Zef Pergega
Nje ngjarje kuptimplote ne fushn e poezise dhe te leterise, qe promovimi i librit teshqiptaro-francezes Ekejeda Kondi, “Boten ta prek”, libri i shtate i kesaj autoreje.Ishim te impenjuar per ta kurorezuar kete aktivitet, i cili vinte fill pas Diteve te Letersise dhe 150 vjetorit te lindjes se Fishtes. Donim ne kete fryme perbashkuese te realizohej gjithe aspekti poetic i kesaj autoreje. Keshtu rregulluam sallen me redaksine e Kuvendit, per zbukurimin e saj ndihmoi me angazhimin e saj Elona Delo. Dhe erdhi moment! Biznesmenit Klement Bardhi, edhe pse shfaqte besim, ia lexoje merakun ne sy. Donte qe Enkelejdes ti behej respekti i duhur, megjithese Revista “Kuvendi” e kishte deshmuar me kohe edhe me nderimet qe i kishte bere autores me promovimin e meparshem. Lajmeroj ardhjen edhe Kosulli i Nderit Ekrem Bardha, pronari i ACTV Albert Spahi, aktori Ben Dervishi, aktori dhe poeti Ylli Cela, pronari iAlbdreams.TvV Rush Dragu, shkrimtari Lulash Palushaj, veprimtari Luigj Gjokaj, kengetarja Flutura Gjonaj, poetja Vjollca Keqi, gazetari nga Lezha, Gjovalin Gjeloshaj…pra ishin Jug-very, dashamires te letersise dhe Revistes “Kuvendi”, poetja Elinda Marku, e bija Mara dhe profesoresha e letersise Albina Palushaj, mjeshtri i fotografise Paulin Palushaj, te gjithe ishin hedhur ne veprim si per te pritur nje nuse, nusen e fjales poetike. Kishte mberritur edhe Ervis Xholi me ipenjim dhe Albert Arapi lexues i rregullt i librave te ndryshem dhe aktivist e veprimatrive sportive.
Kryetari i “Kuvendit”, Pjeter Jaku u uroi mireseardhjen autores dhe pjesmarresve. Ai nder te tjera tha, se kjo nate eshte nata e respektit ndaj Ekleledes, qe ka ardhur nga Franca, si dhe here te tjera, ta promovoje librin e saj ne Detroit. Ajo eshte e lidhur ngusht me stafin e resvistes dhe gjithmone ka botuar tek ne. Libri i saj ka vlera poetike dhe eshte i kendshem per tu lexuar ndaj jemi krenar te themi se me libra te tille vepritaria jone eshte nje feste, pra nje feste e bukur. Ju jam mirenjohs te gjitheve dhe atyre qe kane ardhur per kete nate, sidomos ato nga Maliqi nga vjen autorja, qe kurr edhe me poezi nuk e harron vendlindjen. Nder te tjera Pjetri theksoi, se libri fitoi ne 2020-ten çmimin e pare ne Konkursin e Diteve te Letersise, ndaj ishte detyrimi yne, t’ia botonim me shpenzimet tona, ashtu siç behet per çmimet e para prej vitesh.Gjithashtu, ai falenderoi e mikun e Kuvendit, Konsullin e Nderit Ekrem Bardha, Mediat pjesemarrese ne aktivitetet e Kuvendit, si dhe disa personalitet te kultures e fjales artistike qendodheshin te pranishem.
Elona Delo tha: “Sot ne promovimin e librit te Enkelejda Kondi, jam shumekrenare per poeten e qytetit tone,e cila me poezite e saj na ngrohu zemrat ne keto dite te ftohta te fundvjeshtes. Kenaqesi te harroje per disa ore punet, problemet, nxitimin qe kemi cdo dite, dhe te ndaleshim tek poezia, tek ajo e cila Ledi ,duke prekur tema te ndryshme na beri te kuptojme se jemi njerez e jo robote, se akoma kemi ndjenja e nuk jemi ashtu siç dukemi ; te ngurte; te forte,te akullt. Nje falenderim per gjithe miqte qe ishin te pranishem dhe e kthyen kete takim ne sukses, dhe organizatoreve te Kuvendit Pjeter Jaku, Elinda Marku dhe Zef Pergega.
Elinda Marku nga ana e saj shprehu konsideratat e saj per poezine e Enkelejdes dhe se ajo e njihte nga afer rrugetimin e saj poetik, duke ardhur tek lexuesit me nje cilesi ne rritje. Ajo shprehu mirenjohje te ambel per ata shqiptare me origjine nga jugu, qe pati rastin ti njihtje ne kete mbremje poetike. Gjithashtu, ajo shrehu kenaqesine qe aktiviteti i Kuvendit solli ne kete takim Konsullin e Nderit Ekrem Bardhen, qe sipas i prêt me kenaqesi aktivitetet kulturore!
Ekrem Bardha: “Ndjehem i priviligjuar qe marr pjese ne kete takim poetik teorganizuar nga Revista Kuvendi. Falenderoj per fjalet e bukura qe shprehen Pjetri, Elinda dhe Zefi dhe kjo tregon se letraret jane njerez te dashur qe e duan kombin, traditen dhe Shqierine tone. Ne duhet tu qendrojme me afer atyre dhe kete do ta bejme realitet ne menyre qe te kemi vepra me te bukura ne letersi!”
Klement Bardhi: “Mirenjohje Revistes Kuvendi, Pjetrit dhe Elindes, respekt Z.Pergeges qe me profesionalizmin dhe talentin e tij letrar, me nota plot drite e vlersoj librin e Enkledes. Ne shprehim kenaqesine se, edhe here te tjera kemi ndjekur veprimtarite letrare te krijuesve te Detroitit dhe kjo nate qe nje deshmi tjeter qe na la mbresa te pashlyeme!”
Aktivitetin e pershendeti edhe Prel Popa “123Albania” Luigj Gjoka foli me konsiderate per autoren dhe lexoi nje poezi nga libri i saj i fundit. Ylli Cela, poet ,recitoi dy poezi nga libri “Boten ta prek” Po ashtu, dhe aktori Ben Dervishi recitoipoezi te zgjedhura te autores. Ben Spahiu, Ylli Cela dhe Ben Dervishi kenduan kenge me kitare.
Enkelejda Kondi: “ Gjithçka ishte perfekt !Përgjatë gjithë mbrëmjes mëshoqëruan emocionet e mira, malli tek shihja e takoja njerëz nga vendlindja që kisha kohë pa i parë, ndërsa rrecitoheshin poezitë e mia me shumë dashuri.Ajo mbrëmje ishte e imja, e juaja, e të gjithëve së bashku! Ajo mbrëmje do të mbetet e paharruar në mendjen dhe zemrën time! Faleminderit Pjetër&Elinda! Jini të mrekullueshëm, ju dua shumë! Elona Delo, faleminderit për gjithçka të jam mirënjohëse për pregatitjen e kësaj mbrëmje me shumë finesë .Faleminderit të gjithë bashkëqytetarëve të mi që ishin me mua këtë mbrëmje.Konsullit të nderit z.Ekrem Bardha, Arben Dervishi etj etj, TV-se që filmoi gjithë aktivitetin. Në veçanti supriza e mbrëmjes shokët e mi të Universitetit, çiftin e bashkëshortëve Adrianën dhe Gentin….Faleminderit Dhora Dajko Shkembi, e cila ishte me ne e pranishme me rrecitimin e poezisë sime,” Botën ta prek”, të cilën në sallë mundëm ta dëgjonim nga YouTube.Ishte ky edhe një tjetër moment emocionus.
Ishin kaq shumë momente të bukura , sa nuk do ti harroj kurrë e do të mëshoqërojnë në kthimin tim në France…Faleminderit shumë z. Zef Pergega! Respekt për këtë vlerësim që i kini bërë poezisë sime tek libri i fundit me poezi « Botën pa prek », por edhe mua si Enkelejdë! Mirënjohje!Përqafime miq, ju dua!
Aktivitetin e percolli ACTV me president Albert Spahi.
…Fjala e Zef Pergeges
…refleksion meditativ, rreth librit poetik te Enkelejda Kondit Masseboeuf “Boten ta prek”
Ndёrkohё, qё kriza pёr lexues, ka “ngrit” kryet, prej shkumёs sё ideologjive dhe furtunёs globaliste, e cila me çdo kusht kёrkon mё e vesh fjalen me kombinoshe, me anё tё forcёs dhe kostumit tё drunjtё tё frikёs, qё fatkeqёsisht e provuan si dhimbje nё lёkurёn e tyre shkrimtarёt e braktisur nga vendi, me dhunё, tё tmerruem nga rrёbeshi i kuq, qё po vinte si llavё vulkani, vjedh bash prej diellit me frymёn e Luciferrit, u strukёn nё kёndin e vet tё vetmisё dhe krijuan, pёr tё pritur njё ditё tё Lume, ku shumё kush e provoi me vdekje.
Edhe pse kaluan 30 vjet, si njё rrjedhje e ndotur, ende fjala noton nё pellgje tё ndenjura tё lagunave politike, duke promovuar vetёm realizmin socialist. Mbi kёto fakte tё njohura dhe tё mbytura nё heshtje e hije tё rёnda nёnçmimi e struktura institucionale, duket se letёrsia dhe poezia nё diasporё ёshtё mё e çliruar nga kёto pranga, por jo nga dangat. Njerёzit zgjohen nga andrrat e botёs sё pengut dhe gjakut nё litarё, vetem se donin atdheun e fene, nёse poeti i sotёm, e sidomos ai ne botёn e lirё me forcёn e vargut te vet e çon lexuesin pezull, nga kallot e kafeneve, smogut qё tymos shpresen dhe tё ardhemen!
Poezia e Enkledes, pra vargu i saj qё plazmohet nga poezia nё poezi e, ndalet nё digёn e vet, tё marrё enёrgji nga drita e diellit metaforik, pasi ёshtё pёrplasur udhёve tё anktheve tё gjata, duke i mbajtur sytё gjithmonё nga pragu ku u nis, nga zajarri qё e la ndezur mbi njё gur, nga folku i traditёs si shpirti krijues i njё kombi…e prek edhe hanen, qё pёr tu bёrё e plotё, han vetёn me dhambёt e ёrrёsirёs e, vijnё retё t’u ju grind me mjegullat e rrufetё pёr pushtet, sa shpesh shikojnё grimca yjesh tё thyer pёr tё na dhuruar pak dritё edhe pse neve na duken tё vegjel, ata kurrё nuk u ankuan se poetet me ta i lajnё sytё e udhёs, mё e fitue pёrsёri bregun e mallit tonё.
Poezia ёshtё art. E me te krijuesi, prej duarve tё baltes sё vet, ka si qёllim, sёpari bukurinё e pastaj ta frymojё qё tё ngjallet. E kam njohur Enkeleden nёpёrnjet poezive te botuara tek “Kuvendi” si njё detyrim i kёndshёm qё tё ua lexojmё poezitё banorёve tё kёsaj reviste, dhe tё tjerё dashamirёs tё Ditёve tё Letёrsisё me njё moshё sa ikja jonё.
Libri i poetёs qё mori çmimin e parё “Botёn ta prek” ka 50 poezi. Tё ngjajnё si njё ndrojtje, kur e zgjat dorёn mbi zjarr, e zjarri djeg, kёshtu ёshtё edhe zjarri poetik i kёsaj poeteje qё vjen nga Parisi i vlerave tё pёrbotshme. Nё mendimin tim, vargu i Enkeledes ёshtё melankolik e duket sikur ecen nё vale te qeta, por thellёsia e detit e din sa tё forte e ka plagёn e kthimit. Poezia e saj vjen tek lexuesi si njё tufё korilash, qё fluturojne nё rёnd drejt çerdhes sё vet, nё çastin kur buzёt e tё dashuruarve shkrihen nё njё melodi pasioni. As na tёrbuan nё kёtё nisje shekulli?! Si na humbi dielli?! E kёrkojnё me ngulm vargjet e poetes, qё gulfojnё me njё ofshame si muri qё shёmbёt.
Edhe kthimi ёshtё i frikshёm, por poetja ka vendosur, qё zemrёn ta zbrazё nё dekore dritash, dhe jetёn do ta falte vetёm pёr kujtimin e asaj ditё vjeshte, qё nuk iu zverdhёn gjethet. Poetja eshte kthyer me njё tufe trendafilash me njё buqetё me 50 tё tilla, me ngjyra tё veçanta, qё kanё njё brendi, dashurinё dhe kujtimin, pa tё cilat nuk mund ta ribёsh njё qiell tё lirё, pa u shkri nё vajin e salvimit, pёr tu zgjuar me kurajo e besim, me lutjen e njё flake qiriu, mё i shkri hekurat e burgut ku na futen, me e transformue nga e para deri ne gjak vetёn, nёse mundemi ti shpetojmё çmendurisё, qё tё pёrflakemi qiellit tonё si fitimtar. Mirёse erdhe nё mes nesh dhe urime nё tё ardhmen!
Detroit, 13 nendor 2021