Fragment nga novela ” Binjaket” e Rakip Babqorrit

PER KONKURS…

DASMA E BINJAKËVE

(Pjesa e tretë)

  Në vitet pesëdhjetë-gjashtëdhjetë të shekullit njëzetë; Prizreni, Gjakova, Deҫani e Peja pëjetonin parajsen. Qeveria Federale me një program afat shkurtë i bani të reja e me infrastrukturë perendimore të gjitha shtëpiat e damtume nga lufta e ato që vlersoheshin të pabanushme. Beogradi gëzonte që Kosova u përligjë si territor i Serbisë… Zona kufitare Kosovë-Shqipëri në atë kohë përjetonte ҫensurë të veҫante. Familja e Alush Ramë Shqptarit ishte e gëzume si asnjë herë tjetër… Jashari e Jetoni dy javë nuk levizen nga Kulla e gurtë. Dy javë i kaluan në Gjakovë… Gazetat, televizori e radio në Gjermani vazhdonin lakimin e emrave të Bijakëve. Mediat analoge në Jugosllavi të befasume nga transmetimet e Tyre u banë Binjakëve ftesë për intervistë… Pas intervistave që dhanë, Tito i thirri në takim. Eskorda Federale kur hyni në oborrin e Kompleksit “BABAJ” parkuan makinat. I lanë me dyer hapë e hynë në BAR me flamuj Federativ në dorë. Rama i priti e u priu për në Dhomën e Pritjes. Ata nuk ishin pak. Kur u ulën Rama numroi dhjetë veta e bani porosin për kafe. Pas pak erdhën tre civila rreth të pesëdhjetave. U takuan përzemërsishtë me Ramën, sikur njiheshin prej shumë vitesh e u ulën në kryevendë. Kamarieri sherbeu edhe me tre kafe të tjera e dy shishe Raki Kumbulle. U vendosi nga një gotë sejcilit përpara. Pesë pranun raki për të tjerët hapi birra. Pasi u sherbeu të gjithve, tha:

 -Çfarë keni deshirë me hangër?

  Ma i moshumi prej tyre, buzagaz tha:

  -E kemi hangër drekën. Faliminderit!

   Kamarieri doli ndersa Rama bani Gëzuar meTa. Sa i vendosen gotat mbi tavolinë i pari Tyre, tha:

 -Faliminderit për pritjen! Ne kemi ardhë me porosi të Marshallit këtu. Vllazinit Tu binjakë, Jetonin e Jasharin i kërkon në një takim pune në Beograd. Ju mos u shqetsoni. Qeveria ka nevojë për ndimen e Tyre Shkencore në sektorë të ndryshëm të Ekonomisë Federale në të gjitha nivelet. Nëqoftëse Ata deshirojnë të jetojnë e të punojnë në Jugosllavi, shtëpiat e vendet e punës janë gati në Beograd. Rrogat do ti ken ma të larta se në Gjermani. Kohën e kemi të kufizume. Duam të takohemi me Ata përsonalishtë.

 -Janë në Komunë. Kryetari u ka kërkue ndihmë. Sot ashtë dita e pestë që po punojnë aty. Kam dërgue një puntorë me i lajmrue…

  Sa mbaroi Rama fjalën, hyni kamarieri me një tepsi të madhe mbushur me qofte e mish të pjekëm… Bodugardat nuk pinë ma birrë as raki po tepsinë e boshatisen… Sa e mbarun drekën, Binjakët Biseduan me tre civilat pa pranin e kujt e u moren vesht… Kur u banë gati me dalë, Jashari u tha:

 -Ju falenderojmë për konsideraten e lartë që shprehni për Ne! Sot ashtë e Premte. Të Dielën Halla marton vajzën. Të Hanën në orën dymbëdhjetë vijmë në Beograd. Ku duhet të paraqitemi e kush na pret?

  Njeri prej Tyre u dha dy zarfa të dyllosme, e u tha:

 -Mos e vrisni mendjen! Adresat, numrat e telefonit e programin e takimeve që do të bani i keni të gjitha mrena zarfave. Mirë ardhshi!…

  Në Gjakovë për njezet e katër orë u ngrit një tymnajë e madhe thashëthemesh. Në ҫdo shtëpi, kafe, rrugë, zyrë e kudo flitej veҫse për Binjakët. Ekstremistat thoshin; “I ka thirrë Marshalli me i ba kumbarë me një kokërr plumbi mbas qafe si shtetas Gjerman që janë e Tahirit i delë për hunde pasunia e pafund që ka…” Gjithë Gjakova vlonte ndersa Binjakët gëzonin në dasmen e vajzës Hallës Lirije. Mirrnin pjesë në darsem te afër e miq nga të gjitha anët. Erdhen edhe dy Binjake me vllain e Tyre të madhë nga Shtupeqi i Madh i Pejes, shoqe të Kaltrinës. Ato kishin mbarue bashkë Universitetin në Zagreb. Fatjona e Besjona gjatë gjithë kohes qëndronin pran nuses si dy Zana. Jetonit i kishin ba përshtypje e kur gjeti rastin i tha Jasharit:

 -Ato të dyja ҫfarë lidhje kanë me familjen Tonë?

 -Lidhje shoqërore. Kanë mbarue Universitetin në Zagreb me Kalterinën. Janë shoqe të ngushta. Ato punojnë mësuese në Gjimnazin e Pejës. Njera jep Matematikë e tjetra Fizikë.

 -Qenkan yje! Çfarë moshe kanë?

 -Për hollësira do të interesohem e flasim më vonë…

  Startoi muzika e shumë shpejtë shumica e dasmorëve u përfshinë në valle, edhe Binjakët… Banketi i shtrum në Restorantin “BABAJ” me ma shumë se dyqindë të ftumë, të Shtunën zgjati deri pas mesit të natës… Jetoni e Jashari gjatë valleve u prezantun më motrat Binjake… Vonë u shtrinë për të fjetë e herët u zgjun nga gjumi. Në orën tetë priten krujshit e në oren dhjetë Kalterinen e përcollën nuse. Ndarja me Të u shoqërue me shumë emocione. Dasmorëve fytyrëqeshr e sypërlotur u rridhnin urimet lumë… Pasi i përcollën të gjithë, u përshëndeten me pjesëtarët e familjes e në orën gjashtëmbëdhjetë Jetoni e Jashari u nisen për në Beogradë. Atë natë zunë vend në një Hotel në Nish. Pa zbardhë drita të Hanën u nisen. Në Qendër të Beogradit arritën në orën njëmbëdhjetë. Telefonun. Pas pak dy përsona me Llada të re ndaluan para Tyre. Pa u vonue me dy maknat u gjendën para ndërteses së Presidencës. Hynë në Kafen që ndodhej në katin e parë. Sa u ulën njëri prej atyre që i shoqëronin, u tha:

 -Shoku Tito u pret për takim në orën trembëdhjetë. Përveҫ Jush, marrin pjesë edhe Guvernatori i Bankës federale e Ministri i Ekonomisë e i Financave. Ashtë herët. Kemi një orë kohë të lirë. Kur deshironi me hagër drekë? Tash apo mbas takimit?

 -Mbas takimit ; -Thanë të dy njëzai.

 -Çfarë deshironi të pini?

 – Po pimë nga një birrë; -Tha Jetoni.

  Pasi pinë birrat e dyta, një përson u afrue te tavolina e u tha:

 -Shoku Tito po u pret.

  Ata të dy e ndoqën pas. Në katin e dytë kaluan koridorin e madhë, paradhomën e hynë në zyrë ku u gjenden përballë me Marshallin. Shtrënguan duartë me Ta e u ulen ku u tha. Ai i pyeti shqip se në cilen gjuhë deshironin të komunikonin. Duke shiku njëri-tjetrin në sy, Jetoni tha:

 -Ne flasim shqip, serbokroatishtë, gjermanishtë, frengjishtë, spanjishtë, italishtë e anglishtë lirshëm. Këto gjuhë edhe i shkruajmë pa asnjë gabim ortografik e drejtëshkrimorë. Duke e vlerësue shumë këtë takim e në respektë të veҫantë për Atdheun Tonë, deshirojmë ta zhillojmë biseden në gjuhën serbokroate. Marshalli pasi qeshi me kënaqësi, filloj biseden:

 -Ju jeni shtetas Gjerman. Nga brezi i Juaj jeni ekonomistat ma të mirë në planet. Jugosllavia që po fuqizohet ҫdo ditë ka nevojë për Ju. Prandaj u ofroi punë në stafin Tim. Njerit si këshillëtarë ekspertë i Presidencës për të gjitha nivelet e Bankave. Tjetrin si këshillëtarë ekspertë i Presidencës për Ekonominë e Financat në të gjitha nivelet e qeverisjes Federale e Nacionale, duke fillue nga Kryeministria e deri te pushteti lokal…

 -Pasi punuam pesë vjetë në Gjermaninë Federale i kërkuam Kancelarit të na linte të lirë për tu kthye në Atdhe. Ai nuk na lejojë po na dha një vit pushim me të drejtë pagese. Ne pranum e jemi të detyrumë moralishtë ta mbajmë fjalën. Mendojmë se edhe Atdheun duhet ta ndihmojmë. Çdo vit do të punojmë për Addministratën Tuaj një deri në tre muaj, qoftë edhe falas.

 -Ju kuptoj drejtë. A mund të punoni këtë vitë nga një Shtatori deri me një Dhjetorë për Jugosllavinë?   

 -Me kënaqësinë ma të madhe do të punojmë për Jugosllavinë deri me një Shkurtë për ta konsolidue sistemin Ekonomiik e financarë. Barabarë me Gjermanin…

  Kur mbaroi takimi, Marshalli i përcolli deri në kryeshkallë. Pasi u shtrëngoi duart me kënaqësi, u tha:

 -Me tridhjetë e një Gushtë u pres këtu! Sonte natën do ta kaloni në shtëpinë e pritjes në Nish. Eskorda do tu shoqërojë deri në Gjakovë. Mos ecni natën! Rruga e mbarë qoftë për Ju!

  Të nesermen në Gjakovë arriten herët. Parkuan në oborrin e Hotelit e hynë në BAR. Pa i pi gotat e Vinjakut në Dhomën e Pritjes hyni Komandanti i Milicisë Prefekturës me dy oficera madhorë. U takuan me të pranishmit e zunë vendet e tyre. Civili që drejtonte Eskordën, u tha:

 -Mirë se erdhet! Korrektësia ju nderon. Vini re!!! Me porosinë e Marshallit, Jetonin e Jasharin do ti pajisni me Pashaporta Diplomatike për tridhjetë ditë! Duhet që Ju të garantoni paprekshmerinë e Tyre fizike në ҫdo sekondë, në ҫdo minutë, në ҫdo orë e në ҫdo ditë gjatë njëzet katër orëve, gjatë ҫdo jave e muaji pa ndërprerje për gjithë vitin. Një sekondë humbje vemendje ju ngarkon me përgjegjësi të randë. A e kuptuat se ҫfarë ka thanë Marshalli?

 -Po! Do ta bajmë realitet porosinë e shokut Tito për këta djem!

  Civili u tjetërsue e u ngrit në kambë. Duke i drejtue gishtin tregues, i tha:

 -Nuk ka mundësi askush në Jugosllavi të baje lojë fjalësh me urdhërin e Shokut Tito! Si guzoni? Jetoni e Jashari janë shtetas të Gjermanisë Perendimore me origjinë Jugosllave. Janë shkencëtaret ma të mirë në Botë për Ekonomi e Financa. Kan ardhë këtu për pushime. Federata Jonë ka shumë nevojë për Ta. Duhet me e marrë veshtë mirë! Para Tyre sa herë ti takosh duhet të rrishë gatitu deri sa Ata të thonë; Qetësou! Një fjalë e tyre të vë hekurat në duar e nuk e shikon ma dritën e Diellit.

  Ai duke i përtypur fjalët, tha:

 -Si urdhëroni! Çfarë thotë Marshalli do të bahet! Ju lutem për sot më falni!

  Kur i përcollën, Komandanti po dridhej si prej rrymës elektrike… Nuk guxonte kush me ia ba fjalën dyshë Marshalliit sa qe gjallë… Opinioni i banorëve të Gjakovës ishte i njëjti ndersa Binjakët vazhdonin jetën normale. Dy civila ditën i shoqëronin nga largë ndersa dy të tjerë banin roje gjithë natën kudo që flinin Ata. Një ditë një plak shumë i vjetër i ndaloj në rrugë Binjakët e i qetë, u tha:

 -Si ndodhi? U thirri Shoku Tito me shkue në Beograd. Mirë se shkuat, nuk habitem! Po jam shumë i habitem se si ka mundësi që u kthyet gjallë?

  Ata qeshen me za ndersa plaku u largue duke folë me vete.

***

  Pas dy javësh Kalterina u kthye për të kalue një javë në gjini. Binjakët veҫ të tjerave e pyetën edhe për shoqet e saja Pejane. Ajo u tha se Ato kanë simpati e duan të takohen me Ju po nuk kanë mundësi. Me dhjetë gushtë paraqiten në punë. Fillon përgatitia e klsave për vitin e ri shkollorë. Çdo javë nga e Hana deri të Premtën prej orës tetë deri në katërmbëdhjetë janë aty. Vëllai i Tyre i madh, Kreshniku, ka në rrugën e Gjimnazit një dyqan të vogël për shit-blerjen e orave e riparimin e tyre. Ashtë sahatxhia ma i mirë për Pejen, Deҫanin e Gjakovën. Ai nuk duhet ta marre vesht fillimishtë se Ju shkoni me takue motrat e Tij… Biseda me Kaltrinën zgjati shumë. Halla Lirije vetëm i ndigjonte, fytyrëqeshur. Gjatë javës u erdhi një zarfë e madhe nga Presidenca. Veҫ materialeve të tjera në të ishin edhe dy autorizime në emrat e Tyre pë të ushtrur kontroll të imtësishëm në Bankat Federale e Nacionale në Pejë, Deҫan e Gjakovë. Të Hanën në orën shtatë telefonun Komandantin e Milicisë… Të shoqrum nga dy civila, me një makinë të Milicisë Federale në orën tetë u nisën për Pejë… Hynë në Bankën Federale para orës nantë. Drejtori i priti mirë. Mblodhi gjithë personelin e i njohu me Ta. Jetoni i sqaroi imtësishtë për qëllimin e kontrollit… Pa pi kafe, fillun punën. Ata kalonin me shpejtësi e saktësi ҫdo gja nëpër duar. Njëri prej civilave e Drejtori gjatë gjithë kohës nuk folën asnjë fjalë po vetëm habiteshin me metodën e punës Tyre. Në orën pesëmbëdhjetë i mbyllen blloqet e mbushme me shenime e para se të dilnin, Jashari i tha Drejtorit:

 -Lajmëro të gjithë punonjësit për mbledhje në orën gjashtëmbëdhjetë. Nuk duhet të mugojë asnjë. Do të bajmë konkluzionet dhe proҫes vërbalin e përfundimit të kontrollit që bamë!

 -Si ka mudësi kaq shpejtë? Kontrollet në Banka zgjasin pesë e ma shumë ditë! 

 -Ishe vetë i pranishem shoku Drejtorë kur Ne punonim sot. Kontrolli me metodat e reja moderne në Bankën Federale Qendrore nuk zgjatë pesë ditë…

   Drekën e hangrën në Shtëpinë e Pritjes. I priten mirë e i përcollën deri në parkim… Mbledhja zgjati katër orë. Kur u ndan të gjithë ishin shumë të kënaqëm… Të nesermen në Bankën Nacionale mbaruan punë në orën trembëdhjetë… Hangrën drekën në Shtëpinë e Pritjes e duke u kthye parkun para dyqanit të orave. Kur hynë Kreshniku i njofti. Doli e u takue me Ta jashtë banakut. Duke u takue me civilin i tha:

 -Po Ju, kush jeni?

 -Unë jam axhentë Federalë dhe mbajë përgjegjësi për jetën e Tyre. Siҫ na kanë thanë janë jashtëzakonishtë të rëndësishëm. Bota i mban për ekonomistat ma të mirë. Këta të dy e kanë ҫlirue ekonominë Botërore nga rutina…

   Kreshniku pak i skuqëm në fytyrë e i habitur për ҫfarë ndigjojë, tha:

  -Falimiderit që më takuat o nipat e Alush Ramë Shqiptarit! A të porositi kafe?

  -Jo! Ne kemi me vete orën e Gjyshit për ta pastrue, një Sarkisuf treqind vjeҫarë prej Florini. Ai nuk i beson kujt përveҫ Teje për këtë sahat që ka kalue dorë më dorë për ma shumë se dhjetë breza.

   Kreshniku e mori orën i emocionum e kur fillojë me e hapë, tha:

  -Ky sahat nuk ashtë hapë asnjëherë që nga dita që e ka mbarue supërmjeshtri. Vonohem një orë me të. A keni kohë me pritë?

  -Ne dumë me ia dhanë Gjyshit sonte! Për Atë presim edhe ma shumë…

   Pa e mbarue Jetoni fjalën, në dyqan hynë motrat binjake të Kreshnikut. I dhanë dorën civilit e u takun me Binjakët sikur nuk i kishin pa kurrë e hynë në magazinën e dyqanit… Kreshniku e mbaroi pastimin e orës e ua dha. Jashari e pyeti:

 -Sa të kushton haku i punës që bane, Usta Kreshniku?

 -Për sahatin e Atij Burri nuk shkojënë parët te Unë se mi levizin Gjyshit eshtnat në vorrë!

   Kur i përcolli, u tha mirë u pafshim. Dy ditë në Deҫanë e dy ditë në Gjakovë ishin shumë të suksesshëm. Thesarët e Bankave ishin të bllokum. Kur i hapën me ndhmen e forcave të specializume, pasuria e tyre ishte e paprekme. Iventarizimi u ba i hollësishem. Proҫes vërbalet origjinale i mbajtën Jetoni e Jashari sëbashku me skemën që përcaktonte vendndodhjen e thesarëve bashkëngjitur me datat e hapjes e mbylljes… Gjatë javës në vazhdim Bankat punuan me orarë të reduktumë (shtatë me dymbëdhjetë). Të Hanën në orën trembëdhjetë punonjesit e Bankave të Pejes, Deҫanit e Gjakovës u  gjenden të mbledhur në sallën e Biblotekës Gjimnazit Pejës për të fillue trajnimin pesë ditorë, nga ora trembëdhjetë deri në tetëmbëdhjetë. Kureshtja e përsonelit mësimëdhanës ishte e madhe e në veҫanti për Fatjonën e Besjonën… Ditën e tretë Jetoni e Jashari u gjeten përballë tyre në koridorin e katit të dytë. Ato ndaluan e baiseduan ma shumë se dhjetë minuta. Të nesermen në sallën e Biblotekës biseduan një gjysëm ore… Seminari vazhdonte e punonjesit e Bankave ndjeheshin mirë. Ndryshymet viheshin re në përgjigjjet e Tyre. Të Premten pasi e përfundun trajnimin u ndanë përzemërsishtë. Civili që nuk hyni asnjë ditë mrena rrethimit të oborrit Gjimnazit po i priste me makinë te porta… Atë natë arritën në Babaj të Bokës në pragperedim të Diellit. Gjyshit i shëndrisnin sytë nga gëzimi… Pas darke duke pi kafe, pa pritë Jashari tha:

 – Gjyshë! Unë e Jetoni kemi njoftë vajzat Binjake të Kadri Alisë nga Shtupeqi i madhë i Pejes. Punojnë mësuese në Gjimnaz. Kanë mbarue Universitetin në Zagreb me Kaltrinën e Hallës Lirije. Ne kemi menue me u fejue me To. A mundesh me shkue te shtëpia Kadri Alisë për të bisedu me familjen e tyre!

 -Po more djem, po! Nesër mrama Unë e mbaroi këtë punë. Në mëngjes shkoni te dy në Rahovec e mirrni dajen Rushit. Mbasdite me Rushitin e Tahirin shkojë te shtëpia e Kadri Alisë. Nëqoftëse doni, mund të vini edhe Ju të dy me Ne. Unë u pri!

  I priten shumë mirë e ndjen kënaqësi për ardhjen në kullën e Tyre të Alushë Ramë Shqiptarit nantëdhjetë e nantë vjeҫarë. Pas darke kur të gjithë heshten, Alushi tha:

 -O Kadri Alia! Unë sonte të jam drejtue në shenjë respekti të veҫantë për famljen e Ali Haxhisë, me të kërkue vajzat Binjake për Binjakët e Tahirit, djalit Tem. Ata janë tridhjetë vjeҫarë.

 -O Kreshnik thirri ҫikat të vijnë këtu!

 -Po Babë!

  Çikat hynë në Dhomën e Pritjes e qëndronin në kamë me veshtrimin e tretur në dysheme. Duke i vështrue mendushem, Kadriu u tha:

 -Moj bija! Ju mbaruat shkollën e lartë e nuk i shkelet amanetet e Mia me kambë. Shumë herë kjo Kullë a ba rrëmujë për hatër Tujë. Një herë kërko njanën e njëherë kërko tjetrën. Jam i shqetësum shumë. Ka pesë vjet që më ashtë prishë gjumi. Ashtë hera e parë që u kërkojnë të dyjave. Po për kë? Për dy Kreshnikë Binjakë që Bota i njeh për shkenctarët më të mirë në lamin ekonomik… Nëqoftëse jeni të kënaqme nga kjo kërkesë, i thoni Nanës Tuj po! Në të kundërtën mos tu shikojë ma në Dhomën e Pritjes. Shkoni në kuzhinë bashkë me Kreshnikun e na ktheni përgjigjje pa u vonue. Po arritet në një medje të dyja se këta djem janë të pershtatshëm për jetën Tuj na bani kafet e na bini dy shamija. Kështu në shtëpinë Tonë e në shtëpinë e Alush Ramës le të ndizet gëzimi flakë!

  Binjaket dolen kokëulme e të pranishmit ngelën gojëkyҫun në pritje të përgjigjjes Tyre. Kadriu kryembështetun në shuplakën e dorës majtë ndersa Alushit i dridheshin lehtë mustaqet nga emocionet… Përgjigjja u vonue… Hapja e derës i ҫliroi të pranishmit nga ankthi. Kreshniku hyni fytyrëqeshur e dy Binjaket të skuqme në fytyrë e me tabaka në dorë pas Tij. Njëra shpërndau kafet e tjetra  tabakan me dy maramat ia la në dorë Kreshnikut. Atmosfera në Dhomën e Pritjes mori flakë… Alushit duke rrufitë kafen i ra të fikët. Civili që rrinte në koridorë u ngrit. Me makiën e Milicisë e nisën për në spital. Heshtja e pushtojë Dhomën e Pritjes. Binjakët në makinen e Tyre jashtë rrethimit të Spitalit dridheshin nga shqetësimi për shëndetin e Gjyshit… Kur u kthyen u shkrehen pushkë e urimet rridhnin lumë për Alush Ramën. Të nesermën në emisionet e lajmeve në Televizorin Shtetënorë dhanë një kronikë të zgjerume për këtë eventiment. Kur e panë Binjakët, Jashari i tha civilit:

 -Do të ankohemi në Presidencë se na kë cenue jetën Tonë private. Kjo nuk ashtë detyra Jote! Pa u ankue Ne të lutem jep dorëheqje nga misioni që ke, pa ba Ne një relacion për qendrën!

 -Pse flet me gjuhë ekstreme?

 -Ahh! Po flas se Ti i kalon kompetencat e Tua e ndërhynë në jetën Tonë private për tu ba i njohur me imformacionet e Tua. Ne nuk dum ta dimë a na njeh e gjithë Bota apo jo! Ti bane atë që nuk bahet pa na pyetë. Duhet ta dishë se po të ankohemi në bazë të dispozitave ligjore në fuqi, të denojnë me pushkatim… Këtë veprim nuk e bajmë se na vjen shumë keq. Ti ke familje, grua e fëmijë që nuk e meritojnë të vuajnë për budalliqet qe banë…

  Ai duke u dridhë e i tjetërsum u ul në një karrige qe kishte ma afër e i ra të fikët. Binjakëve u erdhi keq. E ndihmunë. Kur u përmed u kërkojë falje… Kur Jashari fytyrëqeshur e duke tundur kryet takoi magnetofonin e xhepit Atij i ra të fikët për herë të dytë. Nuk e braktisen edhe pse ishin neveritë me Të… Ambulanca erdhi e shoqërume me dy fugona policie e një zjarrëfikse. Policët me pistoleta në dorë u drejtun për te Binjakët.  Civili tjetër u doli para me distiktivë në dorë. Ata i futen armët në brez e u largunë pa thanë asnjë fjalë. Ambulanca e mori civilin e nuk e pan ma. Në jetën e Binjakëve ajo natë u regjistrue; “Natë e pa gjumë”… Në Kullën e gurtë të Alushit festa zgjati njëzet e katër orë. Urimet nuk shterronin. As kangët e vallet nuk kishin të sosun. Në valle u përfshi edhe Hallë Lirija me paterica… Pas tre ditësh Binjakët me Kalterinën, në orën katërmbëdhjetë e parkun makinën para Gjimnazit të Pejes. Nuk vonoi e erdhen Binjaket. Hynë në makinë e po përqafoheshin me Kalterinën. Pa i mbaru Ato përqafimet, Jashari e parkoj makinën te hyrja e Restoranti ma të mirë në Pejë… Pa marrë porosinë, në Restorantë hyni Kreshniku me vëllain e Tij të vogël, Dardanin. Sa u përshëndeten Ata, kamarierat erdhen aty e po qëndronin në kambë pa folë. Si zunë vendet me nge, Kreshniku tha:

 -Mirë se erdhët në Pejë! Baba më ka thanë për Ju; ”Mos të mbahen të lidhëm mbas zakoneve të vjetra. Djemtë janë shumë të ngarkum me punë. Nuk kanë kohë për të humbë!” Çfarë planesh këni lidhë me jetën tuaj familjare?

 -Ne me tridhjetë mbasdite nisemi për Beograd. Do të punojmë pesë muaj atje më ftesë të Shokut Tito. Meqenëse kohën e kemi të kufizume, erdhem për të porositë katër unaza Florini. Gjyshi na ka dhanë katër Lira Turke për ta krye këtë punë. Të Shtunën në darkë Ne të dy, Baba, Daja, Rama e Shaban Radogoshi bashkë me Kalterinën do të vijmë në shtëpinë Tujë me ҫelë udhë. Ju do të vini të Ejtën për darkë në shtëpinë Tonë. Kështu më ka thanë Gjyshi në pamundësi shendetsore me ardhë vetë; -Tha Jashari fytyrëskuqëm…

Vijon…

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *