Poezi nga Julia Gjika


SI NE SHPERTHIMET E MARSIT

 

Ai ka filluar të mungojë.

Dashuria, shall’ i ngrohtë shpirtin mbështjell,

me mollza gishtash, që pikojnë ëmbëlsi mjalti.

Tik -taku i zemrës së tij, mbush zbrazdësinë perreth.

Zemra ime dëgjon me ëndje,

dhe bën frymëmarje të thellë.

Ai ka filluar të largohet lartësive, si një re,

Por gjithmonë mbetet brenda meje.

Sytë e mij e arijnë.

Lëkura e ndjen.

Kockat, mishi, gjaku, gjithë qenia ime,

përcjellin këngën e re.

Bleron lëndin’ e kujtimeve

Si në fillim,

Si në shperthimet e Marsit.

 

 

***

 

Po të bie një ditë diku në livadhet

A në shkrepa malesh

Ku zoterojne kafshët,

Jam e sigurtë

Nuk do të më hanë.

Do të më ftojnë t’u bëj shoqëri.

Tani njerëzit janë të uritur

Kopesë së tyre i ruhem,

Se kush e di??

 

 

GRA TE MUNDUARA

 

Si mund të kundërshtojnë burrat?

Ku t’a gjejnë forcën për të grisur ligjin?

dhe traditat që janë kundër tyre?

Rrënkimi kërkon krahë, krahë shqiponje

Nata e mijëvjecarëve i ka përpirë.

Kanë humbur, përbuzja u ka mohuar gjumin

Me sy në tavanin që u merr frymën

kërkojnë një cope qiell.

Ato nuk kanë emër, as te drejta, as pronë, as zë.

Nga catitë ku derdhen lotë

Dëgjohet e qara efoshnjave

Gratë e munduara

rrojnë për të pushuar të qarat e foshnjave

Mbështetur të vogjlit pas gjirit, ngjitur lekurës

luan syri, drita e tyre

Qumështi përcillet me vrull

Tavani i dhomave përdhese bëhet një cope qiell

Gratë e munduara dallojnënë mes të errësirës paqen e foshnjave

Burrat u hedhin acid dhe u djegin fytyren.

Ato të dëshpëruarat deri në kockë

Si mund të kundërshtojnë burrat?

T’i bien murrit me kokë?

Zëri i tyre nuk numurohet

Edhe pse në shekullin e 21 jetojnë.

Ato dinë të ruajnë gjakftohtësinë,

Të mos tremben nën percen e injorancës

Që I ka mbajtur peng në shekuj.

Dënesae shurdhër ka gjetur shtegun

Sepse egziston një Zot udhërrëfyes, gjykatësi.

Ato besojnë në pranverën që ka lëshuar sythe

E nesërmja po vjen, më e bukur se e sotmja

Thotë fytyra e një ëngjëlli

Me emrin Rokhsana

 

 

 

NE BASSANO DEL GRAPPA, ITALI

 

Qyteza Bassano më kujtoi Gjinokastrën,

nga rrugët me kalldrëm.

Dyqanet në katet e parë të shtëpive,

ballkonet në katet e dytë, mbushur me mëllagat e kuqe.

Në sheshin kryesor të tipit venecian të shekujve të kaluar,

Ecte e gëzuar një turmë burrash e djem të rinj

Një djalosh mes tyre, i bindej turmës

e shtynin, e goditnin me pëllëmbë ku të mundnin,

burrat e moshuar i binin me thupër.

Djaloshi capitej i lodhur, e nuk nxirte zë.

Pothuaj i cveshur nën një vel të hollë, ngjante ireal

I dallohej skuqja e mishit në pulpët dhe kofshët.

Një kryq druri, sa gjatësia e trupit mbante mbi shpinë.

Të nesërmen do te ish dasma e tij.

Ndërsa kjo, ish’ mbremje e “torturës”,

sipas ritit të vjetër shumë shekullor, deri në ditët e sotme.

Turma, e dasmorëve dhe kalimtarëve kureshtare,

i kujtonin me këmbëngulje, se djaleria e tij po shkon.

Se kjo mbrëmje do t’ja merrte me “dhunë”.

Po mbyllej dita.

Ujrat e lumit Brenta shkisnin nën vezullime,

troftat notonin të shastisura nga zhurmat.

Vështrimet kthyer drejt Urrës d’ Alpini.

Ku do te cfaqej finalja.

Kur turma arriti përmbi urrë,

djaloshi dukej i mbaruar, rraskapitur,

Ndërsa urra e të dashuruarve, sic e quajnë vendasit,

ushtonte nga zërat,

si të ishin mbledhur gjith’ zogjtë e qiellit,

në një cucuritje fantastike, për një vendim:

Burrërisë po i hapej udha!

Ndërsa e vështroja këtë pamje magjepse,

nga larg përtej atyre maleve vinte një këngë e njohur:

“Digje moj goce digje,

Shaminë e beqarit-o”.

E përcillnin ujrat e Mesdheut,

Për të bucitur nga akustika e urrës me tavan druri mbuluar,

që i ngjante një shtëpie me banorë nga bota,

të bashkuar në një këngë të njohur.

Djaloshi nga Bassano, drejt altarit shkonte,

mbi shpinë ngarkuar mundimin,

në një premtim solemn,

për jetën që të nesërmen në cift fillonte.

 

 

AI PO FLE

 

Kushtuar vellait tim te dashur qe u nda nga jeta aksidentalisht 20 vjet perpara

Nganjëherë kujtimet vinë me shpejtësi

Si shpejtësia e erës,

kur ngre grumbuj gjethet e vjeshtës.

Të vijne në sy, është kënga emallit, këndohet

nga zëra që nuk janë pranë teje.

Vëlla, ti nuk e di sa larg kam shkuar, prapa diellit!

Por sot më gjete, erdhe me një frymë

si atëhere kur ktheheshe nga shkolla, në shtëpinë e gjyshes.

Në majë të gishtave hyje pa u ndjerë në kuzhinë.

Ku ajo ulur në gjunjë pranë sobës,

shikonte lakrorin në furrë, tek piqej.

Ti i zgidhje përparësen,

tek ngrihej me përtese, i binte përdhe

e nëpër këmbë i ngatërrohej.

Ditëshkurtër! – të thosh, ku je?

Pas kurrizit të saj, s’e mbaje të qeshurën

Asaj i dilnin nga sytë lotë, lotë gazi.

Keshtu sot pa undjere erdhe tek une

Te me sjellesh lote malli

Tani atje në atë qytet të vogëlqë na riti,

ka ardhur sërish pranvera.

Mbi kalldrëmet e lëmuara,

lëvrin I blerte bari .

Kujtimi yt, hyn në shëtitjet e mbrëmjes,

në bulevardin që dehet në erë bliri.

Me humorin tënd qeshin yjet.

Ka kaluar kohë e gjatë.

Kënga e gjetheve,

Më sjell fëshfëritjen e pardesysë tënde të lehtë

fësh- fësh

që e kishe blerë 200 lekë, me rrogën e parë

Fryn flladPrilli.

Breron shi i imët si ai mëngjes.

Ishe mjaft i ri për të shkuar.

ndaj nuk të dorëzohej kollaj zemra.

Zëri i nënës ka mbetur tek ne

e bindur thosh,

apo për të na qetësuar: Aipo fle!

Shtatë ditë që kish hyrë Prilli.

 

 

 

NJE BURRE SHTETI

 

Një burrë shtetinuk i shkon fytyra e ngrysur.

Jo vetëm nga fotografia duhet të buzëqeshë.

I qeshur nga natyra duhet të jetë.

Urtësinë e përcjellin fytyrat e qeshura.

Burri i shtetit mbahet mend,

kur të prek qoftë dhe me një mollëzë të gishtit,

Si gruaja me fluks gjaku në Bibël, preku veshjen e Krishtit

dhe morri fuqi.

Pastaj kur këndojnë si Barak Obama,

Kengen Let’ stay together, te Al Green

I’m so in love with you,

Burri ishtetit është bërë një me popullin e tij.

Kjombahet mend dhe hyn në histori.

Për detaje të vogla në dukje flasim

Burri i shtetit kur ka fytyrën behar,

populli beson se ushqehet shpresa e madhe.

 

 

ME THUAJ

 

Në se banon në qytetin ku celin trëndafilat,

Oborret e shtëpive rrethuar me kangjella

rrugët me kalldrëm të nxjerin në bulevardin e madh,

që kundërmon nga lulja e blirit.

Më thuaj,

Verës a të vij?

Të prekim dhe të dëgjojmë muzikën e mbrëmjes,

Që ka shëtitur e shëtit në ato rrugica.

Me thuaj

se je atje dhe me prêt e unë do të vij me një frymë,

Të gjejmë fëmininë që pas la lodrat për të tjerë,

në qytetin me emrinParizi i vogël.

 

 

ATJE E KISH SHTRATIN PRANVERA

 

Pranvera është ajo,

me hap të përcëlluar vjen sot.

Ka luftra nëpër botë,

ka shkelur nëpër hirin e nxehtë

mbetur nga zjarre terroristesh.

Vjen ngadalë,

si ëndrra që e shohim në prag mëngjesi.

Fytyrë ëngjëllore me ngjyra qiellore,

ajo vjen të na bekojë.

Drurët e mocëm te cveshur,

tregojnë lekurën ku theksohen vitet.

Shtepia ime e fëminisë larg përtej oqeanit

kundërmon nga lulja e majit.

Më duket se atje kam qënë gjithmonë,

por ne mendje kam vetëm mëngjeset në dimër

Kur soditja herët nga dritarja,

rrugën e mbuluar nga bora dhe qetësia.

Pastaj ditën kur mbushej nga zerët e fëmijeve,

që rëshqisnin me ski tatëpjetë rrugicës

e qeshura e Kozetës dhe Ladit,

kur Rikoja i hidhte në mes të pirgut medëborë.

Ato zëra të lumtur,

si bardhësia e atyre ditëve që kanë mbetur pas më pushtojnë.

Atje lulëzonlulja e Majit, dorëzonja i thonë.

Tori, miku im me flokë gështenjë nuk është më,

Por lehjet e tij i kam në vesh.

Sa e bukur ishte ajo shtëpi

dhe kënga e udhës sime.

Atje e kish shtratin pranvera

ngrihej prej andej, për ti dhënë botës gjelbërim.

Atje vatra e ngrohtë, atje djepi im.

 

 

ENDRRA E NJE BURRI

 

Hajkos i pëlqen të pikturojë.

Akoma s’ka gjetur vend në pikturat e tij,

endrra e babait.

Hajko një mëngjes e la Amerikën.

Iku në Europë.

Sot është endacaku dyzetvjevar,

pasi shëtiti Amerikën Qëndrore,

atë Latine, si u thek në Karraibe,

u përhumb në vendet nordike.

Njëherë u bë me krahë,

kur pa ëndrrën e tij,

në shtëpinë e re buzë lumit.

Mirënjohja puthi duart e prindërve,

Zbukuroi catinë me drita në prag të krishtlindjeve.

Nën pemë vendosi dhuratat sekrete,

Për motrën Erikë, mbesën tre vjece Sabinë,

për partneren Matildë.

Cokollata për të gjithë.

Kur treni fishkelleu herët një mëngjes,

u kujtua për udhë.

Iku në kerkim të ëndrrës së një burri,

pa dhënë mjaft dashuri,

që kurrë s’është mjaft,

Iku larg.

Mbriti atje nga ish nisur i jati, djalë njëzet vjecar.

Hajko në kërkim të ëndrrës së babait dy herë u plak.

Kur t’i bejë vend në pikturat e tij,

Babai nuk do të jetë për t’a duartrokitur.

 

 

KENGA E EMIGRANTIT

KUSHTUAR K.K

 

Nuk e di c’u bënë sytë e nënës,

Fytyra e bukur,

Duart që mblidhnin radhiqen e Marsit,

Lutjet e saj në muzg.

Apo duart ebabait,

që ndiznin qirinj nëpër kisha,

në qytetin e 40 shenjtorëve

sa hapej dita.

Do doja të vdisja aty,

por jam i huaj për atë dhe tani.

Në një tokë të huaj, nga malli vuaj.

Ky ishte ndëshkimi i udhës së gjatë.

E mora kur isha kërthi,

mbi shpinë si kryqi iKrishtit më ri .

Djalërinë time nuk e panë as prinderit, as të afërmit.

As zërin tim nuk ma dëgjuan.

Këndova në shumë gjuhë të botës.

Me vehte gjuhën e nënës fola.

Tani mezi e kujtoj castin,

Atë cast kur i ktheva kurrizin detit të dashurive.

Nuk di c’u bënë sytë e nënës.

Duart e mëdha të babait, c’u bënë s’e di.

Si nëpër ëndërr më vjen kënga e valëve.

Bën të më prekë e dot s’më arrin.

Saranda, parajsa e botës, të vdisja aty.

Në lotin e erës dalloj të qarën e nënës.

Pulëbardhat mbajnë peng mallin e saj.

I vetëm jam, si në një qeli.

Mëmbytin kujtimet që nuk shuhen.

O njerës, vuajtja ime është e thellë.

Po të mallkoni ndonjë, që ua ka sjellë në majë të hundës,

I thoni mbetsh pa Atdhe

si unë.

 

 

KUR SHEMBESHIN LISAT

 

Juve ju denonin dhe ne na detyronin te duartrokisnim denimin tuaj.

Sollzhenicin

Nga thirrje histerike,

Tronditej pylli deri në rrënjë.

Dridhej i tëri.

Strukej natyra nga dhimbja.

Kohë kur shëmbeshin lisat.

Kur njerës urdhëronin njerës të vrisnin njerës.

Njerës të detyruar nga njerës,

duartrokisnin vrasësit njerës.

Kur shëmbeshin lisat,

qielli pa shëmtinëe krimit

dhemadhështinë e lisit.

Akoma ka turma të atij sistemi

Që ushqejnë ate system te zi

mehisterizëm ?

 

 

GRATE E DIKTATOREVE

 

Gratë e diktatorëve

nuk shkojnë kollaj nga parajsa e humbur.

Me duar plot,

duke bërë grabitjet e fundit,

hiqen zvarrë- zvarrë.

Përballë tyre mbyllen portat,

portat e jetës mbyllen.

Rrokullimën marrin,

në hicin e braktisjes, në terr.

Mallkuar nga varfëria e popullit që therret:

Ne kemi fituar!

Ato akoma rruajnë aftësinë e të dukurit.

“Trëndafili i shkretëtirrës”

Kërkon duartrokitje,

që askush në botë nuk i jep më.

Kjo për to është tjetër vdekje.

Vdekje e përditshme.

Vehtja gërryen vehten,

duke filluar tek sytë.

Ku me shpejtësi fiket cdo gjë.

Kush jeni ju tani?

Ku Zoti do që të jeni?

Agonia pyet pa marrë përgjigje.

 

Prill, Maj 2012


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *