NJE GRIME QIELL PREJ TERRIT TE ANTHIT TA PREK BOTEN

…refleksion meditativ, rreth librit poetik te Enkelejda Kondit Masseboeuf “Boten ta prek”

ZEF PERGEGA

Ndёrkohё, qё kriza pёr lexues, ka “ngrit” kryet, prej shkumёs sё ideologjive dhe furtunёs globaliste, e cila me çdo kusht kёrkon mё e vesh fjalen me kombinoshe, me anё tё forcёs dhe kostumit tё drunjtё tё frikёs, qё fatkeqёsisht e provuan si dhimbje nё lёkurёn e tyre shkrimtarёt e braktisur nga vendi, me dhunё, tё tmerruem nga rrёbeshi i kuq, qё po vinte si llavё vulkani, vjedh bash prej diellit me frymёn e Luciferrit, u strukёn nё kёndin e vet tё vetmisё dhe krijuan, pёr tё pritur njё ditё tё Lume, ku shumё kush e provoi me vdekje.

Edhe pse kaluan 30 vjet, si njё rrjedhje e ndotur, ende fjala noton nё pellgje tёndenjura tё lagunave politike, duke promovuar vetёm realizmin socialist. Mbi kёto fakte tё njohura dhe tё mbytura nё heshtje e hije tё rёnda nёnçmimi e struktura institucionale, duket se letёrsia dhe poezia nё diasporё ёshtё mё e çliruar nga kёto pranga, por jo nga dangat. Njerёzit zgjohen nga andrrat e botёs sёpengut dhe gjakut nё litarё, vetem se donin atdheun e fene, nёse poeti i sotёm, e sidomos ai ne botёn e lirё me forcёn e vargut te vet e çon lexuesin pezull, nga kallot e kafeneve, smogut qё tymos shpresen dhe tё ardhemen!

Poezia e Enkledes, pra vargu i saj qё plazmohet nga poezia nё poezi e, ndalet nё digёn e vet, tё marrё enёrgji nga drita e diellit metaforik, pasi ёshtё pёrplasur udhёve tё anktheve tё gjata, duke i mbajtur sytё gjithmonё nga pragu ku u nis, nga zajarri qё e la ndezur mbi njё gur, nga folku i traditёs si shpirti krijues i njё kombi…e prek edhe hanen, qё pёr tu bёrё e plotё, han vetёn me dhambёt e ёrrёsirёs e, vijnё retё t’u ju grind me mjegullat e rrufetё pёr pushtet, sa shpesh shikojnё grimca yjesh tё thyer pёr tё na dhuruar pak dritё edhe pse neve na duken tё vegjel, ata kurrё nuk u ankuan se poetet me ta i lajnё sytё e udhёs, mё e fitue pёrsёri bregun e mallit tonё.

Poezia ёshtё art. E me te krijuesi, prej duarve tё baltes sё vet, ka si qёllim, sёpari bukurinё e pastaj ta frymojё qё tё ngjallet. E kam njohur Enkeleden nёpёrnjet poezive te botuara tek “Kuvendi” si njё detyrim i kёndshёm qё tё ua lexojmё poezitё banorёve tё kёsaj reviste, dhe tё tjerё dashamirёs tё Ditёve tё Letёrsisё me njё moshё sa ikja jonё.

Libri i poetёs qё mori çmimin e parё “Botёn ta prek” ka 50 poezi. Tё ngjajnё sinjё ndrojtje, kur e zgjat dorёn mbi zjarr, e zjarri djeg, kёshtu ёshtё edhe zjarri poetik i kёsaj poeteje qё vjen nga Parisi i vlerave tё pёrbotshme. Nё mendimin tim, vargu i Enkeledes ёshtё melankolik e duket sikur ecen nё vale te qeta, por thellёsia e detit e din sa tё forte e ka plagёn e kthimit. Poezia e saj vjen tek lexuesisi njё tufё korilash, qё fluturojne nё rёnd drejt çerdhes sё vet, nё çastin kur buzёt e tё dashuruarve shkrihen nё njё melodi pasioni. As na tёrbuan nё kёtё nisje shekulli?! Si na humbi dielli?! E kёrkojnё me ngulm vargjet e poetes, qё gulfojnё me njё ofshame si muri qё shёmbёt.

Edhe kthimi ёshtё i frikshёm, por poetja ka vendosur, qё zemrёn ta zbrazё nё dekore dritash, dhe jetёn do ta falte vetёm pёr kujtimin e asaj ditё vjeshte, qё nuk iu zverdhёn gjethet. Poetja eshte kthyer me njё tufe trendafilash me njё buqetё me 50 tё tilla, me ngjyra tё veçanta, qё kanё njё brendi, dashurinё dhe kujtimin, pa tё cilat nuk mund ta ribёsh njё qiell tё lirё, pa u shkri nё vajin e salvimit, pёr tu zgjuar me kurajo e besim, me lutjen e njё flake qiriu, mё i shkri hekurat e burgut ku na futen, me e transformue nga e para deri ne gjak vetёn, nёse mundemi ti shpetojmё çmendurisё, qё tё pёrflakemi qiellit tonё si fitimtar. Mirёse erdhe nё mes nesh dhe urime nё tё ardhmen!

Detroit, 9 nendor 2021

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *