Ne foto: Gjon Lulgjuraj
…Kushtuar Gjon Lulgjuraj, organizuar me 29 gusht 2021, ne sallen e kishes se Shen Palit, Detroit!
ZEF PERGEGA
Per nga nderimi, organizimi i nje grupi aktivistesh malesore dhe moderimi nga veprimtari i diaspores, ish kryetar i fondacionit “Vendlidja therret” Luigj Gjokaj, kete ore perkujtimi te shpejte e pa ndodhur ne komunitetin e shqiptareve te Detroitit, ishte me gjithe mend nje Akademi vleresimi me fjale, me vepra dhe referate. Madje e ploteson kete edhe fakti se per te ndjerin Gjon Lulgjuraj, qe humbi jete ne menyre natyrore e te pa pritur, dergimi i telegrameve nga Presidenti i Shqiperise Ilir Meta, kryeministri i Kosoves Albin Kurti dhe kryetari i PD-se te Shqiperise Lulzim Basha. Pas botimit te shkrimit tim “Brenda nje pikellimi te madh si mund ta shkruaj per humbjen e Gjon Lulgjurajt”, botuar ne revistat “Kuvendi” dhe “Albdreas. net” ne Detroit, interesi per kete figure intelektuale dhe elitare nder shqiptaret e Amerikes, u rrit. Gjoni kishte kryer studime universitare me arkeologji dhe jornalizem, por edhe ne biznes dhe muzikant, njohes i shkelqyer i gjuhes shqipe, angleze, latine, italiane dhe serbo-kroate, njeheresh themeloi dhe drejtoi per 50 vjet radiostacionin ne gjuhen shqipe ne Detroit qe nga viti 1971 deri sa nderroi jete ne Forida ne gusht te vitit 2021. Si pjestar i ekipit te orkestres “Shqiponja” sfidoi kengen serbe dhe ikuadroi ne deje dhe ne shpirt te shqiptarit, kengen shqipe ne dasma dhe aktivitete si ato te pavaresise, kryengitjen e Malesise etj. Ai ishte perkthyesi i perkryer i delegacioneve shqiptare e kosovare ne Shtepine e Bardhe. Per shume vite drejtoi organizaten shqiptaro amerikane AANO dhe “Atdheu na Bashkon”
Duke qene se ai intervistoi personalitete te larta te diaspores si Ernest Koliqi, Martin Camaj, Zef Oroshi, Prek Ndrevashen, Selehadin Velaj, Arshi Pipa…, i frymuar si malesor me Lahuten e Malesise dhe me ceshtjen e Kosoves, ishte plotesisht e motivuar kjo akademi kujtimi e vlersimi. Duhet theksuar se per realizmin e ketij aktiviteti, nje perkushtim te vullnetshem, vleresohet pervujteria e Dom Fred Kalajt dhe angazhimi serioz i aktivistit me experience te diaspores Mark Gjoka, i cili e ka njohur dhe ka bashkebunuar per shume vite me Gjon Lulgjuraj deri ne Shtepine e Bardhe.Takimin e pershendeten Preke Toma Lulgjuraj, Toni Prela Lulgjuraj dhe e bija e Gjonit juriste ne Florida, Jenifer Lulgjuraj! Aktivitetin e pasqyruan AcTv, TvSHA dhe autori I ketij shkrimi per revistat Kuvendi” e “Albdrems.ne” !
…me shume se nje motiv
I ndjeshem Luigj Gjokaj per humbjen e bashkemalesorit Gjon Lulgjuraj, i cili kishte qene ne krah si sekretar i organizates patriotike “Atdheu na Bashkon”, kryesisht e fokusuar ne luften dhe perpjekjen per lirite e te drejtat e shqiptareve ne trojet e veta ne Mal te Zi. Atje qe celur nje zyre jurudike ne Tuz per te mbledhur informacion rreth ketyre ceshtjeve sidomos nje vemendje te vecante i kushtoi zhvillimit te gjuhes shqipe ne Malesi, e drejta e simboleve dhe komunes se pavarur. Njerezit luftojne, por te mirat nuk vijne sa hap e mbyll syte. Si rezualtat i kesaj lufte dhe fronteve te tjera te betejave nga individe e shoqata, sidomos ajo Malesia e Madhe, ku Luigji eshte anetar dhe sekretar i zgjedhur disa madate, sot komuna drejtohet nga malesoret. Lufta nuk ndalet…per liri e barazi te plota!
Kam qene ne zyren e Luigjit disa here, kur ai fliste dhe kordinote punen me Gjonin, i cili krejt papritmas, pa patur ndonje semundje kronike apo te castit nderroj jete ne Florida me 11 gusht 2001, pa i mbushur 70 pranvera. Luigjit i duhet njohur perkushtimi dhe aftesia organizuese e ketyre aktiviteteve, perpjekja per ti dhene tjetrit qe nuk eshte me ne jete, meritat e duhura, te cilat i plotesoi me nje element tjeter te rendesishem, perfshirjen e autoriteteve shqiptare dhe kosovare ne nderim te vepres disa planeshe te Gjon Lulgjurajt!
Ndoshta do te ishte me mire qe dokumentari i pergatitur per jeten e Gjonit nga stacioni televiziv i shqiptarve te Amerikes, ku te dy palet e kishin per zemer njeri – tjetrit, te jepej ne fund te takimit edhe per faktin se te pakten mbi 20 vete duke kujtuar se perfundoj takimi u larguan nga salla. Duhet thene edhe pse kohe e shkurter dokumentari ishte pergatitur ne menyre profesionale. Gjithashtu mund te lexoheshin dy tri poezi, qe jane shkruar per Gjonin, por kjo nuk e zbehi forcen moderuese dhe te perpikte e te kujdesshme ne terma nga Luigj Gjoka. Brenda motivit dhe dhimbjes se tij, qe u ve re ne nje pike loti, si dhimbje per te ndjerin Gjon!
…Ndarja nga jeta e aktivistit shqiptar në SHBA, Meta mesazh për Gjon Lulgjuraj
Presidenti Ilir Meta ka shprehur ngushëllimet për ndarjen nga jeta të aktivistit dhe veprimtarit shqiptar në SHBA, Gjon Lulgjuraj. Mesazhi i presidentit Ilir Meta:
“Me hidhërim mora lajmin për ndarjen e parakohshme nga jeta të z.Gjon Lulgjuraj, personalitet i shquar i komunitetit shqiptar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, kryetar i Organizatës 75-vjeçare shqiptaro-amerikane AANO. Ideator dhe realizues për tre dekada të radio programit të parë në gjuhën shqipe për diasporën shqiptare në Miçigan dhe në Florida, ai spikati si aktivist i palodhur në shërbim të çështjes kombëtare dhe forcimit të lidhjeve shqiptaro-amerikane. Vdekja e parakohshme e Gjon Lulgjurajt, është një humbje e madhe dhe e pazëvendësueshme jo vetëm për familjen e tij, por edhe për mbarë komunitetin shqiptaro-amerikan, të cilëve ju shpreh ngushëllimet më të thella. Personalitete si Gjon Lulgjuraj, me punën, kontributin dhe veprën e tyre jetësore, i kanë bërë dhe i bëjnë nder kombit tonë. I paharruar kujtimi dhe të prehet në paqe!”
…Gjon Lulgjurajn do te kujtojme gjithomne per idealizmin dhe atdhedashurine!
Telegram nga kryeministri I Kosoves, Albin Kurti, te ciln e lexoi ambasadori i Kosoves ne SHBA, Valdet Sadiku:
E nderuara familja Lulgjuraj dhe komuniteti i shqiptarve ne SHB. Me pikellim te thelle e mora lajmin per ndarjen nga jeta, te familjarit dhe mikut tuaj e veprimtarit te ceshtjes kombetare ne Amerike, Gjon Lulgjuraj. Gjonin do ta kujtojme gjithmone per idealizmin, atdhedashurine dhe aktivizimin e tij te hershem e te parreshtur, per kultivimin dhe promovimin e kultures shqiptare nepermjet aktiviteteve te ndryshme e sidomos nepermjet programit radiofonik “Zeri i komunitetit:” ne Detroit. Angazhimin e tij te pashoq, per ceshtjen kombetare, ai nuk e ndali per asnje dite. Per kete ne te gjithe jemi mirenjohes dhe do ta kujtojme gjithnje. Ju shpreh ngushullimt e mia me te sinqerta dhe bashkendiej me dhimbje e pikellimin tuaj ne keto dite te renda!”
