Vatra dhe Dielli dje dhe sot simbole të globalizmit dhe komunizmit bolshevik në SHBA

Klajd Kapinova

“Diell i flakët është guverna demokratike e Enver Hoxhës, e cila pa dyshim është e fortë si brenda si jashtë. Brenda, përveç veprave të tjera konstruktive, ka mundur të zbatojë reformën agrare me rrënjë dhe të transformojë Shqipërinë nga një çiflik bejlerësh në një tokë të fshatarëve dhe të punëtorëve. Jashtë, për here të parë në historinë e saj Shqipëria e vogël qëndron ballëpërpjetë dhe di t’ua jap xhevapin kapadainjëve që i bien në qafë, qofshin të humbur si Greqia, qofshin të mëdhenj si Anglia.” (“Dielli”, 27 nëntor 1946).

Klajd Kapinova

Vitet kalojnë me shpëjtësinë e erës, por historia me të mirat dhe të këqijat e saj, duhet shkruar dhe thënë ashtu sikurse ishte, në të shkuarën e saj të palavdishme të Federatës Panshqiptare “Vatra” dhe shtypit të saj, gazetës globaliste veteran “Dielli”, të komunitetit tonë këtu.

Studiuesi veteran i komunitetit shqiptaro amerikane Idriz Lamaj, në një vështrim të tij historik mbi ecurinë e lëkundur pro komuniste të simotrave Federatës Panshqiptare “Vatra” dhe organit të saj telperdredhur “Dielli”, nënvizon pa dorashka qëndrimin e gazetës “Dielli” ndaj qeverisë komuniste të Shqipërisë së diktatorit Enver Hoxha dhe Qeverisë amerikane gjatë viteve 1945-1955.

Nga ky këndvështrim historik, del kjartë fryma dhe shpirti i thekur komunist i peshkop Nolit, i cili pa suprizë shpaloset hapur në simpatinë histerike dhe dashurinë e pakufi që ai kishte për komunizmin, leninizmin, stalinizmin, bolshevizmin dhe liderët e tij.

Peshkopi ortodoks imzot Noli, me gojën e gazetës pro komuniste dhe bolshevike “Dielli”, proteston hapur dhe harbutshe kundër mosnjohjes së Qeverisë komunisto fashiste të Shqipërisë nga ana e vendeve perëndimore të Europës antikomuniste dhe antibolshevike ruse dhe sidomos ndaj SHBA-së, vendit kampion të demokracië botërore. Asokohe në faqet e turpshme të gazetës propagandistike globaliste komuniste “Dielli” shkruhet, se: “Çdo gjë në Shqipëri shkon në rregull. Enver Hoxha gëzon mbështetjen e plotë të popullit shqiptar.” (“Dielli”, 7 prill 1945).

Fan S.Noli dhe Enver Hoxha © Klajd Kapinova

Autori mendjemprehtë dhe skrupuloz Lamaj, esencialisht na jep një situatë jo të këndshme të organizatës dhe organit të saj, kur me fakte historike na tregon se nga mesi i vitit 1945, kur UNRA pati dërguar, si ndihmë ushqimore, 9500 tonë grurë dhe miell dhe pritej të dërgonte çdo muaj nga 10.000 tonë, gazeta “Dielli”, duke i lënë në heshtje këto ndihma, fillon t’i japë një përkrahje të plotë Bashkimit Sovjetik. “Dielli” pohon i gëzuar se sovjetikët e diktatorit kriminel Stalinit, njohën qeverinë e re shqiptare, ndërsa vendet perëndimore po e sabotojnë atë.

Udhëheqësit komunistë vlerësohen kështu: “Udhëheqësit e Shqipërisë së re janë anëtarë të partisë komuniste. Ata besojnë sinqerisht në revolucionin e tyre. Ata do të vendosin demokracinë pa marrë parasysh format propagandistike që përdor qeveria e tyre.” (Glenn A. McLain, “Albanian Expose”, 1952, faqe 61).

Dhe fletushka propagandistike komuniste bolshevike shqiptaro amerikane nuk ndalet me kaq. Histeria e saj arrin kulmin. Kështu në nëntor, kur në Shqipëri bëhej propagandë mashtuese e madhe për zgjedhjet  “demokratike”, që do të zhvilloheshin më 2 dhjetor 1945, “Dielli” shkruan: “Le të mos dyshojmë aspak mbi demokracinë, shtypin e lirë dhe zgjedhjet e lira në Shqipëri. Shqipëria kurrë më parë nuk ka pasur zgjedhje më të lira se zgjedhjet që do të zhvillohen me 2 dhjetor të këtij viti.” (“Albanian Expose”, f.61).

Logjika e shëndoshë e studiuesit Idriz Lamaj ecën në rezonancë me argumentin historik, se simotrat e infektuara me virusin vdekjeprurës komunist: ““Dielli” dhe “Vatra”, nuk kishin asnjë të dhënë se çfarë po ndodhte brenda në Shqipëri. Ishin të informuar vetëm nga të dhënat që u jepnin përfaqësuesit komunistë shqiptarë, që vepronin në Kombet e Bashkuara, pranë shërbimit jugosllav.”

Pra, asokohe editori komunist i “Diellit”, globalisti Bolshevik Qerim Panariti me dijeninë edhe të Nolit të kuq, në mënyrë të tërthortë, e cilëson Ministrin e Jashtëm Amerikan (Sekretarin e Shtetit) si profashist dhe, për herë të parë, në vija të gjera, fillon përkrahjen e Moskës, duke cilësuar politikën sovjetike ndaj Shqipërisë si politikë të një vendi të vërtetë demokratik.

E kthyer verbalisht në një fletushë apo fletërrufe muri propaganistik në formë rutine 100% komuniste “Dielli” e mbyll vitin 1946, duke kritikuar Perëndimin në këtë formë: “Diell i flakët është guverna demokratike e Enver Hoxhës, e cila pa dyshim është e fortë si brenda si jashtë. Brenda, përveç veprave të tjera konstruktive, ka mundur të zbatojë reformën agrare me rrënjë dhe të transformojë Shqipërinë nga një çiflik bejlerësh në një tokë të fshatarëve dhe të punëtorëve. Jashtë, për here të parë në historinë e saj Shqipëria e vogël qëndron ballëpërpjetë dhe di t’ua jap xhevapin kapadainjëve që i bien në qafë, qofshin të humbur si Greqia, qofshin të mëdhenj si Anglia.” (“Dielli”, 27 nëntor 1946).

Gazeta globaliste proletare bolshevike “Dielli” e imzot Nolit të kuq, sikurse simotrat e e saj komuniste në Shqipëri, si gazetat: “Z(h)ri i Popullit”, “Puna”, “Bashkimi” “Zëri i Rinisë” etj., me bijat e tyre komuniste në shumë qytete të Shqipërisë, ecin në një linjë dhe platform të parapërgatitur antinacionaliste, antidemokratike, antishqiptare etj., kur rihapin frontalisht një fushatë tjetër të ashpër përbaltje, shpifjesh, denigrimesh, polemizuese kundër nacionalistëve, kundërshtarëve të vendosur politikë të regjimit komunist.

Ndër të tjera asokohe editoriali (I hartuar nga bashkëpunimi komunist Noli-Qerimi) marksist brutalisht shkruan, se: “Si të gjith reaksionarët e tjerë në botë, ashtu edhe ballistët tanë, të emigruar në Itali e gjetkë, kanë marrë ofensiva, në mos me armë, po të paktën me pendë e propagandë. Si duket besojnë seriozisht që për së shpejti do të kërcas një luftë ruso-amerikane, e cila do t’i shpjerë nga syrgjyni në Tiranë. Shpresat e tyre duken fare të kota. Ballistët tanë kanë vdekur moralisht dhe nuk mund të ngjallën më. Nga ana tjetër, lufta nga e cila kanë shpresë të ngjallën nuk mund të ngjajë aq shpejt sa t’u hyjë në punë. Nuk ka shqiptar aq budalla sa të mos dijë se ballistët tanë vdiqën një herë e mirë, po sa falimentoi politika e tyre. Bashkëpunuan me fashistët italian dhe nazistët gjerman me shpresë që të fitonin luftën tok me ta. Me këtë taktikë jo vetëm vranë veten por vranë edhe Shqipërinë. Desh perendia, dualën në shesh partizanët me Enver Hoxhën në krye dhe jo vetëm nxorën Shqipërinë nga hendeku i vdekjes, po e vunë në radhën e të gjallëve pranë shteteve aleate. Guverna e Enver Hoxhës jo vetëm shpëtoi Shqipërinë nga vdekja po tani i vë themele të patundura shtetit me reformat dhe veprat konstruktive.” (“Dielli”, 26 mars 1947).

Urretja ndaj SHBA-së dhe Qeverisë së saj antikomuniste, nuk ka të sosur edhe pse editori Qerim Panariti dhe vetë imzot Noli i kuq jetojnë me të gjithë të drejtat dhe liritë e njeriut (përfshie dhe ato fetare) në vendin kampion të demokracisë amerikane.

Në editorialin perves të tipit bolshevik, kritikohet hapur Doktrina e Trumanit kundër komunizmit në Europën Perëndimore dhe botë si “profkë për të fituar votat e reaksionarëve amerikanë, si manovër diplomatike e cila nisë në Greqi dhe në Turqi dhe një meze e vogël për fabrikat amerikane që bëjnë topa dhe xhephane për evzonët dhe anadollakët.” (“Dielli”, 26 mars 1947).

Nuk është e rastësishme që kundër komunistëve të kuq të “Vatrës” dhe “Diellit’, që vazhdojnë të vegjetojnë edhe sot në vitin 2020 tashmë në New York dhe jo Boston, intelektualë antikomunistë vijueshmërisht, kanë fshikulluar me pendë dhe mendje të hollë frymën e keqe globaliste komuniste të simtrave në fjalë.

Duke iu rikthyer kohës së shkuar disa dekada më parë dhe duke u mbështetur edhe nga burimet historike të pasura arkivore, që studiuesi shqiptaro amerikanë Idriz Lamaj ofron për shqiptaro amerikanët dhe në tërësi për botën shqiptare, shohim se: “Në mars të këtij viti, fillon botimi i gazetës “L’Albanie Libre”, organ i Blokut Kombëtar Indipendent, e cila zhvillon një fushatë të aspër kundër “Diellit” dhe “Vatrës” për mbështetjen që i bëjnë regjimit komunist. Kjo gazetë nuk lexohej në Amerikë me përjashtim të disa personave dhe nuk kishte ndonjë efekt në komunitetin shqiptaro-amerikan, për arsye të mungesës së qarkullimit. Në të njëjtën pozitë ndodhej edhe gazeta e Ballit Kombëtar, “Flamuri””.

Në vazhdën e punës dhe misionit rutinë, të paramenduar komunist dhe neo-komunist, me ndërgjegjë të lartë  vazhdimisht në faqet e saj bolshevike propagandistike gazeta “Dielli”, ka mbështetur kandidaturat socialiste globaliste, me pikpamje internacionaliste komuniste në SHBA. Asokohe shumë dekada më pare, gazeta e majtë komuniste “Dielli”, një rendësi dhe mbështetje të hapur i dha kandidaturës së liberalit globalist ekstrem Henry Wallace, i cili, ishte në garë në zgjedhjet presidenciale në SHBA.

E njëjta situatë e ka ndodhur edhe në tre dekadat e fundit edhe me kandidaturat socialiste amerikane, si: Bill Clinton, Barok Hysen Obama (babai i të cilit ishte antar i partisë komuniste në Afrikë dhe SHBA), Hilary Clinton dhe së fundi me familjen e korruptuar poltike dhe financiare të Joe dhe Hunter Biden, ku hapur editori i kohës sonë Dalip Greca jo rastësisht ecën në një linjë me paraardhësin e tij bolshevikun dhe komunistin globalist Qerim Panaritin.

Duke shikuar me shume kujdes studimin serioz të veteranit të komunitetit tonë Idriz Lamaj, shohm se të gjitha problemet që trajton “Dielli” asokohe janë tipike komuniste globaliste, kundër politikës së jashtme të Qeverisë amerikane. E njëjta gjë ndodh edhe në vitet në vijim. Pra, Organizata Panshqiptare dhe shtypi i saj në mënyrë sinkronike janë antiamerikane edhe pse ndodhën brenda tokës së bekuar amerikane.

Kështu komunistët peshkop Noli dhe Qerimi propagandist e cilësojnë politikën e jashtme amerikan si ekspansioniste, ashtu sikurse thënë gjithnjë edhe idhulli i tyre Enver Hoxha, alias Dulla. Ky i fundit, pra Panariti, në editorialet kilometrike pervese globaliste, shkruan se Shtetet e Bashkuara të Amerikës nuk dëshirojnë paqe, sepse 10 deri 20 vjet paqe e shkatërrojnë ekonominë amerikane dhe ekonomia amerikane mbetet në vend, nëse Amerika nuk ndërlikohet në hapjen e luftave të reja.

Fantazia e shfrenuar imzot Nolit të kuq si hartues dhe korrektor dhe Panaritit nënshkrues formal, të editorialeve histerike antiamerikane, bëjnë që fletushka propagandistike “Dielli” të kritikojë ashpër Ministrinë e Jashtme Amerikane (Sekretarin e Shtetit), duke theksuar se ka krijuar një qeveri në mërgim, nën udhëheqjen e mbretit Zog. Qeveria amerikane kritikohet edhe për konspiracion me Greqinë, për aneksimin e Shqipërisë së Jugut…

Njohësi shumë i mirë i historisë së komunitetit shqiptaro amerikanë dhe disa figurave të shquara të diasporës sonë këtu studiuesi Idriz Lamaj, ndër të tjera nënvizon, se: “Problemi tjetër që i del “Diellit” është ardhja e peshkop Mark Lipës në Amerikë, të cilit i hap një front të ri lufte dhe, thënë të vërtetën, luftën kundër tij e bën me mjaft sukses. Këto dy vite “Dielli” armiqësohet me gjithë botën, me “Zërin e Amerikës”, radio “Free Evrope”, Ministrinë e Jashtme Amerikane, me senatorë dhe deputetë të ndryshëm, të cilët përkrahnin luftën e ashpër kundër komunizmit global dhe ndikimit komunist në Amerikë. Gjatë këtyre dy viteve, herë pas here, “Dielli” boton kritika të buta kundër regjimit të Tiranës, të cilat tingëllojnë më shumë si lutje se si kritika. Për këto lloj kritikash, editori i “Diellit”, Qerim Panariti, shpallet tradhtar nga regjimi i Tiranës.

“Dielli” ngrihet haptas kundër luftës në Kore, duke e quajtur të padrejtë dhe si ndërlikim amerikan në punët e brendshme të një vendi pa interes kombëtar për Amerikën. Kërkon që të lihet rehat Bashkimi Sovjetik dhe pretendon se sovjetikët nuk janë luftënxitës.”

Studiuesi serioz shqiptaro amerikan Idriz Lamaj, Noli, “Dielli” dhe “Vatra”

(Idriz Lamaj, Kumtesë e mbajtur në seminarin kushtuar 90- vjetorit të “Diellit”, në New York, më 30 tetor 1999)

1952 -1953  Fushata e polemikës kundër asaj që gazeta “Shqipëria”, organ i Komitetit Kombëtar Shqipëria e Lirë, e quan dalldisje e Qerim Panaritit, aspërsohet. Fillojnë konferencat e prof. Stavro Skendit nëpër komunitetet shqiptare të Amerikës kundër “Diellit”, Panaritit dhe Nolit. Në të njëjtën mënyrë vepron Vasil Alarupi, novelist i njohur. Shumë deputetë dhe senatorë amerikanë kritikojnë qëndrimin politik të “Vatrës”. Shkruhet libri “Albanian Expose” i Glean Mc. Lain-it kundër “Vatrës”, “Diellit”, Panaritit dhe Nolit. Polemikat marrin përmasa shqetësuese për “Diellin” dhe editorin e tij si dhe për udhëheqësit e “Vatrës”.

“Dielli” e mbyll kapakun e vet për vitin 1953 me këtë kritikë kundër komunizmit: “Jeta e njeriut, qoftë i madh qoftë i vogël, s’është fare e sigurtë nën sistemin komunist.” (“Dielli”, 30 dhjetor 1953).

1954 –1955 Në janar të vitit 1954, “Dielli” e fillon fushatën kundër regjimit komunist të Tiranës me një kryeartikull, që vetëm një njeri si Qerim Panariti mund ta shkruante. Ja titulli: “Shqipëria sot e ka surratin të shëmtuar”. Dhe vijon: “Në qoftë se Shqipëria ka bërë përparime nën regjimin e sotëm, përparimet duhet t’i shikojmë që t’i besojmë; përndryshe na hyn dyshimi. Një çupë e bukur nuk duhat ta mbuloj surratin; duhet të dalë jashtë me surrat hapur që t’a admiroj bota bukurinë e sajë. Përndryshe bota ka të drejtë të besoj se surrati i çupës është tepër i shemtuar. Po të jenë të vërteta ato që shkruan shtypi i Shqipërisë mbi zhvillimet e vendit që pas  mbarimit të luftës e gjer më sot, s’ka përse të mbajë një Shqipëri të mbuluar si gratë…” (“Dielli”, 20 janar 1954).

Viti 1955 për “Diellin” dhe Qerim Panaritin ishte një vit më i lehtë për arsye se forcat politike nacionaliste në mërgim kishin përqëndruar veprimtarinë rreth problemeve të Komitetit Kombëtar Shqipëria e Lirë, i cili ndodhej në shpërbërje e sipër. Kulmi i luftës së ftohtë ishte në rënie, ashtu siç ishin në zbutje e sipër edhe qarqet e ashpra antikomuniste të qeverisë amerikane. Në të vërtetë, “Vatra” kishte filluar të ndryshonte qëndrimin ndaj regjimit komunist të Tiranës, dy vjet me parë.

Në fillim të marsit, presidenti Eisenhoëer lajmon Kryqin e Kuq Shqiptar me anë të Kryqit të Kuq Ndërkombëtar se Amerika dëshiron t’i vijë në ndihmë popullit shqiptar dhe, për këtë qëllim, vë në dispozicion të tij 850.000 dollarë, të dhëna në ushqime. Gjithashtu, Presidenti amerikan merr përsipër shpenzimet e dërgimit të ushqimeve nga Amerika në portet e Shqipërisë.

Për këtë gjest humanitar dhe dashamirës ndaj popullit shqiptar, Noli i drejton presidentit Eisenhoëer këtë telegram: “Në emër të Kishës Orthodhokse Shqiptare në Amerikë, dëshiroj t’ju falënderoj për ushqimet që bujarisht i dhuroni popullit shqiptar që vuan nga uria (stop). Kjo dhuratë do të çmohet thellësisht prej gjithë shqiptarëve të cilët dinë se Amerika kristiane dhe paqedashëse ka qenë dhe është shteti mik më i mirë i tyre”.

Peshkop Fan Noli 816 NË Third Ave, Ft Launderdale, Florida. (Shqipëria, 31 mars 1955).

Ndërkaq, Qerim Panariti i dërgon Presidentit telegramin që vijon: “Lutem më lejoni të parashtroj në emër të popullit shqiptar falënderimet zemrore për sendet ushqimore që bujarisht i keni ofruar për të lehtësuar vuajtjet e tij (stop). Ky gjest njerëzor kundrejt Shqipërisë do të shtojë edhe më tepër miqësinë tradicionale midis popullit Amerikan dhe popullit Shqiptar (stop). Shqiptarët nuk kanë harruar dhe nuk do të harrojnë kurrë përpjekjet fisnike të presidentit Ëilson në Kongresin e Paqes në Versaj, në mbarim të luftës së parë botërore për të shpëtuar Shqipërinë nga një coptim midis fqinjëve të saj (stop).” (Shqipëria, 31 mars 1955).

Qerim Panariti, Sekretar Ekzekutiv i Federatës Panshqiptare të Amerikës Vatra, 30 Huntington Ave, Room 605 Boston Mass.

Dy-tri ditë më vonë, qeveria komuniste e Tiranës refuzon me përbuzje dhuratën e presidentit Eisenhoëer. Gazeta “Dielli” shënon këtë reagim: “S’na merrte mendja që Tirana të refuzonte ndihmën bujare të popullit Amerikan, ndonëse një marrëzi të tillë duhej ta prisnim nga një mentalitet i sëmur. Këtë refuzim mund ta përshkruajmë me fjalët e Ungjillit: Ndjeji o Zot, se s’dijnë se ç’bëjnë. Marrim këtë rast hidhërimi ti kërkojmë ndjesë me përunjësi popullit amerikan dhe presidentit Eisenhoëer për këtë turp tragjik që bëri Tirana këtë herë përmbi stommakun e zbrazët të popullit shqiptar”. (“Dielli”, 9 mars 1955).

Ndërkaq, Noli me një lloj zemrimi të veçantë shprehet: “Ore, lëre se nuk qenkan politikanë, këta nuk qenkan njerëz”. (Vasil Alarupi, “Fletë kujtimesh”).

Refuzimi i ndihmave humanitare bëri bujo në shtypin amerikan. Gazetat më të njohura, si “The New York Times”, “The Ëashington Post”, “Boston Globe”, etj., (edhe pse në fakt janë gazeta të majta amerikane, “Dielli” ishte në një linjë edhe më ekstreme të majtë bolshevike leniniste – staliniste shënimi im Klajd Kapinova) kritikojnë regjimin e Tiranës dhe vënë në dukje se populli shqiptar nën regjimin komunist kalonte krizën e urisë së zezë në Shqipëri.

Me datën 3 gusht 1955, “Dielli” kritikon përsëri regjimin komunist të Tiranës me një artikull redaksional, duke theksuar se mbyllja e dyerve, izolimi i Shqipërisë ndaj Perëndimit dhe mos lejimi i shqiptarëve të Amerikës për të vizituar Shqipërinë hedh poshtë pohimet e regjimit komunist për demokraci, shtyp të lirë dhe përparim. Në numrat e pastajmë të “Diellit”, është fjala për deri në fund të vitit 1955, kritikat e kësaj natyre thellohen gradualisht, por në të njëjtën kohë, Panariti, herë pas here, sjell edhe ndonjë artikull në favor.

30 vjet më parë, me rastin e 60-vjetorit të “Diellit”, Hasan Dosti, ish-kryetar Komitetit Kombëtar Shqipëria e Lirë, të cilin vite më parë “Dielli” e kishte kritikuar pa mëshirë, vjen në këtë përfundim të urtë: “Veprimtaria e organizatës Vatra dhe lënda e botuar në të gjitha faqet e shtyllat e Diellit, kanë qenë ndjekur e po ndiqen me interes, jo vetëm prej shqiptarëve, por edhe prej shumë qarqesh të huaja. Në disa prej këtyre qarqeve lënda e Diellit ka qenë interpretuar, komentuar, dhe duhet të pranojmë, dhe shfrytëzuar qëllimisht e metodikisht në dëmin e prestigjit të Vatrës e të organit të saj.” (“Seminari Ndërkombëtar i Federatës Panshqiptare Vatra”, 1969, F.192).

Këtu përfundon zhvillimi kronologjik 10-vjeçar (1945-1955) i qëndrimit politik të “Diellit”, i paraqitur në vijat më të shkurtëra. Kjo periudhë meriton një studim të hollësishëm. Për këtë periudhë nuk mund të shkruhet objektivisht pa analizuar raportet e Ministrisë së Jashtme amerikane dhe rezolutat e botuara në Rekordet e Kongresit Amerikan (Congressionnal Reports).

Gjatë 10-vjeçarit në fjalë, në faqet e “Diellit” nuk botohet asnjë shkrim mbi vuajtjet, vrasjet e persekutimet e ushtruara mbi popullin shqiptar nga regjimi komunist i Enver Hoxhës.

Prej fillimit të vitit 1945 deri nga fundi i vitit 1499, gazeta “Dielli” mbron pa asnjë kritikë regjimin e Tiranës. Riboton nga shtypi komunist i Tiranës materiale pa komente as vërejtje, duke përfshirë edhe lëndë propagandistike kundër qeverisë amerikane.

Në vitet 49- 55, “Dielli” bën ndryshim gradual. Kritikon lehtë regjimin e Tiranës dhe nuk heq dorë nga kërkesa për përmirësimin e marrëdhënieve midis Ëashingtonit dhe Tiranës. Kërkon që regjimi komunist të lejojë shqiptarët e Amerikës të vizitojnë Shqipërinë.

Për këto dy kërkesa këmbëngulëse dhe për zbutje të qëndrimit kritik ndaj qeverisë amerikane, shtypi komunist i Shqipërisë e shpall Panaritin tradhtar dhe fillon kritikat e ashpra kundra tij.

Përkrahja e regjimit të Tiranës nga një organizatë me prestigj si “Vatra”, duke pasur Nolin për kryetar nderi, shkonte drejtpërdrejt kundër interesave politike të qeverisë amerikane. Le të mos harrojmë se ishte 10-vjeçari i kulmit të luftës antikomuniste. Lufta e përgjakshme e Koresë, rënia e Kinës nën regjimin komunist, kërcënimet e Stalinit dhe pasardhësve të tij për përhapjen me dhunë të komunizmit në territoret e botës së lirë e kishin detyruar qeverinë amerikane të mirrte masa serioze edhe për sigurimin e brendshëm kombëtar nga ndikimi komunist.

Gjatë atyre 10-viteve, “Dielli” dhe “Vatra” i bënë sfidë lëvizjes nacionaliste shqiptare në botën e lirë dhe qeverisë amerikane, e cila e përkrahte këtë lëvizje në të gjitha drejtimet.

“Dielli” e ndryshoi qëndrimin politik ndaj Ëashingtonit dhe Tiranës nga trysnia e fortë e lëvizjes nacionaliste shqiptare dhe nga qarqet diplomatike amerikane….

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *