Zef Pergega
“…me kane ftuar disa maloke te Detroitit, duen me i lavdrue tue u fsheh pas flamurit!”
Thenje e nje lektori qe merr pjese ne festat tona!
E mu kujtuna ne kete mengjes te 28 nendorit te shkruaj vargjet
Firmetaret e Arberit dhe te drites se lirise!
Fishta ne lumin Drin
Vrioni i flakur ne Osum
detin e bajne kumt per te gjalle
Oooo, sa vite ka qe kane vdek, more vella!
Flaumir kuq e zi i kerkon ne vale
Mbi shtypjen dhe poshterimin
qe tue u na u perplasur ne balle
ende cojne dallge!
Ata jetojne ne ujin e salvimit
Deti i detrave shqip te kthimit
Me zemer te plasur pres
Me syte e perlotur
qe s’u ze bese!
Shkoi ne festa me nje gezim te madh qe me vlon ne gji, si thirrja e luftetarit per liri.
..Zhurme… tollovi, kercasin gotat me vene e raki, vjen berxolla sa nje tepsi…njerez te babzitur sikur nuk kane ngrene kurre…e thone kemi ardh per flamur…
Nje inkopetence totale e moderatoreve, qe me shume se asgje tjerter vlersohen se dine gjuhen sllave…me mendje te ngritura ferr ferr ferra me nje llafollogji shterpe pa tharm kombetar…ku referuesi kryesor flet ne fund e nuk e degjon kush…aty ku nuk flitet per gjakun e sakrifices as per heronjt!
Mbtet vetem nje respekt ne kishen e Dom Ndoit…!
Ka me dhjetra poete, shkrimtare, intelektuale nga te gjitha trevat ne Detroit, njerez te cultures, qe e njohin protokollin, historine e kombit shqiptar, por ato nuk jane te preferuar, se duhen ato globaliste, qe e kane veshur ne shekuj pelerinen prosllave e maqedone…ata kane hyre nder ne me kater kembet.
Ndaj, dhe nuk i njeh kush, edhe pse shkruajne historine e mergates dhe ne surrat ua hedhin lekuren e patates, per te promovuar leshin e sallates dhe te çorbes antikombetare. Ndryshe nuk eshte e pavertete e njerit qe e kishin thirr nga Tirana, kur kishte thene, po shkoi tek maloket e Detroitit…
A e keni vu re ju mosmirenjohes: Vallet qe dirigjon me mjeshtri artistike kombetare dhe etnike koreografi malesor Anton Marku Juncaj?!
Pse vallet me dollare ua meson femijeve malesore dikush tjeter?! Me nje modernizem qe nuk i ka elementet antik te valles malesore. A e kuptojne keta njerez degjenerimin qe po i behet tradites dhe xhubletes?!
Ligjeruesit, edhe pse marrin nje te majme, dalin te zhgenjyer, se nuk i degjon kush ndaj, kur ikin nuk flasin…kane frike ta thon te verteten…por nuk mungojne ta thone neper kafe e miq!
Pse ka ra aq poshte niveli intelektuar i shqiptareve ne Detroit, kur te tjere sipas porisive nga jashte po shperfillin çdo vlere…kur perpara del injoranti me gjithe gomar, te gjitheve ne na kosiderojne samar!