…Paria Demokratike nderim nga ana e opozites
Telegram ngushullimi nga Lulzim Basha kryetar i PD-se Tirane
“Me hidherim te thelle mesova lajmin e hidhur te ndarjes nga jeta te aktivistit dhe atdhetarit Gjon Lulgjuraj. Gjoni per 50 vjet i sherbeu kauzes se shenjte kombetare me nje perkushtim te jashtezakonshem. I palodhur, i kudondodhur, me nje personalitet rrezatues, Gjon Lulgjuraj shkonte aty ku ceshtja kombetare e therriste. Me largimin e tij nga kjo jete, diaspora jone ne SHBA dhe ne bote humbi nje aktivist te shquar, por vepra e tij na dhuroj gjithashtu nje mondel te vyer te patriotit e te demokratit, per te cilat Gjoni ia perkushtoi jeten dhe veprimtarine e tij. Une sot ne emrin tim personal, te PD-se dhe te opozites shqiptare, shprehim ngushullimet, per familjen dhe mbare diasporen shqiptare ne SHBA. Zoti e pranofte Gjonin ne paqen e perjetshme dhe neve na dhente forcen dhe vullnetin per te ndjekur te bashkuar rrugen e idealeve fisnike te atdhedashurise dhe demokracise!”
….Vdekja e Gjon Lulgjurajt na hidheroi te gjitheve
Telegram nga Konsulli i Nderit ne Detroit Ekrem Bardha
“Vdekjen e atdhetarit dhe aktivistit te shquarr te ceshtjes kombetare Gjon Lulgjuraj, e perjetova me nje pikellim dhe dhimbje te thelle. Une Gjonin e kam njohur qe nga viti 1970, duke bashkepunuar ne shume aktivitete e nisma ne sherbim te lirise se Kosoves dhe demokratizimit te Shqiperise e sidomos, kur ai drejtonte radioporgramin ne gjuhen shqipe “Zani i komunitetit”, ku kam patur rastin ne flas ne intervista dhe emisione te ndryshme kryesit me teme atdhedashurine. Gjoni ishte nje intelektual i formuar dhe i pergatitur, njohes i rrjedhshem i shqipes dhe gjuheve te huja, si i preferaur ne perkthime ne Shtepine e Bardhe. Cilesite dhe potencialet e tij, pa kursyer i vuri ne sherbim te kombit. Dispora humbi nje njeri te madh!”
Zevedes Presidetja e AANO, INC, Lea Bitta, ku Gjoni per 6-te vjet ka qene ne krye te kesaj organizate shqitaro-amerikane, i dergoi familjes dhe komunitetit nje telegram ngushullimi me rastin e ndarjes nga jeta te Gjon Lulgjurajt.
“Ne jemi te brengosur e me zemer te thyer nga humbja e Gjon Lugjurajt qe me te vertete ishte nje President i madh i kesaj shoqate. Ai nderroi jete me 11 gusht 20021 ne Florida. Zemrat tona do ta kujtojne ate per forcen qe na dha neve ne qellimin, drejtimin dhe krenarine ne trashegimine tone, ne kenaqesine ne bashkepunimin me nje ciltersi dhe buzeqeshje. Ne lutemi per shpirtin e tij, per bashkeshorten Shprese, per te birin e tij dhe te gjithe familjen Lulgjuraj!”
Ambasadori me i mire i ceshtjes shqiptare
…nga fjala e aktivistit Mark Prela Gjokaj
“Gjoni ka kontribuar shume per ceshtjen kombetare. Enjoh prej 50 vitesh. E kam patur fqinje. Bashke kemi qene ne disa takime te rendesishme dhe disa foto kam patur rastin ti bej, kur ai perkthente delegaciote dhe peronalitete nga bota shqiptare e Kosovoa ne ligjvenesin amerikan. Asnjehere nuk e thirren ne Shqiperi apo Kosove te ligjeronte eksperiencen e tij ne universitetet, ku student te te mund te merrnin nje leksion te mire nga bota e lirise dhe e te drejtave te njeriut. Ndaj them se ne, mesa kemi mundur si komunitet, duke patur kontributin e Gjonit dhe te shume figurave te tjera, e kemi kryer detyren tone, ndersa Shqiperia e Kosova ka shume per te bere ne fushen e nderimit dhe vlersimit te ketij angazhimi te madh te diaspores shqiptare, sidomos ne demostrata dhe emisione ne media. Gjoni ka qene ambasadori me i spikatur per cestje madhore te kombit e sot ai duhej ta perfaqesonte Shqiperine ose Kosoven ne Washington DC. Ne e kemi ftuar Gjonin dy here te ligjeroje ne kryengritjen e Malesise, ketu ne Detroit dhe njehere tjeter, kur u realizuae dokumentari artistik kushtuar vepres se Gjergj kastriotit, Heroi yne kombetar, realizuar nga dy malesore, Nik Gjonaj dhe Ndue Gjelaj, ku ne sallen universtetit Macomb County Gjoni mbajti nje ligjerate shume te dobishme e profesionale. Gjoni udhetone me shpenzimet e veta bashke me te birin dhe bashkeshorten Shpresa. Me kujtohet kur isha 14 vjec. Axha im kishte restorant dhe ndemjet nesh dhe Gjonit ishte vetem nje shtepi amerikane. Ai vinte ne restorant ku punoja, pyeste dhe ikte ne univesitet me nje kafe ne dore. Ai vishej shume mire dhe po ashtu edhe makinen e kishte te mire. Nje djalosh 20 – vjecar, qe shkelqente ne mbajtjen e flokeve dhe rrobave te reja. Kur celi biznesin e tij ne orendi shtepiake, kur shkonte ndonje shqiptare per te blere, i dhuronte falas nje qylim ose nje tavoline. Njehere e telefoni kompanine nje malesor se ia kishin derguar teper nje tavoline, te cilen nuk e kishte paguar, por recepsioniti i tha se e kishte dhurate nga Gjoni. Njehere ne nje festival ne Hamtremik kishim vu nje barbikju me pjek hotdog ne menyre qe te siguronim te ardhura per radioprogramin. Gjoni u kthye nga shkolla me kostum te bardhe dhe kollare dhe ashtu hoqi xhaketen dhe filloi t’u sherbeje klientave qe ishin vene ne radhe. Ne Florida ai organizonte festen e Flamurit. Ne njeren prej tyre u nxori leje studentave shqiptare, qe studionin ne Amerike dhe ato moren pjese me uniforme e ushtrise amerikane dhe flamurin kombetar shqiptar. Ai kishte aftesi t’i organizonte ceremonite me nje finesse klasike. Nuk kam degjuar qe asnje gazetar nga Kosova apo Shqiperia ta kene intervistuar. Po kam lexuar ne librat e shkrimtarve te komunitetit tone te jene botuar disa disa nga mendimet apo ligjerimet e dhena ne takime te ndryshme. U desht te vdiste qe te vinin telegreamet. Ai ka lene nje themel te forte e ne mbi te duhet te ngreme kullen e identitetit tone kombetar e kulturor. Ai mbeti zani i shqiptarizmit. Shqiperia e Kosova, per te cilen luftoi e foli ne radio ia kane nje borxh te madh atij dhe shqiptareve te Amerikes!”
…Perkujtojme zanin e mrekulluehem te “Zanit te Komunitetit” Gjon Lulgjuraj
nga fjala e Julian Cefaj, nje nga folesit e ketij radio prorami shqip!
“…Ne mesin perpjekjeve te bashkesise se shqiptareve ne Detroit e ne Amerike, per te realizuar jetesen ne vendin e lirise dhe demokracise, djaloshi 20-vjecar, i sapo ardhur nga vendlidja Malesia e Madhe ne Mal te Zi, punonte ne fabriken e industrise se automobilave “Chraysler” dhe ne te njejten kohe me sakrifica vazhdonte studimet e larta ne univeristet per artet liberale dhe sculpture. Pra ky i ri shqiptar t’ue kene i paisun me inteligjence, talent, shpirt ktijues, Gjon Lulgjuraj me inisiativen e tij personale themeloi radioprogramin ne gjuhen shqipe “Zani i komunitetit”, program qe kishte ne pikesynim karakterin e paster kombetar, ne fushen e informacionit, kulures dhe gjuhes, duke qendruar larg politikes. Me 11 mars 1971, ne te gjithe qytetin e Detroitit me rrethe, jehoi zani kumbues dhe i ambel ne gjuhen shqipe i te ndjerit Gjon. Ky program jepej njehere ne jave cdo te shtunde, nepermjet te cilit komuniteti shqiptar informohej me lajme locale, shteterore e internacionale si me kenge e valle shqipe per here te pare nga te gjithe trevat, me synim mbajtjen gjalle te gjuhes e tradites si amanet i pashlyer i te pareve tane….Pikerisht ne vitin 1981, studenta dhe populli i Kosoves u ngriten ne revolucion, sic ka theksuar Martin Camaj, per te kerkuar te drejtat kombetare dhe barazi shoqerore ne tokat e tyre shekullore. Ishte ma se e nevojshme qe programi yne te ndryshonte drejtim dhe per ti dale zot, te ma shume se 2 milion shqiptareve ne Kosove, te cilet persekutoheshin dita dites nga regjimi gjakatar serb. Gjoni mori pjese dhe drejtoi disa demostrata te shqiptareve ne Detroit, New – York dhe Washingoton DC, para Kongresit Amerikan, per te kerkuar te drejtat legjitime te nje popllsie shqiptare, qe vuante dekadash nen makinen ushtarake jugosllave…Per kater vitet e fudit, mbasi Gjoni u largue me banim ne Florida, e drejtova kete radio program, deri sa plotesuam 25 vjetorin e fjales shqipe radiofonike ne Detroit. Sot ne kete ore perkujtimore jemi mbledhur per ta rikujtue dhe per ti dhene lamtumiren e fundit, vellaut, shokut tone te nderuar Gjon Lulgjuraj., qe aq shume e deshti jeten, familjen dhe kombin. Kalofsh mire ne ate jete bashkepunetori yne Gjon Lugjuraj dhe te qofte i lehte dheu u Amerikes!”
…e kam patur mik te mire Gjonin
Me 4 mars 2004, duke qene ne stafin e gazetes “Illyria” kur pronar i saj ishte bznesmeni Ekrem Bardha, botova shkrimin “Pentagrami i nje shqiponje” fjala ishte per orkesten shqip me emrin “Shqiponja” Ne zyren e Gjergj Dedivanit, si pornar i angjensise turistike te udhetareve, vura re nje portret te madh te autorit Zef Shoshi kushtuar poetit tone kombetar Gjergj Fishta me lahute ne dore. E lahuten, cifteline e veshjet kombetare malesoret i moren me vete ne emigrim. Madje dikush edhe djepin, flamurin qe e mbanin fshehur, e plot orendi te tjera.
Ne vitin 1919 gjate vizites ne SHBA, Gjergj Fishta u kerkoi autoriteteve te larta amerikane njohjen e shtetit shqitar me gjuhe, simbole kombetare ne driten e orijetimit perendimor, ndaj edhe malesoret menduan se edhe ne Amerike duhet luftuar per keto ideale dhe ia nisen kesaj beteje qe ne shkurtin e akullt te vitit 1963 me nje demonstrate ne New-York per lierne e Kosoves dhe demoktarizimin e Shqiperise. Poeti yne i madh e glorifikoi luften e pshembullt te malesoreve ne trojet e veta, kundra hordhime pushtuese serbo-malazeze. Kjo veper i frymezoi malesoret, per tu kenduar shqip heronjeve e martireve, ndaj sot ato kane nje dhimbje te papershkrueshme se kane humbur nje nga zerat e paperseritur ne petagramin e ardhedashurise, pikerisht Gjon Lugjuraj, qe per 50 vjet frymoi komutetin ne perpjeke te medha per liri e pavaresi ne trojet e tyre. Ai kishte nje ze radiofonik te shkelqyer, nje aritikulacion prej aktori sa beri per vete qindra shqiptare qe e degjonin program e e radios “Zani i Komunitetit” sa nje e moshur malesore, kur e kishte pa perhere te pare i kishte thene: “A ti je Gjon Lulgjuraj, por une te dija per nga zani se je sa nje mal e tash po ti qenke trup shkurter!”
Ne mur te zyres se Gjergjit ishte edhe foto e grupi muzikor “Shqiponja”, ku vura re kengetaren Marie Dushjaj te ndjere, Gjon Lulghurajn si kitarist, Man Binaku nga Kosova, Gjergj Dedivani, Nikoll Dushaj, Mark Dedivani. Gjergji formuloi numerin e Gjonit dhe ma kaloi mua. Ate dite fund shkurti u njoha me Gjonin dhe asnjehere nuk e nderpreme komunikimin. Ai ishte i gatshem te pergjigjej ne pyjet qe i beja te cilat ne librat e mi te ndryeshme i kam publikuar. Gjoni ishte nje kitare me tela te vecante. Mbaj mend qe ate diite me tha:
“A merika te jep mundesi te shumta ne krijimin e te mirave material dhe shoqerore, duke patur oportunitetin amerikan ne luftuam per te mos shterr shpirterisht dhe e vaditem ate me kengen e bukur shqipe, si amanet i te pareve!”
Profesor Anton Lajcaj e vleresoi lart figuren e Gjonit, duke e quajtur ate atdhetar te flaket, organizator i mencur dhe kontribues i vazhdueshem per ceshtjen kombetare. Gjoni ishte krenari e vecante per ne dhe mik me gjithekend!
Gjoni e donte shume kengen shqipe. Tre jave para se te vdiste fola ne telefon dhe me premtoj se do ta gjente intervisten e Martin Camajt dhene radios se tij ne vitin 1984 dhe do te ma dergonte kaseten, por udha u nderpre edhe pse shpirti i tij shkoi lart. Jenifer e bija me tregon se Gjoni i kendote kenget shqipe sidomos ato shkodrane dhe ato te Shqiperise se mesme. Madje nje kenge popullore “Halli me nxan mua mjeranin” ma tregoi ne celualr duke pyetur kuptimin ne shqip te titullit te saj. Ne mengjesin e dites 29 gusht 2021, para se te zhvillohej takimi shkrova nje poezi, e cila per arsye teknike nuk u lexua , por e lexova vete ne ACTV ne kroniken e pergatitur nga ana ime me kete rast.
NJE KUJTESE PER GJON LULGJURAJ
Iku nje jete, ashtu si nata i grabit njerezit
Mbeti nje bote e nje emer shqiptari
E pranonte vdekjen si vullnese e Zotit
jo ate e na merr ne menyre te padukshme
…perdite pa e dite
Qelloi me fjale me e vra friken
e jetes e kurre nuk na mbushi me jete
Dhe kanga e yllit shqip kurre mos me pra
se ne zemren e shqiptarit
s’ka vend per shkja
Ky fis i leme prej lules se gurit
Kurre nuk u kthye ne vajtim
ne epitafin e amshimit lexoj:
“Gjon Lulgjuraj i gjalle ne perjetim!”
Gjoni kishte ide republikane. Per te pranishmit u shtrua nje darke, ku pjesmarresit paten mundesi te shikonin nje ekspozite me fotografi. Bashkeshortja e Gjonit, Shpresa, pranoi te me jepte nje intevite, per ACTV mbi aktiviten dhe jeten e kujtimet e jetes me Gjonin dhe te birin Leonardin! Qofte I perjetshem kujtimi i tij!
Shenim: Per arsye teknike, fotot e aktivitetit nuk mund i vendosem ne kete publikim!