Per kete gur, bahet fjale tek fjalet …
Vendlindja ime tash asht
Njai guri i zallit
Qe mbaj ne parvaz te dritares ne te majte te shtratit!
Te dy shohim vazhdimisht te njejten anderr
Edhe pse te dy fleme nje ore po nje ore jo!
Ai sheh n’anderr lumin
Ujt e kullue zgjohet
Une shoh n’anderr shiun
Edhe une zgjohem ujt e kullue!
Ende nuk ndjej pendese
Pse e mora me vete kyt gur!
Ndoshta prej se asht i vetmi
Te cilit i rrefehem
Per te gjitha mekatet
Sidomos ato mekate qe nuk ma mbajti me i ba!
Te gjithe me pyesin per gurin!
Nuk me pyesin qe une t’u pergjigjem,
Nuk cuditen pse une e mora gurin tim me vete
Pendohen pse edhe ato nuk e kane nje gur
Sall se une e kam!
Ka nga ato qe besojne
Se ky gur rrezikon me m’ba filozofe!
Teksa nje filozof me akuzon
Se une e kam c’gurzu kete gur te mjere
Pasiqe, guri qenka i rande vetem ne vend te vet!
Anipse ne vendin prej ku kena dale une e guri
Edhe gurt e vorreve
Lujne vendit tet’he tice!
Le ma gurt e zallit
Qe shtrohen trotuaresh
Ne qytete t’huja metropolitane!
Shtrohen oborre bordellosh, a oborre azile te cmendurish! ….
Vendlindja ime asht
Njai gur zallit
Qe i mora lumit tim FAN ne FIERZE!
Nga frika se nuk muj me ndejt larg
E mbaj gurin peng ne dritare!
Qe edhe ne me ndodh me u kthye tek lumi
Sall me pagezu shejtin e kthimeveKthej duke e dite se atdheu im
Tash me pret atje ne dhe te huaj
Ne parvaz te dritares
Ne te majt te shtatit!
6Muci Xhepa, Frrok Kovaci dhe 4 të tjerë