
…dhe Fjalori i parë fishtjan, botim i Shoqerise Botuese “Kuvendit”
( Per dijeni Frano Kullit, kryeministrit, dhe te gjitha qeverive shqiptare, nga viti 1992 e deri me sot!)
Nga PJETER JAKU
Si sot 20 vjet më parë Kuvendi organizoi mbrëmjen e parë të leximeve kolektive me krijimtarinë e Fishtës, në 130 vjetorin e lindjes së Poetit, kur para një viti Qeveria Shqiptare organizoi Drejtorinë e Leximeve. Asnjë fjalë për këtë veprimtari, që nderoi emrin e një krijuesi të nderuar. Shumë vjeshta kanë kaluar pas 90-tës, por Fishten, asnjëri s’u përpoq ta argumentoje për vlerat letrare të Lahutes së Malcis, ku edhe u përfol në kohën e realizmit socialist nga Kadare e ndonjë tjetër. Vetëm kështu “mbrohet” krijimtaria e mbrojtur natyrshëm e Fishtës nga denigrimi dashakeqës. Analizat e deritashme, në përgjithësi kanë fytyrë politike, tradicionale, empirike, folklorike dhe historike, kur FISHTA ka shumë ma shumë vlera letrare, tuj fillu nga figurcioni e tuj përfundu te leksiku. Nuk thuhet pa qellim : “ Gjuha të mbyt, argument të shpëton”. Por, do Zoti jemi në epoken e publikimeve, ku secili ka media përsonale dhe shpërndarja është shumë më e madhe se e mjeteve shtetrore ose private, të “mëdha”.
Në Gushtin e vitit 2001, Kuvendi bëri takimin e parë me disa përsonalitete të kultures të emigruar dhe, sidomos me kleriket Dom Anton Kçira dhe Dom Fred Kalaj. Me 23 tettor u bë takimi, ku veç vargjeve të recituara e lexuara nga të pranishmit u bë dhe promovimi i një disku të Artistit të Merituar , Sali Mani, i cili ishte i pranishëm, banues në Detroit. Askund dhe asgje nuk u tha, veç së përmuajshmes “Kuvendi”.
Një vit më vonë ky takim, u bë fillesë e Ditëve të Letërsisë Shqipe në Amerikë, shumë më e organizuar, po me 23 tetor të vitit 2002, dhe në vazhdim deri më sot, çdo vit u organizuan Ditët e Letërsisë në Tetor, po në kujtim të Fishtes, por me pjesëmarrjen e praninë dhe të autorëve të tjerë shqiptarë të të gjitha kohrave e krahinave. Në këto netë ( Tri netë në vit ) në javën e fundit të tetorit të çdo viti, u lexuan poezi, u ndanë çmime të vlerësuara nga Juri prej poetësh të njohur, u takuan autorë që jetonin e punonin , jo veç në Amerikë, por edhe nga Europa që udhëtonin për këtë festë letrare, që askujt nga Qeveria Shqiptare, ( as e Shqipërisë, as e Kosovës ) , edhe pse Ambasadorët e tyre merrnin pjesë, nuk u kujtua ta përmend, qoftë edhe njëherë të vetme, për këtë punë e organizim të papaguar, që e bënte Revista “Kuvendi”, me bashkëpunërtorët e saj. Deri këtu është shumë më mirë që Fishten e kujtuam larg vendlindjes.
Sot, 23 tetor 2020, në përkujtim të datëlindjes së tij, në Fishtë dhe, bash te kulla ku ka lindur, u bë një takim për ta përkujtuar. Dhe, kur në prag të Fushatës, i pranishëm ishte dhe Kryeministri me ministren Panariti. Frano Kulli, pronari i Shtëpisë Botuese dhe Shtypshkronjës “ Gjergj Fishta” mbajti fjalën e rastit. Ajo që më bëri përshtypje ishte pseh-ja e mos përmendjes së Fjalorit Fishtjan, që Shoqëria Botuese “ KUVENDI” e publikoi që në vitin 2001, bashkë me “ Vlerat Letrare ne Lahuten e Malcis” dhe “ Vargje të zgjedhura nga poezia e Fishtes”. Në një anë ia di për nder që nuk ma përmendi emrin para kryeministrit, që partia e tij dhe të parët e tij ia humben eshtrat e, tani, po vajtojnë kullën, kur nuk kanë ç’të fusin brenda.
Fjalori Fishtjan tani po ripunohet dhe është në dorën e fundit, nga autori i këtij shënimi, me redkator e recensent të njohur në fushën e gjuhësisë. Gjithëkush mund të botoj tjetër, por do jenë pikërisht ata, që në 30 vjet hapje, nuk u kujtuan aq shumë për Fishtën e , tani… vonë nuk është kurrë!

Takimi i pare ne Restorantin “ Denis” per te perkujtuar 130 vjetorin e lindjes se Fishtes,
Michigan, Shtator 2001
Nga e majta reth; Pjeter Jaku, Arian Gruda, Dom Anton Kçira, Dom Fred Kalaj, Kanto Dushaj,
Gjergj Ivezaj, Besnik Bezhi, Luigj Gjokaj, Dodë Nikolla, Enver Isufi, Mergim Korca (!), (!),
Kolë Gojçaj.