SHIJA E VARGUT QË FALË KËNAQËSI

Nga Rita Shkurtaj

Të flasësh për lakimin e pendës së një poeti duhet të jesh shumë i matur në peshimin e fjalëve që do përdoresh për ta përshkruar ndjesinë që merr nga vargu i tij, e të guxosh të kesh një mendim kritik sado skeptik të jesh do duhej të kesh një bagazh njohurish shkencore, të cilat rrallë kush i zotëron, kjo është edhe arsyeja pse ne lexuesit merremi më shumë me kënaqesitë që na falë një poezi, sesa ta analizojmë atë.

Deri para pak vitesh poezia kishte dy kënde, ku mund ta ofronte kënaqsinë e të lexuarit, në libra dhe në mediat e shkruara si në gazeta, apo revista social – kulturore dhe jo gjithkuj i jepej e drejta e botimit të vargjeve të tij poetike, pasi për tu pranuar një poezi për botim do duhej të kalonte një sërë filtrash kritikësh letrar e ideologjik, saqë do duhej aq shumë maturi, saqë mendimi i lirë i poetit mbeti gjithnjë skllav i atij realiteti.

Një nga ata guximtar që ka ditur të mbajë ekuilibrat e atij filtri letrar duke ju botuar herë pas here poezitë e tij në mediat e shkruara, ishte dhe malsori Isuf Heba, lindur në Reç të Malësisë së Madhe me 01. 06. 1957. Vjershat e para të tij të butuara zënë fill që në rininë e tij në vitin 1977, tek gazeta “Drita” si dhe revisten “10 Korriku”, medja të asaj kohe të redaktuar nga poetet Lirim Deda dhe Hysni Milloshi.

Në vitin 1980 Isuf Heba botoi edhe nje materjal të shkruar në prozë. Monografia e tij kushtuar dëshmorit Rifat Nuzi pati jehonë të madhe, aq sa autori mori shumë përgëzime për stilin e punimit në përshkrimin e jetës dhe veprës së dëshmorit.

Poeti Isuf Heba për asnjë çast nuk ka hequr dorë nga dhuntia dhe dashuria për vargun, për të cilin ai pohon se më vjen natyrshëm ta formuloj në varg çdo gjë që shoh, apo ndjesi që përjetoj, e për këtë dëshmojnë botimet e tij të shumta…si “Shiu i Prillit”, “Lisi i Vajzave”, “Elegji Kosovare”, “Rrënjet e Gjakut”, “Lëndina e Fluturave” etj…,në të cilat spikat një pendë e hollë që lakon bukur hijeshinë njerëzore, bukuritë e natyrës, dashuritë në të gjitha kuptimet.

Ceken bukur shprehitë plot kuptim të dialektit malsor, qartëson bukur raportet e të veçantës në mes të tërës etj. Penda të tilla bëjnë që ndër adhuruesit e atij vargu të përfshihen të gjitha moshat, duke nisur nga fëmijet, për të cilët ka mjaft vargje edukative e deri tek moshat madhore, për të cilët me vargun e tij u freskon mendjen me shprehi që dita ditës po humbasin peshën në perdorimin dhe kuptimin që kishin. Vargu i bukur është arti i një pende të hollë, ndërsa kënaqsia që i falë lexuesit bën diferencën e të veçantës së tij.

Tetor 2020

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *