KUSHTETUTA E RE QE E SHKATERRON VATREN

Ruajtja e vleres historike të një organizate si Vatra, nuk lejon prekjen në thelb të Kushtetutes së saj!

Hiqet nyja 8 e Kanunores së mëparshme, e cila i mbijetoi kohës, prej afro një shekulli:

Nyja 8:  Një njeri që ka marrëdhenie me revolucionarë, që i përkrah këta me para ose me artikuj, ose me konferenca, ose me çdo mënyrë tjetër, nuk pranohet si anëtar i Vatrës, edhe sikur të jetë njeri i ndershëm e i urtë dhe, faji i tij të jetë vetëm një faj moskuptimi. Nëqoftëse një njeri i tillë u pranua më parë si anëtar, do të shuhet nga lista e anëtarëve.

Nga: Pjetër Jaku

Federata Panshqiptare, qe në kushtet e sotme nuk mund të quhet më si e tillë, pasi në përbërjë të saj, as në koalicion nuk ka asnjë shoqatë, siç i kishte kur u krijua. Arsyeja e bjerrjes fizike të Vatrës (në anëtarësi dhe koalicione) lidhet së pari me vazhdimësinë e mbi një dekade të Vatrës  për të dorëzuar parimet ideologjike dhe organizative të Vatrës tradicionale. Vatra e sotme kërkon të moderohet përmes mohimit të traditës së shkëlqyer të Vatrës së djeshme, e cila u ngrit në lartësitë e funksionit të vetë shtetit të munguar. Tregues i qartë i këtij realiteti dramatik janë ndryshimet drastike të bëra së fundi në Kanunore.

Me Kanunoren e re ( Statutin ) të ndryshuar dhe aprovuar ndryshimet në Kuvendin e Vatres, me 26 shkurt 2022, e ka tjetërsuar , pothuajse plotësisht. Edhe korniza nuk ka asgjë të përbashkët me Kanunoren e fillimit, me pak ndryshime në vitin 1926. Vatra u krijua në mungesë të Shtetit Shqiptar, në kohën kur dhe Pavarësia e Shqipërisë nuk kishte ndodhur dhe, pas Luftës së Dyte Botërore, ku marrëdhëniet diplomatike me Amerikën  u prishen. Në ato vite, Vatres i duhej të lobonte për Shqipërinë, ndaj dhe pati në krye përsonalitete të niveleve të larta, që mund të takoheshin e priteshin nga Presidentet e Amerikës, siç edhe ka ndodhur. Pas viteve 90-të, ndryshuan kushtet politike, ku marrëdhëniet Shqipëri-Amerikë u rivendosen, diplomacia shqiptare u vu në levizje për të krijuar lidhjet portokallare me Shtetin Amerikan.

Këto ditë, nga një miku im vatran, më ra në dorë Kanunorja e ripunuar dhe aprovuar në Kuvend. Lidhur me këtë, si ish njohës i Vatrës, që para se të vija në Amerikë dhe, si ish vatran, para se Vatra të ndahej dhe, i regjistruar në Vatren e 15 tetorit, deri në fundvitin 2021, e pashë me kujdes dhe do të kisha këto mendime:

Për të eleminuar frymën globalisto-revolucionare-internacionale, e cila lexohet që në fillim të hyrjes “ Ne shqiptarët e Federates…”, ku mund të thuhej “ Ne vatranët e Federates…”! Jo të gjithë shqiptarët janë në Vatër dhe, asnjëherë nuk mund të jenë. Në emigracion, sot ka me dhjetra shoqata e grupime, kombëtare e lokale, patriotike e letrare, sa kurrë nuk mund të futen nën ombrellen e një shoqate, federate, apo grupimi lokal, që të jetë.

Nenet 5,6,7 dhe 8 mund të sistemohen në një nen të vetëm. Në nenin 9, që ka të bëj me lobimin, nuk ka nevojë të vihet  “… në Amerikë dhe, po ashtu edhe vende të tjera.” Ku mund të ketë lobim më të mirë se në Amerikë dhe, ç’duhet hapja, si vaj në lakra, pa lidhje dhe e panevojshme?!

Në nenin 11, thuhet se Vatra është apolitike, atëhere pse i duhet strukturë politike?

Në nenet për Kryesinë e Vatarës duhej shtuar nga e mëparshmja, që edhe nënkryetari ( pa qënë nevoja për dy nënkryetarë), sekretari dhe editori të votoheshin. Kalimi në katër vjet i zgjedhjeve është vendimarrje e mirë, por duhet theksuar, zgjedhja e tyre nuk lejohet më shumë nga dy herë!. Në Kanunoren origjinale, ka qenë një nyje ku theksohej llogaridhënia publike e shpenzimeve dhe të ardhurave në çdo katër muaj, duke e publikuar në Gazetën Dielli, ndërsa në Kanunoren e sapoaprovuar nuk ka një nen të tillë. Ky ndryshim nuk duhej toleruar. Mungesa e periodike e transparencës për shpenzimet financiare është “nyja Gordiane” që përcakton vetë fatin e Vatrës.

Në nenin 44 për Degët e Vatrës, mendoj se duhet thënë: “ Degët, nëse duan të jenë pjesë e Federatës, duhet të pranojnë Kanunoren dhe t’i binden asaj. Përsa i përket klubeve “ Miqtë e Vatrës”, mendoj se është e tepërt. Po ashtu edhe departamentet jofunksionale!

Ne nenin 65, duket sikur sekretari e dikton editorin në përzgjedhjen e publikimeve, gjë që nuk duhet të ndodhë. Edhe kontrata njëvjeçare me Editorin, mendoj se është pa vend, e shkruar në nenin 74. Cili editor do të punonte me një kontratë njevjeçare, kur kryetari dhe kryesia zgjidhet për një mandate katërvjeçar?

Neni 84 për pranimet në Vatër e thekson përsëri tendecen globalisto-revolucionare “… kudo në botë”.

Neni 90, po ashtu e përforcon dukurinë e mësipërme, në shprehjen totalitare “… pa asnjë diskutim.”!

Mendoj, se çka e nxjerrë nga shinat Vatrën është përcaktimi i luftës kundër ideologjisë komuniste, revolucionare dhe ish spiunëve të sigurimit, të cilët kanë vepruar në dëm të shqiptarëve, me sajesa për t’i internuar e burgosur pa faj dhe për idetë e tyre nacionaliste e patriotike!

Vatra , nëpërmjet mjeteve të saj propoganduese interesohet, zbulon dhe denon krimet e komunizmit shqiptar, si dhe përpiqet të mos lejojë instalimin e atij sistemi, në asnjë formë! Një nen i tillë i duhet Kanunores së Vatrës. Heqja e këtij përcaktimi e nxjerr automatikisht Vatrën nga shinat  e saj, më shumë se shekullore.

Nyja 8 e përcakton saktësisht dhe qartë: “ Një njeri që ka marrëdhenie me revolucionarë, që i përkrah këta me para ose me artikuj, ose me konferenca, ose me çdo mënyrë tjetër, nuk pranohet si anëtar i Vatrës, edhe sikur të jetë njeri i ndershëm e i urtë dhe faji i tij të jetë vetëm një faj moskuptimi. Në qoftë se një njeri i tillë u pranua më parë si anëtar, do të shuhet nga lista e anëtarëve.

Nyja 14 , gjithashtu nuk është përfshirë në Kanunoren e re, çka vret transparencen në një organizim shoqëror, siç është Vatra!

Po ashtu dhe nyja 45 për frymën e gazetës nuk është përfshirë në Kanunoren e re.

Më vjen keq ta thëm, por Kanunorja e Re, e Vatres, në cilësinë e miratuar në Kuvend, ka humbur shumë lidhjet me Kanunoren e Vjetër Tradicionale, me këtë dokument historik, për të mos thënë antik, pasi mbart hisorikun mijëvjeçar të Kuvendeve e Kanuneve Shqiptare!

Konstatoj se Kanunorja e Re është një Kanunore e “kompromisit” mes dy ideologjive, që dallon shumë prej Kanunores së Vjetër, e cila e kishte të shenjtë dhe të qartë orientimin ideologjik antikomunist të Federatës.

Ndarja e hapur e Vatrës me globalizmin si sistem majtist mbetet treguesi më i rëndësishëm i orientimit ideologjik antimajtist të saj. Kjo zgjedhje do të thotë ecje në gjurmët dhe në traditën antikomuniste të Vatrës së Konicës, Nolit dhe Kirkës, si dhe të Vatrës të viteve gjatë dhe pas LDB-së. Shmangia oportuniste e këtij qëndrimi, fshehja e kësaj përgjegjësie historike nga Vatra e sotme, në thelb shënon kapitullimin ideologjik të Vatrës, dorëzimin e kauzës për të cilin lindi dhe bëri histori Federata Panshqiptare Vatra.

Oportunizëm i hapur, toleranca (me ngjyrime edhe financiare) ndaj qeverisë globaliste të Tiranës, por edhe ndaj globalistëve majtistë e sorosistë, që kanë gjetur strehë dhe po shumohen, dëshmon se Vatra e sotme refuzon me vepra më shumë se me fjalë, të ecë në traditën e Vatrës antikomuniste, që mbijetoi dhe u rrit plot dinjitet e vitalitet për mbi një shekull, vetëm prej kauzës së saj të drejtë antikomuniste. Antikomunizmi dje dhe antiglobalizmi majtist sot është vetë qënia, kuptimi i ekzistencës së Vatrës. Largimi hapur apo tinëzisht nga ky bosht është vdekje e Vatrës.

Sot, jo vetëm kriminelët e sigurimit komunist, jo vetëm spiunët e hajnat ordinerë kanë ba strofull në Vatër, por edhe sorosianët e globalistët. Tani u mungon, veç të këndojnë internacionalen para Kuvendeve, në çdo katër vjet!

Një realitet dramatik që duhet refuzuar me të gjithë forcën nga patriotët antikomunistë të djeshëm dhe të sotëm. Beteja vijon!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *