KARTOLINA IME PER GAZETEN “KOHA JONE” DHE NJE URIM I SINQERTE PER NIKOLL LESIN

Nga:  ZEF PERGEGA

Urime te perzemerta 30 vjetorit te gazetes “Koha jone” dhe botuesit te saj Nikoll Lesi. Ne ate keshtjelle qe e vume nje gur e dimin se nga te paaftit do te ishim te harruar. Dokumentari ishte me shume politik sesa vleresues. Nuk folen as per lindjen dhe as per rritjen…me shume per djegien. Disa u kredhen ne lavdin e vet. Per ata njerez qe e krijuan me shpirt te dlire dhe pa shperblim ate gazete, u tha se ishin nje grup. Ky grup ishin arkitektet e djepit qe u rrit kjo zane e fjales dhe jo sic thotë Frroku ishte nje “vajze fshatare”. Ne e dime historine…por ate nuk mund ta beje nje krasites vreshtash te koperatives dhe as nje bertites skene amator, ku dihet, amatoret çojne pluhur. Talentin, nese e ke ta ka dhene Zoti qe ne djep kur klith per dashuri dhe, as kur partia te marton, apo politika te financon…limon i shtrydh se i shtrydh do te perfundosh. Me i sakti ne ato qe u intervistuan ishte Spartak Ngjela. Nuk e di pse u lane jashte disa figura, qe ne ate djep kane lene shpirin e vet…por grupi i Tiranes edhe keta si “fshtare” te kesaj “vajze fshatare” e perdoren me shume per lavdin e vet….shiko ku jane sot, pasi perfunduan kurset Sorosiane?! Ndonjeri prej tyre te mos harroje se une e kam pare takimin ne komitetit qendror te rinise, kur erdhi ekipi i Sorosit te instruktonte keta talenta te rinje dhe me tha nje gazetar i vjeter i ndjere: “Preferojne delirantet , gjysem gazetaret dhe ato me prejardhje komuniste!” e ai vuante danken e persekucionit” Me thoni vetem nje nga te intervistuarit qe ka ardh nga kjo klase me cilesi, ide e botkuptim perendimor! Jam dakort qe Nikolla mbeti ai qe ishte qe ne nisje…pse jo i tradhetuar nga shume prej atyre qe bilbilosen ne kete dokumetar. E falenderoj Mark Simonin qe me propozoi te isha kryetar i keshillit botues, por Nikolla mendoj per Tonin Çobanin, me qe ishte mesues e mua ate te nenkryetarit. Ne ishim dakort te gjithe qe Nikolla ta merrte gazeten si me i ri, me energjik, por jo se ishte me profesionali. Lezha njihte te tjere gazetar qe kishin emer te njohur ne te gjithe Shqiperine. Une e njoh shpirtin e tij….Ata qe mori Nikolla me vete nuk ishin as u bene kurre gazetarë, moren poste e u bene me dollare dhe asgje nuk bene per Lezhen e as per gazeten qe i rriti, veçse i kthyen shpinen duke e bere kurrizin kular te servilizmit. Mendoj se ka mbetur ai qe sihte, ku te gjithe mbushen katrovat ne burimin e tij…po ai mbeti ne burimin e vet. E kam pare kete edhe kur ne vitin 1998 u ktheva tek “Koha Jone” dhe mu duk se u ktheva ne shtepine time. E pashe edhe rritjen e ndonje morri, nga qe ishte ndjere i neveritur, kerkonte te ia kthente te tjereve. Por njerezit e fjales jane te shtruar siç mbeti shprti i Nikolles qe, per hir te vertetes, duhej te kishte qene me i vemendshem ne realizmin e skenarit dhe te mos i harronte shoket, nga gishtat e te cilit dolen. Nostalgji per ekipin e gazetes “Koha Jone” dhe per te gjithe ato qe kontribun. Ne Tirane eshte Marashi, Toma, Alfonci. Ne Amerike eshte Zefi, Pjetri. Ne Lezhe eshte Kujtimi, Gjovalini, Frano…Tonini ne Tirane… dhe vinte veshur me sandale si murg ne kafen e pallatit te kulture ne Lezhe dhe mi dorezonte shkrimet per “Koha Jone” Kur u ba shef me quajti “artikull shkrues” nga Lezha. Nikolla e kujton kete rast ne redaksi dhe Mentor Kikia si kryeredaktor. Ne Itali eshte Edmon Kaceli. mjeshter i humorit dhe fotografise artistike e natyrale. E  kete rast pershendes Bardh Sejdarasin…Sido qofte jeta keshtu eshte dhe as nuk kam ne kete dite asnje problem…por kujtesa e mban ne kembe nje komb…e pse jo dhe nje gazete. Urime atyre qe kontribuan dhe zoti i pafte me te mire ne rrugetimin e femijeve. Kjo ishte kartolina ime per gazeten dhe Nikollen me zemer ne dore…Urime dhe suksese te sinqerta!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *