T I
Ti je shteg që më çon në vullkan
Ti je zjarr që më djeg, e më zgjon
Unë asgjë përveç teje sot nuk kam
Më jep frymën dhe më nxjerr nga një hon!
Që kam rënë pa e ditur se ku jam
Bëj të ngjitem, së andejmi s’mund të dalë!
Ti je drita që e humba bashkë me sytë
Ti je kohë , nuk je ditë, nuk je muaj, nuk je vit
Je e ngjitur krejt për mua ditë për ditë!
Je një shtesë e domosdoshme që të nxit!
Për të qënë ai qe s’je e s’mund të jesh
Gjitha llampat qe u dogjen për t’i ndez
Për të parë atje ku s’mbrrin asnjë shqiponjë
Ti je ditë e ditëpërditëshme që të mbron
Nga një sulm pa kalendar e pa jehonë!
14 SHKURT 2021