MALLL DHE SHUME VUAJTJE

…promovohet libri i Shtjefen Palushajt, kujtime, ese e studime

ZEF PERGEGA

Ne mjediset e kishes se Shen Palit ne Detroit u promua libri i pare me autor Shtjefen Palushaj, me banim te Detroit te SHBA, i cili per nje kohe te gjate ka ushtruar detyren e mesuesit dhe te edukatorit nder malesore te Malesise se Madhe ne Mal te Zi. Nisur nga fakti i gjendjes pandemike, ky ishte aktiviteti i pare ne fushen e promovimit ne diasporen shqiptare ne Detroit, i nderprere gati me shume se nje vit. Ndaj dhe interesimi ishte i kenaqshem ne pjesmarrje e vleresim. Per organizimin e ketij aktiviteti, kontriboi mediatikisht dhe fizikisht pronari i Tv Albdreams. net Rush Dragu. Ne kete aktivitet pervec pjesmarresve, referuesve te zgjedhur nga komisoni organizator, moren pjese, P. Jaku revista “Kuvendi” edhe disa krijues te komunitetit, eveniment, i cili ngjalli motivin e pasqyrimin nga ACTV, ADTV dhe ai i shqiptareve te Amerikes, i pa ndodhur mediaktikisht ne jeten e komunitetit per keto raste.

Kryetari i Lidhjes se Shkrimtareve te Shkodres, Zija Vukaj, perkthyes, krijues e autor tekstesh dhe njeheresh dhe redaktori i librit, te cilin e ka percjellur me nje parathenje, solli momente te njohjes me autorin dhe familjen Palushaj. Ne fjalen e tij nder te tjera tha: “…Te besh nje jete qe jetohet dhe te shkruash nje liber qe lexohet. Shtjefen Palushaj ka bere nje jete te veshtire, por krenari te jetohet dhe ka shkruar nje liber qe eshte i nevojshem te lexohet. Ne kemi nje histori qe akoma i referohet gojedhenave, kur duhej ti refetohej fakteve. Libri kontribon ne vertetesine e fakteve, nga mund te ushqehet historia jone. Jeteshkrimi biografik i autorit eshte nje thesar i dokeve dhe zakoneve malesore, deshmi, testament per brezat e rinje, per te njohur rrenjet nga erdhen dhe ku do te shkojne. Shtjefni deshmon me kete liber perpjekjet per te care ne jete, kur faktoret e kesaj jete nuk jane te favorshem. Kryefjala ne kete liber eshte vendlindja e kurbeti, duke ia kushtuar teresisht kesaj teme te dhimbshme. Nje kalvar vuajtjesh ne sintezen e mbijeteses. Fiset malesore dhe pema e tyre pershkruar ne kete liber jane bazament i trashegimise. Autori ka perdorur dialektin verior qe e ben librin me muzikalitet e emocion. Ketu gjenden 200 fjale , qe pothuasje kane dale nga leksiku dhe 50 fjale te reja qe prej dekadash nuk jane perdorur….!”

Rafael Flloqi, gazetar ne TVSHA, ne fjalen e tij solli disa momente nga perdorimi i ketyre fjaleve ne liber, te cilat sot eshte veshtire ti flasesh dhe te percjellesh kuptimin e tyre. Ai tha se autori ka lindur ne Bjeshke dhe bjeshka vjen e fresket me gjithe, krojet gurrat, stanet ndryshe T’banat me gjithe shtegtimin e kafsheve ne vere e ne dimer me bulmetin e tyre me te cilin jetuan banoret. Ne liber sillet edhe vujatjet e autorit per tu shkolluar dhe per ta percjellur diturine tek nxenesit e tij malesore. Nje liber me vlere per te shkuaren etnologjike etnokulturore te kesaj treve me fakte te gjalla jetesore.

Anton Lajcaj, prof matematike ne Universitet ne fjalen e tij tha: “…Autori Palushaj e nis referimin qe ne femijeri, duke mos harruar te sjelle ne vemendje emrat e familjeve te nderuara ne Malesi. Libri eshte ne frymen e kohes qe e ka jetuar vete autori. Ai i permend me emocion e nostalgji personazhet qe i ka njohur, i kane bere pershtypje, per spikatjen e tyre ne ceshtje te vecanta. Leximi i librit te ngjall ndjesi emocionale dhe ta sjell kohen te fresket ashtu sic e kane jetuar. Autobiografi, qe nuk i rrin strikt vetes, por e lidh edhe me te tjere, duke e bere vepren me te zdervjellte e duke dal nga emocioni personal, per tu bêre nje vlere per komunitetin. Ky autor len nje veper trasheguese per ne. Ai e ndoqi driten per te pare per vete dhe per ta perhapur e shume fishuar ne disa breza nxenesish shqiptar ne tokat e tyre ne Mal te Zi!”

Prek Topalli njohes i artit ushtarak popullor foli gjate mbi impresionet qe i kishte lene leximi i ketij libri. Ai perpos 200 fjaleve te citura nga redaktori i librit ai kishte gjetur edhe 27 te tjera qe kishte patur veshtiresi per te ia gjetur kuptimin, por kur kishte perfunduar se lexuari i kishte gjetur ne faqen e fundit te spjeguar nga autori i librit Shtjefen Palushaj. Ai lexoi edhe nje vjershe popullore qe ia kishte kushtuar autorit. Ai shtoj se libri i Palushjat eshte jeta e vet, por Malesia dhe tradita e saj vjen ne menyre dimesionale.

Ne fund pershendeti dhe autoi i librit Shtjefen Palushaj, duke i neshkruar librat me autograf. Ai tha: “Ju falenderoj se me rritet. Nuk e paskam njohur veten. Falenderoj Zija Vuken dhe mediat, koleget nxenesit e mi qe kane suksese ne Amerike. Permes meje jane moshataret, per mes familjes time jane familjet malesore, per mes fiseve ne kete liber eshte tane Malesia.

Mendoj se ne raste te tilla duhet nje impenjim me i madh ne pikasjen e vlerave te nje libri apo krijimi, ne menyre qe te behet me interesant per ta lexuar, duke u shmang nga fryma e unit dhe butaforia e mikrofonit, per te thene dicka qe shprehet me motivin shpirteror e krijues te nje autori. Pse jo edhe njohja, porfesionalizmi, ngjizja ne njohjen elementeve te letersise dhe te shkruarit. E thjeshta eshe buka e pathyeme dhe e bekueme, eshte e bukura pa komplekse. Dasmat dhe festat jane bere me miq dhe miku nuk mbahet mbyllur. Ndonjehere i ngaterrojme rolet. Duhet kujdes i madh kur don ta nderosh njeriun, vecanarisht, kur te ka thirrur per nderim. Kur e shpenzon kete nderim me thjeshtesi, je me i bukur, me krenar se cfare pate, e dhe, shpirterisht dhe jo te ia japesh vetes, ngritjen e thembrave…ne nuk jemi bageti te shtegtuara, por nje vlere nderimi per letersine dhe ishim aty per te nderuar, punen dhe perkushtimin e autorit. Sidoqofte urime Shtjefnin per punen kembengulese, per te mberritur ne botimin e vepres se tij si dhe redaktorit qe ka punuar me ndergjegje. Suksese ne botime te tjera. Vec i nderuari din me nderue e ne duhet te mesojme prej tyre. Me duket se kjo ishte fara e mbire ne rreshtat e librit te Shtjefen Palushajt!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *