Punimet për ndërtimin e “Urës së Brooklynit”, zgjatën 13 vjet dhe kushtuan në atë kohë 15 milionë dollarë, Ura e Bruklin-it, është quajtur një nga 7 mrekullitë e Botës Moderne dhe është një ndër pesëmbëdhjetë urat më të famshme në Botë
BROOKLYN NEW YORK CITY : Një nga monumentet artitekturore më të njohura të Amerikës, dhe një ndër 10 urat më të famëshme në botë, ose një ndër Shtatë Mrekullitë e Botës, Ura “Brooklyn” festoi, sot 129- vjetorin e ndërtimit të saj. Përgjatë të gjithë ditës sot janë zhvilluar aktivitete festive, dukë përfshirë këtu edhe një spektakël specialë me fishekzjarre mbi urë dhe nga një koncert të madh po tek Ura “Brooklyn”. Kjo ngjarje festohet në të dy anët e urës dhe zemërn e qytetit të Manhattanit, “Big Apple”, me koncerte dhe fishekzjarrë të shumtë. Festa e madhe e cila po shoqërohet me një spektakël natyror të mrekullueshem zgjatë pesë ditë, dhe tërheqë për çdo vitë me miliona kurreshtarë nga të pesta lagjet e qytetit të 12 milionë banorëve.
Ura e Brooklynit, është një nga urat më të vjetra në Shtetet e Bashkuara. Përfunduar në 1883, ajo lidh dy brigjet qytetit të ishullit New York, Manhattan dhe Brooklynme mbi lumin East River. Me një hapësirë të bollshme me gjashtë korsi , në të dy krahët..Ura ka një vendkalim të gjërë e të hapur për këmbësoret dhe çiklistëve. Ura është e ndërtuar me dy kate me të njëjtat korsi në dy krahët ka katër linja hekurudhore vajtje dhe ardhje. Ura është e gjatë sipas sistemit të matjes amerikane 1,595.5 feet ose e barabart me 486,3 m, dhe deri në vitin 1903 ishte ura më e gjatënë botë dhe e para urë çeliku në botë.
Emri i saj origjinal fillimisht ishte një bashkim i emrave New York, Brooklyn Bridge si dhe East River Bridge , deri sa ajo u mbiquajt nga ky “bashkim” emrash” Brooklyn Bridge, një emër që ajo mban edhe sot e kësaj dite që nga 25janari i hershm i vitit 1867. Ndërsa me shkronja të mëdha metali në dy pllaka në dy prej këmbeve të saj ne lexojmë “Eagle Daily Brooklyn”. Dhe, me këtë emër është quajtur formalisht dhe zyrtarisht nga qyteti dhe qeveria qysh në vitin 1915. Që nga hapja e saj, ajo është bërë një ikonë e qytetit të Nju Jorkut, dhe u caktua një pikë referimi historik kombëtar në vitin 1964 si dhe e rëndësishëme për studimin e inxhinierisë civile në vitin 1972. Ajo është bërë pjesë e Muzeut Historik Kombëtar
Ura e “Brooklyn-it” njihet edhe për shkak të fishekzjarrëve të famshme që shpërthejnë mbi të natën e ndërrimit të viteve, si dhe është një nga atraksionet më interesante kulturore për mijëra turistë, nga e gjithë bota. Kjo urë vizitohet ose përshkrohet çdo ditë nga rreth 100 mijë njerëz
Ky vendkalim merr një rëndësi të veçantë në kohë të vështira kur mjetet e zakonshme të kalimit të lumit Lindor(East River) janë të padisponueshëm – ashtu si ka ndodhur gjatë disa ndërprerjeve të energjisë elektrike si dhe ajo më historikja pas sulmeve të 11 shtatorit, 2001.
Pak histori nga Ura e Brooklynit…!
Më 24 maj 1883, nën tingujt e bandave muzikore dhe fishekzjarreve u përurua Ura e Bruklinit në qytetin e Nju Jorkut. Vepër e arkitektit gjerman John Augustus Roebling, Ura është sipas sistemit të matjes amerikane 1,595.5 feet ose e barabart me486,3 m. Dhe është e vendosur në dy këmbë mbi lumin East River, dhe lidh Mahnatanin dhe Brooklynin. Në atë kohë ishte ura e varur më të gjatë në botë, dhe evetmja prej çeliku.
Punimet për ndërtimin e “Urës së Brooklynit”, zgjatën 13 vjet dhe kushtuan në atë kohë 15 milionë dollarë, ç’ka, po t’i konvertosh me vlerën e sotme të dollarit, do të kushtonte rreth 15 miliardë të tillë.
Në fillim, shumë njerëz i shmangeshin përdorimit të saj nga frika se mund të shëmbej. Për të krijuar besimin te njerëzit, drejtuesit e bashkisë i kërkuan pronarit të një cirku, që të marshonte bashkë me 21 elefantë nëpër urën e Bruklinit. Kjo edhe i dha fund shqetësimeve të qytetarëve se ura mund të shëmbej. Ura e Bruklinit, frymëzoi edhe gjigantin e letrave Majakovski, i cili ka shkruar një poemë që ia shton edhe më shumë madhështinë kësaj ure.
Kur është hapur për herë të parë, në vitin 1883, kjo urë ka qenë gjashtë herë më e madhe se çdo urë tjetër në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Ura e Bruklinit mori pjesë edhe në ekspozitën e madhe me fotografi të titulluar “Gjurmët e Nju Jorkut”. Ekspozita me 81 fotografi të Nju Jorkut që kishte për qëllim shënimin e 40-vjetorit të Aktit për Mbrojtjen e Monumenteve të Nju Jorkut, ishte e sponsorizuar nga Zyra për Arsim dhe Kulturë, pranë Departamentit të Shtetit Amerikan. Ekspozita që ështe prezentuar në më shumë se 50 vende të botës, paraqet gjallërinë, diversitetin dhe historinë e Nju Jorkut.
Fotografitë e Nju Jorkut, e shfaqin diversitetin e tyre me ndërtesat civile, fabrika, zyra, universitete, muzeume, parqe, objekte fetare e shumë të tjera. Duke shfaqur strukturat e njohura siç janë Statuja e Lirisë dhe Ura e Bruklinit, si dhe më pak të njohurat si Little Red Lighthouse në Menheten, ekspozita iu mundëson shikuesve historinë e Nju Jorkut, aspiratat dhe vlerat e popullit amerikan që nga 1640, e deri më sot.
Qyteti ishull (Manhattan) ka disa ura sot që e lidhin ishullin me brigjet e Hudson River me shtetin e Nju Xhersit, një urë “G.W.Bridge” dhe me dy tunele; “Lincoln Tunnel” dhe “Holand Tunnel”. Dy ura të tjera e lidhin po ashtu këtë ishull me Bronx-in “Triborough Bridge”, që shkon edhe në Queens dhe “Harlem Bridge”. Me Queens-in e lidhin tri ura “Tr.Bridge”, “Queensboro Bridge” dhe “Williamsburg Bridge” dhe tuneli “Midtown Tunnel”. Me Brooklyn e lidhin dy urat e famshme; “Brooklyn Bridge” e “Manhattan Bridge” si dhe tri tunele; “Battery Tunnel”, “Brooklyn Tunnel” e “Manhattan Tunel”. (Tunelet kalojnë të gjithë nen lum.
Duhet përmendur këtu fakti se Ura e Bruklin-it, është quajtur një nga 7 mrekullitë e Botës Modernedhe është një ndër pesëmbëdhjetë urat më të famshme në Botë.
Brooklyn Bridge!