WASHINGTON D.C: Ambasada siriane në Wyoming Avenue në Kalorama Heights në Washington D.C, mbetet tani pa të dërguarin e lartë në kryeqytetin amerikan. Në deklaratën e saj më të fortë, të Administratës Obama, për gjatë konfliktit të vazhdueshëm të brendshëm në Siri, sot mori një hap relativisht të rrallë duke shpallur “non grata – person i padëshirueshëm”, të dërguarin e lartë sirian në SHBA, raporton Politiko
Në titullin e saj kjo gazetë diplomatike e Washingtonit ” Një diplomat më pak në Washington “, shkruan sot se Shtetet e Bashkuara, kanë dëbuar diplomatin e lartë të Sirisë në Uashington duke e shpallur atë person i padëshirueshëm, për të protestuar kundër masakrës në Houla.
Nga Departamenti i Shtetit zëdhënësesia e saj Victoria Nuland sqaroi se: “Kjo masë e fortë është marrë në përgjigje të masakrës së 25 majit në fshatin Houla, sot Shtetet e Bashkuara kan informuar autoritetet siriane, se I ngarkuari me punë ambasadori Jabbour Zuheir, ka marrë letërn zyrtare të dëbimit të tij nga Shtetet e Bashkuara. Ai ka 72 orë për t’u larguar nga vendi.”
Zonja Nuland, theksoi se Administrata Obama ka marrë këtë masë në koordinim me vendet partnere, duke përfshirë Australinë, Kanadanë, Spanjën, Mbretërinë e Bashkuar, Italinë, Francën dhe Gjermaninë.
Në skemën e madhe të ndërtimit të marrëdhënieve diplomatike, kjo është më serioze deri sa arrihet në një vendim të këtillë shkruan Politico, mbasi sipas saj Diplomatët e huaj gëzojnë imunitet të veçantë në bazë të ligjeve ndërkombëtare. Por, konventat ndërkombëtare lejojnë që një vend mikpritës për shkaqe të forta të deklarojnë çdo diplomatë, një persona non grata – person i padëshirueshëm, dhe të paraqisën kërkesën që ai ose ata të largohen nga vendi i tyre, brenda disa orëve.
Për këtë arsye kërkesa është paraqitur sot në një notë zyrtare, diplomatike nga ana e Departamentit të Shtetit dhe bën pikërisht atë që administrata Obama po kërkon nga Jabbour të largohet brenda 72 orëve. Në këtë ligj ka raste që edhe Jo-diplomatët mund të shpallen non grata – person i padëshirueshëm. Deklarata mund të jetë e njëanshme ose reciproke në një përgjigje, në qoftë se lë vendin pritës një diplomat, vendi i tij largon menjëherë diplomatin e atij vendit tjetër për në shtëpi, duke iu përgjigjur me të njëjtën natyrë diplomatike.
Nga mënyra e deklarimit dhe që është përdorur deri tani të dy diplomatët përjashtohen gjatë mosmarrëveshjeve diplomatike.
Siria, e tërhoqi më parë ambasadorin e saj nga Washington DC, në dhjetor 2011, në përgjigje të mbylljes së Ambasadës së SHBA-së në Damask. Kur një ambasador, nuk është brenda vendit, qeveria e atij vendit tjetër dergon një diplomat i cili quhet I dërguari i lartë./BEQIR SINA/