Nga Rush DRAGU
Ky ishte fundi i bisedes me një nga bashkpuntoret e hershem të AlbDreams Media.
Në fillimet e janarit 2021, një emer i njohur nga komuniteti shqiptar në Amerike, me një karrierë në “Zerin e Amerikes”,promovues i Nane Terezes, krah i PDK dhe kryesisht i Hashim Thaçit. Mik dhe idhetar i Adem Demaçit, flet me mua në telefonin personal atë ditë. Ai ,megjithese është më shumë se një gjysem shekulli në Amerike,nuk nget makinën,nuk perdor internet dhe smartphone. Eshtë i abonuar në gazeten e majte “The New York Times”,në revisten “Time”. E do vendlindjen, megjithese shkon shume ralle atje. Kam lidhur më shumë mardhënje virtuale me të, mbasi nuk jemi takuar kurrë me i dhënë dorën njeri tjetrit. I kam qëndruar korrekt në komunikim ,çdo herë në çfarë do kohe e pozicioni të kem qënë. Kam publikuar shkrimet e tij çdohere dhe punuar në fotot e postuara nga të autorizuarit e tijë. Kam vëndosur kohë dhe pa kohë deklarata dhe spote të tij televizive në retrospektivë por, edhe koherente.Më së shumti keto, promovuese të punës së tij dhe gjithmonë me kerkesën e tij.Nuk ka ndonjë gjë të keqe, se nga ne thonë “kush nuk levdon veten, iu djegtë ksolla”
Edhe pse kur të telefononte, sapo niste biseden, ose te drejtohej me “Ti”, ose me emer në mënyren e thirrorit.E tejkaloja nisjen e bisedes, në atë menyrë aq të pakulturuar,kjo ngaqë mbivlersonte shumë veten dhe paragjykonte të tjeret.Nejse. Kultura e tij ngjasonte shumë me autodidaktet, se sa të një njeriut të arsimuar në auditoret e shkolles.
Të them të verteten, ka qënë shume bujar me ne, duke treguar vlerat e krahines nga ka prejardhjen. Duke ditë nevojat financiare të mediave në pergjithesi dhe të atyre në megrim, ai nuk ka mbetë kurrë pa financuar AlbDreams Media, për të cilen ne ja dimë shumë për nderë.
I kemi qëndruar në krah, edhe ateherë kur të tjeret e kanë sulmuar keqas, se shumti me të padrejtë dhe, kemi prish shpesh aleanca , sipasoj e qendrimeve tona pro tij. Për kohën e kemi mënduar si të drejtë, edhe pse kuptonim pozicionin e tij “i majte”
Por, le te kthehemi tek dita që ai është merzitur me ne, për të vetmen arsye se ne mbanim anën e Trump dhe ishim kunder globalizmit nderkombtarë.
Pikrisht e solli biseden tone telefonike tek “globalizmi” dhe “Trumpizmi” .
Ne i sugjeruam të lexojnë dhe gazeten “The Epoch Times”, ose të ndjek televizionin “NewsmaxTV”. Në atë moment ka kercyer dhe tha se ato janë media PRO TRUMP. Ju përgjigjem se po.Zoti Trump ka qënë president i SHBA dhe është në detyrë akoma, ia kujtuam
U perpoq ta ulë nivelin e debatit se, ketu nuk bëhet fjala “se është buka e keqe”. Jo zotni (gjithmone iu drejtuam me Zotni e ai kurrë në menyrë zyrtare e as shoqerore, por si apartçik partiak i kohes se diktatures, që u drejtoheshin njerzeve të thjeshtë) ne e kemi fjalen për mediat e Amerikes. Ai humbi fillin dhe në menyrë arrogante dhe, pa piken e lezetit tha : KETU I NDERPRESIM MARDHENJET ME JU!
Faleminderit Zotni për kontributin gazetaresk dhe financiar.Ta dime për nderë.
Kurrë nuk do ti shkruanim keto rreshta, sikurë mos të dilte pak dite më vonë në një television dhe të fyente të gjithë ata bashkeatdhetarë të tij, që kishin votuar Donald Trump. Kurrë nuk do të kishim shkruar për të, sikur mos të fliste shume të paverteta në lidhje me Trump dhe qëndrimet e tij në Ballkan. Shkurt ka berë një genjeshter të madhe televizive.
Por, ai i ka dyert e hapura për tu rikthyer përseri në AlbDreams dhe ta dinë se nuk ja bëjmë ketë ftese se u frikesuem, se do të na mungojnë tash e mbrapa financimet e tij, por se nuk ka pse prishet me të gjithe, pa asnjë lloj arsyet. Shkurt “M’nihet si femija”