New York : Polica arreston vraresin e një fëmijë mbas 33 viteve
NEW YORK CITY : (METROPOL) Numëri 1 i policisë së New Yorkut, Komisioneri Ray Kelly, lëshoi sot një deklaratë, për median menjëherë pas arrestimit këtë mëngjes, të një personi, i cili dyoshet; se ai ka vrarë 33 vite më parë një fëmijë të moshës 6 vjeç , në vitin 1979. Zoti Kelly tha se “Një individ tani po mbahet në paraburgim, mbasi ai ka bërë deklarata të tij të para hetuesve të New York Police Department, dhe se ai është i përfshirë në zhdukjen dhe vdekjen e Etan Patz, 33 vjet më parë.” tha Kelly, duke shtuar se :” Ne po presim që ky person të japë detaje të mëtejshme më vonë gjatë marrjes në pyetje nga hetuesit tanë”. Sipas shtypit njujorkerz, thuhet se i dyshuari, quhet Pedro Hernandez, është latinë dhe u kap dje në qytetin Camden, të New Jersey.
Polica, tha se muajin e kaluar, zhdukja e Etan Patz, u fut përsëri në qendër të vëmendjes së shërbimeve sekrete kombëtare amerikane, kur dy axhenistë më të mëdha FBI dhe NYPD, patën filluar, për të hetuar në një bodrum në lagjen e Manhattanit – Soho, duke përdorur disa prova të gjetura nga një njeri “duarartë”, i cili kishte lënë shenjat e gishtave dhe ishte mik me familjen e djalit 6-vjeçarë, të konsideruar i humbur.
Etan Patz ishte zhdukur, ndërsa ai 33 vite më parë po kalonte në këmbë nga një rrugë pranë shtëpisë së tij – në Rrugën Prince, disa blloqe nga ku ishte stacioni i autobusit shkollor. Zhdukja e tij bëri një lëvizje mbarëkombëtare, tek policia, e cila u angazhua maksimalisht për të gjetur fëmijën e humbur , por deri dje “opericioni” për gjetjen e tij nuk kishte patur sukses. Në muajin Prill të këtij viti, u bë ri-hapja e çështjes, e cila zgjoi emocionet e vjetra, sidomos për prindërit Etan, të cilët kurrë nuk i “hiqnin”syt e tyre, sa hare kalonin aty nga ajo papafingo, ku kishte kaluar për herë të fundit djali i tyre. Ata thonin gjithmonë se ” shpresonin që djali i tyre një ditë do të kthehej”.
Raportet e gazetës njujorkeze New York Times, citojnë një zyrtar i zbatimit të ligjit, i cili u ka thënë atyre, se hetuesit dhe agjentët e FBI-u, e ndoqën me shumë kujdes, hetimin gjatë këtij muaji, duke theksuar se kishin pasur të dhëna që njeriu që u kishte dhënë informacionin për hetuesit, nuk ishte e i përfsihrë në asnjë nga të dhënat e mëparshme publike. Por, një tjetër zyrtar i zbatimit të ligjit i tha NY Times, se prokurorët dhe hetuesit kishin ruajtur disa prova të njeriut që duket se kishte shkrehur revolverin, por gazetarve u thuhej e kundërta, e këtij versioni, gjoja se hetusit nuk kan prova “.
Personi në fjajë duke shtuar ka thënë se Hernandez ishte konsideruar si” njëri prej të dyshuarve dhe po kontaktohej në mënyrë të fshehtë prej hetuesve, pa i dhënë atij të kuptojë sepse po bëhej fjalë. Një zyrtar i policisë së New Yorkut, tha se, edhe pse ai(dorazi) nuk ishte menjëherë i qartë, në pohimet e tij me hetusin e fshehtë, kur ai u bë objekt i interesit të tyre, poliicia bëri arrestimin e tij. ” Një burim tregon se mbas DNA edhe vetë Hernandez pranoi para hetuesve se: “Unë e bëra atë vrasje para 33 viteve.”
Sipas gazetës New York Post , “njeriu që u arrestua dhe po mbahet në burg u tha hetuesve sot, se ai 33 vite më parë e patë “gënjyer” djalin me karamele, dhe disa lodra, deri sa e futi atë në bodrum dhe goditi me armë zajrri, Mbasi e vrau, ai e copëtoj trupin e tij dhe e futi në qese plastike, duke e heudhur në kazanin e grumbullit të plehrave”. Një hetues i tha kësaj gazete sot se ky njeri ishte i njohur për hetuesit, dhe ka jetuar në lagjen Patz në kohën e zhdukjes së djalit. “
Kjo kthesë e papritur e hetimeve 33 vjeçare, i jep NYPD një shans për të rishpallur vrarësin e vërtet të çështjes misterioze të mbajtur nën kontroll nga FBI, e cila kishte marrë rolin udhëheqës gjatë hetimeve në Rrugën Prince në SoHo, muajin e kaluar. Policët vendorë thuhet se ishin të pakënaqur me çdo sugjerim të FBI , kur thuhej se ata kishin vënë re një të dyshuar në rastin, ose kur thonin se Polica e New Yorkut, kishte “dështuar” në mënyrë të përshtatshme për të hetuar raportet. FBI thoshte se “ka pasur derdhje” të informacionit nga të dhënat konkrete në këtë ndërtesë në kohën e zhdukjes së Etan.
FBI kishte ri-intervistuar dhe marrë në hetim për këtë ngjarje dhjetëra persona. Në mesin e tyre ishte edhe një i dyshuar i quajtur Othnieli Miller, pas tij u morë në pyetje edhe ish-gruaja e tij e cila pohoi se ai në atë kohë përdhunoi një mbesën saj në moshë të re.
Etan Patz u deklarua nga NYPD dhe FBI i vdekur në vitin 2001, dhe i dyshuari kryesor, më parë ka qenë Jose Ramos, një banor i lagjes Drifter Village East. Policia, mendoi se “ai u gjet përgjegjës për vdekjen e Etan në një rast të vitit 2004 , në bazë të informacionit nga një telefonatë anonime, ndonëse Ramos gjithmonë shpalli vetpafajësinë e tij (ai tha se ai kurr nuk mund të ketë marrë një djalë që mund të ketë qenë Etan në apartamentin e tij për seks, pastaj policias e liroi atë). Ramos ka kryer një dënim me burg për ngacmim të fëmijëve, por jo të këtij rasti tha policia./Beqir SINA/
NYPD Releases Surveillance Video Of…
video http://www.usatoday.com/news/nation/story/2012-04-20/nyc-search-etan-patz/54443044/1