DOKTOR DANJA REAGON

Doktor Danja, në këto ditë festash vëzhgoi nga afër veprimtaritë e organizuara nga shqiptarët që jetojnë e punojnë në Amerikë. Ato, u bënë mësëshumëti në Detroit, në dy kishat shqiptare, në Imperial House dhe në ndonjë qendër tjetër, ku nuk munguan fjalimxhinjët  e importuar nga Atëdheu, këngëtarët dhe artistët, për t’i shtuar të ardhurat e tyre, normalisht edhe organiozatorëve.

Ajo që të bie në sy  dhe të godet në tru është titulli megalloman i gazetës së Vatrës:

 “SHQIPTARËT E AMERIKËS NËN UDHËHEQJEN E VATRËS FESTUAN 109 VJETORIN E PAVARËSISË DHE FESTËN E FLAMURIT KOMBËTAR”

Një ta lexuar këtë titull, të vinë në mendje titujt e gazetave të regjimit të qoftëlargut, ku në çdo shkrim duhej përmendur “Udhëheqja e Partisë”, kështuqë edhe në këtë rast Udhëheqja e Partisë Vatra, duhet theksuar. Por, veç kësaj, sipas titullit lexuesi mendon dy festa, kur Flamuri dhe Pavarësia janë NJE!

Vatra, Partia e përhershme e dy krenave, një me Mbretin e një kundër Mbretit, vazhdon në “madhështinë” e saj, tuj gënjy veten se ka rolin udhëheqës tek shqiptarët e Amerikës, kur në fakt, sa të mbledhurit e asaj nate, nuk i ka anëtarë! Vazhdimi i këtij njoftimi të hiperbolizuar, bie në sy, që në fjalinë e parë të këtij njoftimi: Patriotët shqiptarë nga të gjitha shtetet e Amerikës, nën udhëheqjen e Vatrës u mblodhën në New York dhe festuan 109 vjetorin e Pavarësisë së Shqipërisë dhe Festën e Flamurit Kombëtar.” Thua të jetë e vërtetë se vetëm 500 patriotë shqiptarë paska në Amerikë? Kush i vlerëson Patriotët? Vatra!!!!

Të vijosh më poshtë, do të shohësh se asnjë përsonalitet kulturor a politik nga Shqipëria, nuk ishte në atë takim, të len shijen e përkujtimit të këtij përvjetori nga një organizatë Kosovare, më shumë se gjithëshqiptare, siç pretendohet!

Zot na ruaj nga butaforizma të tilla!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *