Poezi nga Lulezime Malaj

Vjeshtë në pyll…

Hedh supeve pylli, velin e florinjtë,

Rreze vjeshte baret ndën drurë.

Ros’ e egër nëpër kënetë,

Gagarit mbi panjën e arrirë.

Flet’ e pemëve shkëputen,

Më bien supeve pirouette,

Si në meshë vjeshtës i luten,

Të shtroj’ qilimin e kuqërremtë.

Një deg’ e florinjtë përkulet,

Dhe shi fletësh bien prore.

Në heshtje pylli i përulet,

Diellit me dritë argjëndore.

Drejt një shtegu që humbet,

Nga bar’ i dendur ndën pemë,

Mështeknës si shandan në rresht,

I këpus një thupër t’bardhëllemë.

Shteg i verdhëz më çon tutje,

Ku koçimaret jan’ ndezur zjarr,

E lumtur çapat hedh me ngutje,

Përtej boronicat me të kuq’ lar’.

***

Ja! Simfoni ngjyrash platiten!

Lejlekët.. foletë lën’ e mërgojnë.

Veç hëna me syn’ e venitur,

Kthimin e tyre ëndërron.

———————————-

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *