Çdo 8 Mars – Poezi nga Elinda Marku dhe nje pershendetje nga Qendresa Halili

Çdo 8 Mars

Të gjithe kerkonin lule për Nanen

Une kerkoja Nanen për lulet!

Sapo u rrita me dite me t’than

Gezuar 8 marsin,

Ty te fshehen ke vorret!

Qysh atehere gjysmen e shpise

E kisha atje,

Gjysmen tjeter tek andrrat!

Femijet nuk i ngroh shpia

Jetimet nuk i ngroh as dielli!

Të gjitha shoqet e mija

I fshihnin lulet për nanat e tyre

Une qe s’kisha nane

T’mos i shihja!

Teksa çdo 8 mars ikja tinzash

E vija tek vorri yt

T’me shihje!

E dija se malli yt për mu

Ishte ma i madh

se shkretimi im për ty!

Çdo 8 Mars,

ndihem ai femija i hutuar

Të cilit ia fshehen nanen ke vorret!

Dhe rri e lemoj foton tande me sy!

Deri sa syte, me bahen uje!!

Atdheu im asht vorri yt,

S’kam qare pa e pshtu!!

URIM ELINDES NGA QENDRESA HALILI

Krejtve Grave Urime, por kesaj Grua mas’shumti ne Bote, Elindes sime!

🤍

Të Faleminderit per gjithcka qe ke e qe je! Te Faleminderit Zotit e dashurise hyjnore qe te kam njoft ty e per gjithe keto vite qe ke qene mentori ma i mire i jetes sime e per krejt dashurine e ndihmen qe ma ke ofru e ma ofron çdo here, ani pse ka vite qe s’jemi pa, por per njerezve qe duhen me shpirt, asgje nuk ua dobeson lidhjen e dashurine shpirterore.

🤍

Ti je nje Superwoman qe ke per ti qendru çdo kohe, çdo sfide, çdo lufte… Ti je pertej vet Kohes, ndoshta Ti je edhe vet Koha!

Nderrojn sezonat, ndryshon moti, ikin vitet, por, ama ti, ti Elinda Marku, kurre nuk zhdukesh, a tretesh, a humbesh…! Ti, je perherë e jetueshme, e kerkueshme e dashurueshme!

Gjithmone, je e ke per te qene idoli ime, dashuria ime e inspirimi ime i perjetshem… biles pertej te limitueshmes ekzistence e botes njerzore, sepse ti ia kalon edhe Njeriut!

Te don e perqafon fort Qendresa jote, sahere e perhere te ruj e mbroj ne zemren e mendjen time, me dashurine ma te madhe qe kam a kam pas ndonjhere per nje Grua!

Happy Mother’s Day and many many more!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *