Serbia faktor destabilizues ne Ballkan

Mr. Fejzulla ABDULLAI

 

POZITA GJEOGRAFIKE  DHE GJEOSTRATEGJIKE E GADISHULLIT BALLKANIK-

FAKTOR PËR PARAQITJEN E KONFLIKTEVE TË ARMATOSURA

 

Gadishulli Ballkanik me pozitën e vet është i pozicionuar në Evropën

Juglindore. Ndaj në fillim në vija të shkurta do t’i tregojmë kufijt e

Evropës Juglindore si rajon më i madh, e pastaj kufijt e Gadishullit

Ballkanik, në suazat e të cilit, në këtë shkrim, do bëhet fjalë për

destabilizimin dhe paraqitjen e konflikteve të armatosura në

historikun e shtetit jugosllav.

Evropa Juglindore.- Shumë autorë janë të mendimit se Evropa Juglindore

përfshin një hapësirë më të gjerë në krahasim me Gadishullin e

Ballkanit. Kufiri i saj fillon prej Austrisë në veriperëndim gjer në

Turqi në lindje, ose më saktë, prej Vjenës gjer në Stamboll. Madje,

prej Karpateve gjer në Adriatik. Në këtë gjeohapësirë është përfshirë

Podunavja e Mesme në veri, dhe në jug Gadishulli i Ballkanit që

përfshin hapësirën në jug të rrjedhjes së Danubit dhe, prej grykës së

Savës në Danub,  gjer në lumin Kupa.

Gadishulli Ballkanik.- Ky gadishull në veri me Evropën Qendrore, kufi

e ka rrjedhjen e mesme dhe të poshtëme të lumit Sava dhe të poshtëmen

të Danubit. Nga tre anën e tjera është i rrethuar me ujra detare. Në

lindje dhe juglindje e rrethon Deti i Zi dhe deti Egje, kurse në

jugperëndim dhe perëndim Deti Jon me Adratikun.

 

Disa cilësi të vendpozitës faktor për destabilizim të rajonit

 

Gadishulli i Ballkanit në suazat e Evropës Juglindore, ka një pozitë

gjeografike të privilegjuar dhe gjeostrategjike të rëndësishme. Ndaj

mund të thuhet se nga rajonet e tjerë të Evropës, ka një dallim mjaft

të theksuar sepse paraqet një hapësirë neutrale dhe është urë kaluese

ndërmjet Evropës dhe Azisë. Me këtë pozicionim mundësohet edhe lidhja

e Evropës Veriore me Mesdheun në jug. Pra, si zonë e këtillë, Ballkani

mundëson lidhjet nga lindja në perëndim dhe nga veriu në jug. Ky është

rast i veçantë që nuk e ka ndonjë rajon tjetër në Evropë, ndaj për

këtë arsye aty janë gërshetuar edhe interesar e fuqive të kohës.

Lindhjet natyrore kanë mundësuar që aty të kryhen shumë transakcione

ekonomike në mes perëndimit e lindjes të pasur me lëndë të para. Këtë

e ka dëshmuar historia e rajonit. Karakteristikat natyrore-ekonomike

kanë ndikuar që aty të ketë edhe   interakcione gjeokulturore. Gjatë

kohës aty janë kryer migrime të mëdha popullative të cilat kanë

mundësuar që aty të ketë një përzierje mjaft të theksuar të kulturave

të ndryshme, të lindjes me të perëndimit të cilat paraqesin një mozaik

etnik të rallë. Sot aty i ka tre popuj me kultura të ndryshme:

shqiptarë, grekë dhe sllavë. Këto kultura në mes tyre dallojnë në

gjuhë, alfabet dhe përkatësinë konfesionale. Sllavët e grekët kanë

besimin e njëjtë, kurse gjuhë dhe alfabet të ndryshëm. Shqiptarët nga

të  dy grupet e përmendura dallojnë në gjuhë dhe alfabet dhe

pjesërisht në besimin fetar.

Cilësitë e përmendura natyrore, ekonomike e kulturore, sipas

vlerësimit të shumë politikanëve të dalluar që merren me çështjen e

Ballkanit, kanë ndikuar që ky rajon, nga njëra anë të jetë në qendrën

e historisë botërore dhe, nga ana tjetër të jetë viktimë e politikave

hegjemone të fuqive të mëdha në të kaluarën dhe gërshetim i interesave

të tyre në kohët e sotme, gjë që solli gjer në paraqitjen e

konflikteve të armatosura në pjesën perëndimore të rajonit ( kjo pjesë

prej vitit 1998 quhet me emërtimin politik Ballkani Perëndimor),

ndërmjet shteteve të posashpallur nga ish republikat e Jugosllavisë së

shpërbërë.

Karakteristikat e këtilla gjeohapësinore kanë ndikuar që rajoni i

Ballkanit historikisht të ketë një përzjerje të kulturave të ndryshme,

gjë që nuk e ka asnjë rajon tjetër në Evropë. Kështu, p.sh., kur në

vitin 395 perandori romak Teodosie e ndau Perandorinë në atë të

Lindjes dhe atë të Perëndimit; madje kur në vitin 1054 kisha krishtere

ndahet në pravosllave-bizantine  e lindjes dhe katolike e perëndimit,

u mundësua që edhe Evropa të ndahet në dy civilizime- të lindjes e të

perëndimit. Si kufij të kësaj ndarje në Ballkan, disa autorë e marrin

lumin Drina.

Megjithatë, ndarja e këtillë vazhdoj gjer në shekullin e 15 e të 16

kur gadishulli u okupua nga Perandoria Osmane. Me marrjen e Stambollit

shkatërrohet Perandoria Bizantine, pastaj osmanllinjtë e okupojnë

Bullgarinë, Serbinë, B. e Hercegoninën dhe Malin e Zi. Pastaj okupohen

shumë troje të vendeve përreth. Okupimi i këtillë nga një fuqi e

kohës, solli në ndryshime të dalluara gjeopolitike në rajon.

Ndryshime të këtilla nuk solli vetëm okupatori osman, por edhe vetë

popujt qe banojnë në rajon.

 

Kush e ka destabilizuar rajonin?

 

Hapësira që e përfshinte Jugosllavia e shpërbërë, nga republikat e të

cilës u krijuan shtete të reja, tani u quajt me emrin Ballkani

Perëndimor. Ndaj në vazhdim do bëhet fjalë për destabilizimet politike

të përcjella me konflikte të armatosura në këtë rajon.

Ballkani Perëndimor, edhe pse për nga madhësia ka një sipërfaqe të

vogël, në pikëpamje etnike dhe konfesionale përbën një mozaik të

veçantë që dallon nga rajonet e tjera të Evropës Jugore.

Aty, siç është e njohur, veç shqiptarëve që janë më të vjetër, jetojnë

edhe popuj sllavë të imigruar me dyndje, duke e detyruar popullatën

vendase (iliro-shqiptare) që t’i lëshon vatrat e veta dhe të shkojë në

vende më të sigurta për jetesë. Me okupimin e rajonit ata synuan që

t’i marrin vendet me pozitë gjeostrategjike. Në fakt kanë dashur  në

tërësi ta marrin pjesën qendrore, përkatësisht luginën e Moravë

-Vardarit, dhe madje, të kenë dalje edhe në detin Adriatik dhe në

detin Egje. Këtë qëllim ata gjer diku e patën realizuar. Me dhunë ata

e okupuan pjesën qendrore e perëndimore. Këtu ata krijuan shtetet e

veta. Në pjesën qendrore të rajonit shtetin e krijoj Serbia, dhe në

pjesët e tjera shtetet i krijuan popujt e tjerë sllavë. Edhe pse

shtetet sllave u krijuan në trojet ilire, me sipërfaqe të madhe dhe me

pozite strategjike, ata, duke dashur më tepër, nuk mbetën të kënaqur

me hapësirat që i gllabëruan nga vendet fqinje. Moskënaqësinë më të

madhe, kuptohet, e patën serbët. Ky popull duke patur qëndrim

gjeopolitik, kurdoherë ka synuar që të ketë dalje në det, përkatësisht

në Adriatik dhe në detin Egje, gjë që  do t’i mundësonte të ketë

lidhje ujore me iteneraret botërore. Mirpo, megjithatë, qeveria e

këtij vendi nuk pati dot mundësi ta mbrijë këtë qëllim. Duke mos qenë

politikisht e kënaqur, kurdoherë ka synuar që ta destabilizojë

Ballkanin. Qëndrime të këtilla kanë patur edhe popujt e tjerë sllavë.

Politikat ekspanzioniste sllave, në radhë të parë serbe, situatën në

rajon më tepër e ashpërsuan në fund të shekullit 19 dhe fillim të

shekullit 20. Në këtë kohë qenë implikuar edhe interesat e fuqive të

mëdha. Për fillimin e  shekullit 20 sipas disa analistëve  Ballkani qe

“fuçi baruti” ( ne do të thoshim që edhe shek. 21 është i tillë, por

me tri vatra konflikti: Maqedoni, Kosove e Bosnjë). Në dy dekadat e

para të këtij shekulli aty qenë shkaktuar tre luftëra, dy me karakter

rajonal dhe një me karakter botëror. Luftëra të përgjakshëme aty qenë

shkaktuar edhe në dekadën e fundit. Për shkak të moszgjidhjeve

territoriale, përkatësisht kufitare, aty çdo herë ka pasur ngatëresa.

Çdo luftë ka sjellë  luftë tjetër, dhe çdo ndërrim kufijsh ka sjellë

ndërrim të kufijve të tjerë. Me fjalë të tjera, Ballkani vazhdimisht

ka qenë i destabilizuar. Disa analistë janë të mendimit se aty fshihet

“çelsi i paqës së ardhëshme”. Shkohet akoma më tutje, se aty gjendet

fitili i një eksplozivi shumë më të madh që mund të shkaktojë edhe

luftë të tretë botërore! Kështu janë  të mendimit disa analistë

politikanë. Nga kjo parashtrohet pyetja: Kush mund të jetë shkaktar i

një katastrofe  të këtillë e cila mund të fillojë në rajonin e

Ballkanit e jo në vendet e tjera të botës së civilizuar? Duke parë

rjedhojat historike të rajonit, mud të thuhet se shkaktar për një

konflikt me përmasa të mëdha, mund të jetë vetëm ai shtet që

udhëhiqet me një politike agresive- ekspanzioniste që për piksynim,

veç të tjerave, ka edhe okupimin e trojeve të huaja, për të cilat

pretendon se i ka të veta.

Me aspirata të tilla, përkatësisht me interes më të madh për zgjerim

teritorial dhe për dalje në det (pasi këtë nuk e ka), edhe pse me

pozitë qendrore në rajon, është Serbia.

 

Aspiratat territoriale serbe kanë destabilizuar Ballkanin Perëndimor

 

Ndrryshimet gjeopolitike që kanë ndodhur në të kaluarën dhe në kohët e

fundit në Ballkan, janë si rjedhojë e aspiratave të saj territoriale.

Kuptohet, çdo shtet në rajon ka synuar që të përfshijë sa më tepër

vend por, natyrisht, këtë është munduar ta realizojë në mënyrë

diplomatike, por jo çdoherë Serbia. Ky shtet i pozicionuar në pjesën

qendrore, asnjëherë nuk ka qenë i kënaqur me hapësirën që pat

përfshirë brenda kufijve të veta. Ndaj, duke përkrahur idenë për

krijimin e një Serbie të madhe, ka qenë burimi kryesor i paraqitjes së

shumë konflikteve dhe luftërave të armatosura gjatë dy shekujve të

fundit. Karakteristika kryesore e politikës Serbe gjatë kësaj periudhe

ka qenë mosdurimi ndaj nacionaliteteve dhe përkatësive fetare të

tjera. “Është i paktë numri i shteteve  në Evropë, të cilët prej vitit

1875 gjer sot të kenë shkaktuar kaqë konflikte të armatosura, dhe që,

prej vitit 1804 (Kryengritja e parë serbe) gjer më 1991, për shumë

herë ta ketë zgjeruar territorin e vet, edhe prap të mos jetë e

kënaqur”- nënvizon studiuesi kroat D. Pavliçeviq. Nga kjo shihet se

konfliktbërës, në të kaluarën e në kohët e fundit, është vetëm Serbia

e udhëhequr me politikën e vet nacionalshoviniste e ekspanzioniste.

Gjithashtu, sipas këtij studiuesi, nuk ka popull fqinj në rajon

(priashtuar Rumunët) me të cilin nuk kanë luftuar serbët dhe që nuk i

kanë marë territor gjatë dy shekujve të fundit. Madje ata kanë patur

një qëndrim diskriminues bile edhe racist ndaj pakicave kombëtare

brenda territorit serb. Rast i këtillë është me Shqiptarët,

Hungarezët, Gjermanët dhe me Turqit e muslimanët në Sanxhak e në Malin

e Zi. Brenda territorit të vet është bërë edhe spastrim etnik.

Asnjëherë territori serb nuk ka qenë i rrezikuar nga vendet fqinj, por

e kundërta, vendet fqinj kanë qenë të rrezikuar nga vetë Serbia,

konstaton ky studiues i dalluar në fushën shkencore.

 

Synimet serbe për zgjerim territorial kanë shkaktuar kriza

 

Sipas shumë autorëve mund të shihet se zgjerimi territorial, shkaktimi

i krizave të përhershëme, konfrontimeve dhe luftërave, ka qenë

politika konstante e jashtme serbe që e kanë inplementuar të dy

dinastitë dhe të gjitha qeveritë, në të kaluarën e sot dhe që qe e

përgatitur në Beograd. Me fjalë të tjera është synuar, sipas

mundësive, zgjerim nga të katër anët. Qeveria qendrore serbe

vendosmërisht është munduar të krijojë të ashtuquajturën Serbi e

Madhe. Mirpo që të krijohej  një shtet me përmasa të mëdha, duhej të

okuponte territore të huaja. Sipas tyre, vendet që do t’i përfshinin

në hapësirën e vet, i quanin si të tyre.

Për krijimin e një Serbie të Madhe, qeveritë serbe janë bazuar në dy

fakte historike, sipas tyre, mjaft të rëndësishëm. Fakti i parë

bazohet në shtetin mesjetar serb (shek. 14), i cili qe krijuar në

hapësirën e çliruar të Mbretërisë Bizantine. Ky shtet pat dalë në tre

dete, ndaj dhe në politikën serbe pat mbetur dëshira për krijimin e

një mbretërie ballkanike me dalje në det. Ky pat qenë opcesioni

kryesor i tërë udhëheqësve serbë, politikanëve dhe shkencëtarëve gjatë

shek. 19 e të 20.

Fakti i dytë bazohet në  ekzistimin më vete të patrikanës pravosllave.

Kështu, patrikana e Pejës e cila i ka patur nën administrim të gjitha

kishat e manastirët në të gjitha vendet të cilat i patën marrë

okupuesit osmanllinj, të ketë ingerencat  e pavarura.

Duke u bazuar në këto fakte, në kohën e krizës së madhe lindore

(1876-78), Serbia pat shkatuar dy luftëra kundër Turqëve. Shumë autorë

janë të mendimit se politika serbe ka qenë më agresive prej vitit

1903, kur në pushtet vjen dinastia Karagjorgjeviq. Prej kësaj kohe

Serbia ka dashur që të shkatërrojë Turqinë e Austro-Hungarinë dhe t’i

rëmbejë territoret e tyre. Veç kësaj ka dashur të merr Malin e Zi,

Maqedoninë, Kosovën, B. e Hercegovinën, Kroacinë, Vojvodinën e

Sanxhakun. Këtë qëllim, ajo pjesërisht e mbrijti gjatë dy luftrave

ballkanine kur e morri Kosovën dhe me Bullgarët e Grekët e ndajti

Maqedoninë. Mirpo nuk pati dot mundësi ta merrte Shqipërinë, sepse kjo

e fundit më 28.XI.1912 në Londër qe  pranuar si shtet i pavarur.

Aspiratat hegjemoniste serbe dhe ekspanzioni territorial, me këtë nuk

muarë fund. Në  dekadën e dytë të shek. 20, me mbarimin e luftërave

ballkanike të cilat ajo i shakaktoj për rëmbimin e mëshumë teritoreve,

dhe pasi nuk qe e kënaqur me atë që morri, ajo duke e sulmuar

Austro-hungarinë që kish okupuar tokat perëndimore të Ballkanit, qe

shkaktare për fillimin e Luftës se Parë Botërore dhe, pastaj, me

mbarimin e kësaj lufte, t’i merrte vetë keto hapësira. Pas mbarimit të

luftës, me ndihmën e fuqive të Antantës, ajo doli fituese, por

hapësirat në perëndim që i ëndërronte s’pati dot mundësi t’i

gllabërojë.  Megjithatë, ajo u zgjerua në veri e në jug. Në veri e

morri Vojvodinën (Baçkën, Banatin e një pjesë të Sremit). Në jug e

morri Sanxhakun e Kosovën. Për një kohë të shkurtër e pat edhe

Madedoninë. Ndërkaq, në këtë kohë krijohet mbretëria e SKS që prej

vitit 1929 quhet me emrin Mbretëria Jugosllave. Ky shtet u krijua me

kërkesën e fuqishme të qeverisë serbe pa vullnetin e njësive të tjera

që hynë në këtë përbërje. Kjo mbretëri me okupimin nga ana e

Gjermanisë hitleriane, u shpërbë.

Vitet e dyzeta të shekullit të kaluar qenë shansë tjetër e

hegjemonizmit serb. Në këtë kohë krijohet përsëri shtet jugosllav, i

cili gjersa u shpërbë në vitin 1991, e ndërroi disa herë emrin, vetëm

e vetëm për të kënaqur aspiratat serbe për dominim. Gjatë gjithë kësaj

periudhe kohore në pushtet ka dominuar poltika serbë. Shqiptarët,

kuptohet, pasi nuk i kanë takuar popullatës sllave (serbe) kanë qenë

të margjinalizuar në politikën shtetërore. Ata (shqiptarët) edhe pse

më të numërt prej tre kombeve të tjerë që krijuan republikat e veta

(Maqedonët, Malazezët e Sllovenët) , nuk patën mundësi që të krijojnë

një gjë të tillë.

Në fund të shekullit të kaluar Serbia tentoi edhe njëherë që të kriojë

Serbinë e Madhe duke synuar që t’i merr tokat perëndimore të cialat

s’pati dot mundësi t’i merr gjatë luftrave ballkanike e pas LPB, por

me këtë, pasi pësoi disfata të paparashikuara, morri fund realizimi i

idesë dhe projekteve qeveritare për krijimion e një shteti të madh

serb, i cili do dominonte në një pjesë të Ballkanit, ose, siç quher

sot, Ballkani Perëndimor. Vitet e nëntëdhjeta të këtij shekulli qenë

vendimtarë për krijimin e shteteve të reja në rajon. Qeveria

fashistoide serbe e udhëhequr prej një komunisti (bollsheviku)

ultranacionalist dhe pro rus, nën hijen e mbrojtjes së integritetit

territorial të Jugosllavisë social-komuniste e cila po shpërbëjësh,

shkaktoi luftëra të përgjakshme gjenocidale dhe spastrime etnike që

s’i ka parë asnjëherë historia e Ballkanit. Shkaktar i krizave dhe i

luftërave që u shkaktuan në trojet e Jugosllavisë së shpërbërë qe

vetëm Serbia e askush tjetër.

 

 Edhe në fundin e shekullit të kaluar Serbia qe shkaktare e

konflikteve të armatosura

 

Në  fundin e shekullit të kaluar hapësirën e  Ballkanit Perëndimor e

patën përfshirë  ndryshime të theksuara gjeopolitike dhe demografike

të përcjella me konflikte të armatosura. Në këtë hapësirë të çqetësuar

qe pozicionuar Jugosllavia titiste e themeluar gjatë Luftës se Dytë

Botërore. Pas vdekjes së udhëheqsit të këtij shteti artificial, filloj

shperbërja e cila në vitet e nëntëdhjeta qe përcjellë me konflikte të

armatosura.

Edhe pse në këtë shtet ekzistonte një federalizëm formal, aty qenë

paraqitur shumë gabime- kështu mendonin serbët. Megjithatë nënvizon

Pavliçeviq (studiues kroat), në vend të serbëve dhe mbretit të tyre,

tërë pushtetin e muar komunistët me Tito-n në krye. Pasi me këtë

politikë titiste nuk u pajtuan serbët, ata së shpejti e muarë aparatin

shtetëror, qeverinë qendrore, komandën në ushtëri dhe diplomacia u

serbizua tërësisht, konstaton ky studiues në shkrimin e tij “Velika

Srbija-izvor stalnih kriza i ratova” (shqip: “Serbia e Madhe- burim i

përhershëm i krizave dhe luftërave”). Në këtë kohë kur Jugosllavia

serbizohej, shumë pjesë serbe ekonomikisht qenë favorizuar më tepër.

Në këtë kontributin më të madh e patën Sllovenia dhe Kroacia. Ndërkaq,

duke u paraqitur një moskënaqësi tek kroatët, në vitin 1971 paraqitet

revolta e quajtur “Hrvatsko proljeqe” (“Pranvera kroate”), e cila

brutalisht u shtyp nga regjimi komunist. Nga ky shkak udhëheqsia

komuniste në vitin 1974 mundësoi të aprovohet kushtetutë e re, me anën

e së cilës republikave u jepen të drejtat e shtetit, kurse myslimanëve

boshnjak u jepet statusi i kombit.

Megjithatë, moskënaqësi përsëri ka ekzistuar. Çështja  kosovare akoma

nuk pat qenë e zgjidhur. Kërkesat e popullatës shqiptare të Kosovës të

cilat pasuan  një vit pas vdekjes së Tito-s, qenë kategorikisht

hedhur. Me kërkesat e kosovarëve në radhë të parë nuk u pajtuan

serbët, ndaj reagimi i tyre ka qenë i menjëhershëm duke ja tërhequr

autonominë Kosovës. Procesi i shpërbërjes së Jugosllavisë siç shihet,

fillon pikërisht aty.  Në vitin 1986 Akademia e Shkencave Serbe me

paraqitjen e Memorandumit e ringjalli planin për Serbinë e Madhe.

Ultranacionalisti e shovenisti Sllobodan Millosheviqi, në fjalimet

famëkeqe të tij, vazhdimisht  apelonte që kjo ide të realizohej me

paqë ose luftë, por duke përkrahur më tepër këtë të dytën, gjë që më

vonë edhe ashtu ndodhi. Pas shkatërrimit të Lidhjes Komuniste të

Jugosllavisë (1990), më 1991 Serbia me ushtërinë jugosllave të

serbizuar, së pari e sulmon Slloveninë e pastaj Kroacinë. Në  Slloveni

lufta zgjati vetëm rreth dhjetë ditë, kurse në Kroaci më gjatë

(1991-95) duke u shndërruar në një kasaphanë të vërtetë që nuk ka parë

asnjëherë historia e Ballkanit e më gjerë. Numri i viktimave e i të

plagosurve ka qenë tejmase nga të dy palët. Ndërkaq, pas disfatave që

i përjetoj në këto dy luftëra, Serbia filloi ngadalë të tërhiqet nga

ideja për shndërrimin e Jugosllavisë në Serbi të Madhe. Mirpo,

megjithatë, me shpresë se do del ngadhnjimtare, ajo e sulmon  Bosnjë e

Hercegovinën. Edhe në këtë luftë qe e zhgënjyer. Aty pati disfatë të

madhe spese veç të tjerave, nuk pati dot mundësi t’i merr hapësirat

për të cilat ëndërronte për kohë të gjatë. Në këtë mënyrë, nënvizon

Pavliçeviq, “…përfundon ëndrra dyshekullore mbi Serbinë e Madhe, për

mbretërinë e Dushanit, për daljen në det, për Serbinë si hegjemone e

Ballkanit si dhe “për të gjithë serbët në një shtet””.

 

Shpresa e fundit Serbisë i mbeti në Kosovë

 

Me mbarimin e tre lufterave ne tre shtetet e posa formuar te ish

republikave jugosllave ku Serbia pësoi disfata të paparashikuara, tani

ajo krejt forcat e saj politike e ushatarake i orientoj në jug,

perkatesisht ne hapesiren e Kosovës. Këtu qëllimi i saj qe që

definitivisht ta okupojë Kosovën (kuptohet, pa shqiptarët). Kjo qe

edhe shpresa e fundit e Serbisë millosheviqjane. Mirpo, megjithatë ajo

këtu hasi në një qëndresë të fortë të shqiptarëve të cilët qenë

organizuar në një ushtëri të përbërë nga të rinj shqiptarë nga të

gjitha trojet shqiptare. Qëllimi i kësaj ushtërije qe që t’i mbrojë

hapësirat shqiptare dhe të çlirohet njëherë e përgjithmonë nga çizma e

kulçedrës  përbishëse serbe.

Përkundër qëndresës heroike të shqiptarëve të Kosovës, Sërbia edhe

këtu hyri në një luftë të përgjakshëme. Lufta filloj më 28 shkurt të

vitit 1998, pas sulmit  të ushtërisë jugosllave në fshatrat Likoshan

dhe Qirez të Drenicës. Prej kësaj date gjer më 23 mars të vitit 1999

lufta u zhvillua në mes Ushtërisë Çirimtare të Kosovës (UÇK) dhe

forcave militare jugosllave. Bashkësia ndërkombëtare duke i parë

pasojat e paparashikuara që do t’i sillte kjo luftë, qe e detyruar që

vetë të angazhohet në detyrimin e Serbisë që ta ndalë  luftën e të

largohet nga territori i Kosovës. Këtë ajo e bëri me ndërhyrjen  e

forcave të Aleancës Veriatlantike (NATO). Më 24 mars 1999 ajo i filloi

bombardimet e caqeve ushtarake jugosllave. Me përkrahjen tokësore të

UÇK-së ajo i detyroj forcat jugosllave (serbo-malazeze) të udhëhequra

nga ultra nacionalisti dhe kasapi i ballkanit Sllobodan Millosheviq,

cili u detyrua të nënshkruaj kapitullim në  qershor të vitit 1999 në

Kumanovë, të tërhiqen nga hapësra e Kosovës njëherë e përgjithmonë.

Me humbjen e kësaj lufte, Serbia e humbi edhe shpresën e fundit në

zgjerimin e vet territorial në drejtim të jugut. Tani asaj nuk i mbeti

gjë tjetër, vetëm të mundohet që ta ruajë edhe këtë hapësirë të cilën

e ka sot, se aty ekzistojnë forca të tjera separatiste nga të cilat

ekzoston mundësia që territori serb edhe më tutje të coptohet edhe të

mbetet në të ashruquajturin pashallëk i Beogradit.

Edhe pse qeveria serbe shihet se i ka humbur shpresat për nje

ekspanzion teritorial, në jug  apo në perëndim, ajo pas shpalljes së

pavarsisë së Kosovës në vitin 2008 dhe mëvetësimit të Maqedonisë në

vitin 1991, ka ndërmarrë një akcion tjetër. Tani duke u nisur me

paragjykimet e mëparshëme se kinse këta popuj që i krijuan këto shtete

nuk janë në gjendje të administrojnë vetë, përkundër vendimeve të OKB

që kurkush s’ka të drejtë të destabilizojë rajonin, ajo nëpërmjet të

shërbimeve sekrete është duke u munduar që të shkaktojë destabilim.

Për vrasjet që vazhdimisht po ndodhin në Kosovë apo në Maqedoni, ajo

fajtorë i quan shqiptarët të cilën është duke i etiketuar si

fondamentalistë, radikale-islamistë, vrasës, terroristë, e çka mos

tjetër. Posaçërisht për Kosovën mundohet vazhdimisht që para botës të

krijojë një imazh krejtësisht negativ dhe johuman.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *