Pjetër Jaku
Ndoshta është hera e parë që nga krijimi i Vatrës, atëhere një Panfederatë e sot një organizatë pa asnjë vepër prej 30 vitesh, bie hapur në prehër të komunistave shqiptarë, duke u dorëzuar pa kushte. Megalomania e kryetarit të sotëm, pas shumë oshilacionesh pa kurriz, dorëzohet hapur aty ku është drejtuar, të pakten, prej pak ma shumë se tri vjetësh. Mirënjohjet, dekoratatat, shumë falenderime e ftesa të tjera, kryetari sotëm i gjysmës së Vatrës i pranon nga segmente politike majtiste ekstreme, në emër të njohjes dhe respektimit të institucioneve, kur Vatra , në kanunoren e saj e ka të ndaluar propaganden dhe veprimtarinë politike. Por, edhe pse të ndaluar, Vatra në zgjedhjet e fundit ka vënë një nënkryetar politik, që siç duket kryetari nuk e pyet. Në të gjitha daljet dhe deklarimet në emër të Vatrës, kësaj vatre të përçarë, që me futjen e ish komunistëve , sigurimsave dhe hajdutëve ordiner në këshillin drejtues të saj, kryetari nuk ka mbajtë një qendrim të prerë. Është munduar të luaj me disa porta, por i përqendruar në politiken e socializmit amerikan, alias kinez, që po përpiqet të vendos e majta amerikane, dmth Partia Demokratike, ne rastin konkret. Mëkat të veprosh kështu e të rrëshqasësh në këtë batak, një organizatë historike si kjo! Le të shohim Kuvendin e fundtetorit të Vatrës Konservativo-Patriotike të dalë nga kjo vatër e tjetërsuar, krejtësisht jashtë shinave të krijimit të saj dhe misionit patriotik e kombëtar! Shihni veprimtarinë e tij ( Elmi Berishes ) që nga zgjedhja, dhe sidomos takimet ne Shqiperi gjatë muajt tetor të këtij viti. Pritet e i jepet nderim, një përsoni si Elmi Berisha që nuk vjen nga fusha akademike, prej Et’hem Rukes, një përsonazh i njohur i së majtës shqiptare, si dhe nga Kryetari i Parlamentit të sotëm, aktorit kryesor të masakrës së 2 prillit, në Shkodër Gramoz Ruçi. E pabesueshme dhe jo e ndershme! Të paktën njëfarë kushti duhet t’ua kishte vënë para takimit, i cili duhej bërë publik, ose, sëpaku një sqarim. Sot për sot, edhe pse po shtërzojnë të lindin Vatrën e shekullit XXI, nuk kanë asnjë peshë në Diasporen e Shqiptarëve të Amerikës, veç asaj muzeale që nuk po dinë ta drejtojnë.