulmit, që e diskualifikojnë edhe si anëtar të thjeshtë të saj: heshtja e qellimshme e Vatrës ndaj propagandës antishqiptare greke dhe sjellja skandaloze me veteranin z. Zef Perndocaj. Këto janë dy nga arsyet, por ka edhe ma shumë arsye se përse z. Mishto ishte ilegjitim.

Pyetje: Në Kanunore a parashihet se sa vite duhet të ketë një anëtar që të zgjidhet kryetar?
Dr.Gjon Buçaj: Kanunorja origjinale parasheh që çdo Vatran, për tu zgjedhë në çfarëdo organi, duhet të ketë qenë së paku dy vjet antar i rregullt. Në shtesat që janë hartue dhe aprovue në kuvendet 2013 dhe 2014, neni për kryetarin përcakton së paku 5 vjet antar i rregullt, të ketë kontribue në Vatër dhe të ketë tregue aktivitet, tolerancë  dhe të jetë i shkueshëm me anëtarët. Dritan Mishto nuk e plotësonte këtë kusht, por ai ka ba miqësi me anëtarë edhe të vjetër dhe nga fakti që ka qenë konsull i PD-së i ka ndihmue shumë. Shtesat që përmenda ma nalt përmbajnë disa pika në bazë të të cilavet ka funksionue Vatra disa dekada edhe para Karagjozit, por nuk kanë qenë shtypë e bashkangjitë Kanunores. Ndryshimi i atyne shtesave mund të bahej vetëm me votat e 2/3 të delegatëve të rregullt në nji kuvend të rregullt, njilloj si për Kanunoren origjinale të 1926-ës.

Pyetje: I jati i Dritan Mishtos ka qenë ish prokuror i kohës së diktaturës dhe sipas dokumentave ka dënuar shqiptarë. Vatra deri në përfundimin e mandatit tuaj është drejtuar nga antikomunistë dhe ish të persekutuar nga regjimi diktatorial, si shpjegohet ky ndryshim kursi?
Dr.Gjon Buçaj: Për babën e Dritan Mishtos nuk e dijshim se ka qenë prokuror, por kjo u zbulue nga Agron Tufa kur vizitoi Vatrën bashkë me Ramiz Gjinin. Duel edhe faksimile i dokumentit që tregon se ai kishte kërkue dënim me vdekje për Shtjefen Lacukun në Shkodër.

Ndryshimi i kursit të Vatrës u ba me fitoren jo legjitime të Mishtos, fitore që ai siguroi falë faktin se ishte i PDsë dhe kishte mbështetjen e disa përkrahësave të Berishës ( na ka thanë Berisha në telefon përkrahnie se ai asht njeri i joni dhe i Bashës).

Nji fakt tjetër, nuk e kam besue se fiton kur ky nuk i kishte pesë vjet në Vatër. Dhe nuk do të fitonte pa votat e manipulueme në kuvend. Llogarinat dalin se prej votavet legjitime, shumicën e ka fitue Prof. Mithat Gashi.

Pyetje: Periudhën prej Kuvendit 2017 deri tek Kuvendi i janarit 2020 si mund ta pershkruani?
Dr.Gjon Buçaj: Shkelje të vazhdueshme të Kanunores e të çdo rregulli nga njena anë, dhe përpjekje për ta vu Vatrën në binarë normalë nga ana tjetër.

(Nesër do të lexoni: Pjesa e Dytë: Dr.Gjon Buçaj: Elmi Berisha ka vazhdue veprimet shkatërruese në Vatër, ka ndryshu Kanunoren dhe ka futur praktikën e padive gjyqësore)

———

1Anetaret e Komisionit VATRA 5 Tetor 2019
[1] Z. Sergio Bitici
[2] Z. Ahmet Giaffo
[3] Z. Ahmet Hoti
[4] Dr. Nexhat Kalici
[5] Z. Kris Kirka
[6] Dr. Elton Mara
[7] Z. Armin Zotaj

2Kryesia
Ahmet Xhafo – Kryetar
Ukë Gjobalaj – nën/kryetar
Ahmet Hoti – nën/kryetar
Elton Mara – sekretar
Eduard Buçaj -thesari

3Keshilli Drejtues
Ahmet Xhafo
Ukë Gjobalaj
Ahmet Hoti
Elton Mara
Eduard Buçaj
Dr. Nexhat Kalici
Dr. Mithat Gashi
Chris Kirka
Zhan Lito
Armin Zotaj
Albert Perndocaj

4.Pikat pse nuk e kam nënshkrue marrëveshjen (Agreement)

1- Inclusion of Vatra Foundation, Inc. has no place in the “Agreement” and it is non-negotiable, for The Vatra Foundation, Inc. is not in the legal suite and it makes no sense legally or logically.

2. Discarding Amendments of the Bylaws (Agreement – Terms – #3 Definition) is in violation of the Bylaws itself. The Amendments were discussed and approved by two regular conventions in 2014 and 2015. Most of them were approved by earlier regular conventions, and Vatra has been operating in respect to those earlier amendments for decades, although they were not joined to the printed Bylaws until 2017. Those amendments may be changed or deleted by a regular convention with 2/3 of votes ONLY, while new amendments may be added with a majority vote of 50+1, at the condition that the convention is held in accordance with the Bylaws.

3. Exclusion of Dr. Kalici from taking part in the convention is not justified even by their own standards. Dr. Kalici is accused as Chairman of the Newburg Chapter, but he refuses to implicate the Foundation by signing the Agreement, and not in regard to the Newburg Chapter.

4. The Plaintiff VATRA’s executive board or the “Committee” may propose reinstating of chapters and individuals that were expelled at the January 19 convention, but only the convention may effectively readmit them (an apology for the expulsion would be appropriate),

5. Both sides should merge in one at the convention prepared seriously by the “Committee”, regarding the bylaws and/or amendments. Mr. Giaffo going to be v/c president in place of Mr. Malota at the signing of the agreement doesn’t look like the result of negotiations in good faith.

6. Confidentiality has no place in the Agreement; this is a public organization and the transparency is an obligation not only to the membership, but also to the public at large, here in the US and in the homeland. Regarding this law suit, the statement that “It was a passionate misunderstanding that has been resolved”, is a flat lie, a hypocritic statement that discredits the signatories and the professionality of the Agreement itself.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *