POEZI NGA ZEF PERGEGA

QIELLEZA MU DOGJ FLAKE

Nje dite djali binjak me thote:
Babi, kur te me pyesin per ty,
A kam leje t’u them:
“Ai lau kazanat e Amerikes dhe botoi libra!”
Mos harro t’u thuash dhe diçka tjeter:
“Ai e beri per jeten dhe te ardhmen e femijeve
Me mire ti lante jashte, se ne vendin e tij ti lepinte
Kur iku larg se me dhune e nxoren jashte
Qe te mos na rrihnin ne rruge e ne shkolle
Edhe kur kishim ditelindjen
Dhe qielleza iu dogj flake
Per bese, per Dheun e Atit, per ate ATE!”

Mos harro te rrefesh te verteten
Se fjala ketu eshte shall ylberi
Ate ngjarjen me gjyshit tend
Shtrire ne shtratin e vdekjes i pangritur
E rrahen e vodhen, dhembe te skerrmitur
Dhe i thane, duke i dhene nje shkelm permbysur
“Ja dhe goditje prej birit tend, ne Amerike,
Gazetar, deri ne dhemb te syrit i yni kundershtar!”
Se nje i marre ne vendin tend rreth eres e krimit
Ne nje arkivol te gjithe gedhend!

SHTEPIA E SHEKULLIT TE RI 21
 

Shtepia e shekullit 21
ne krye te rendit per nga vleresimi…
Qeni
I te gjitha rracave
I te gjitha ngjyrave
I te gjitha madhesive
Te shumtit me dhembe te kuq
Ne rend te dyte
Gruja
E bardhe, e zeze, e verdhe…
Mos e prek korentin
Dhe tenxheren e nxehte
Se po u hodh kapaku
Mund te denohesh per jete
Lehjet dhembejashte dhe bisht perdredhur
Here ne hane e here ne qiell
Ne rend te trete
Macja
Me sy te zi, te shkruar e laramane
Mjafton te mjaullije
Ne fund burri
Si kulari kerrusur
Edhe per gjeth degeve si majmuni
Ligjet e rrepta per vrasjen e minjeve
Te gjitha insektet e shekullit u duhen shtepive!

NE OROSHIN E FISIT TIM

Ne logun e Sarajave te Oroshit
Kur ne vjeshte nga Amerika mberrita
Gdhendur prej lisit te kapidanit…
Pashe mbi krua nje boljere te moçme
Qendronte aty si statujat e legjedave
E pa iu rrudhur mot moti
Mbushur ishte
Me vuajtje e dhimbje, e ma shume

pikonte loti!

DRINI IM ME LEJO TE TE PERKUND

Vargjet e mia drite hije me hane…
Te pjekura ne diell, krejt si foshja ne djep
Oxhak me zjar, lart tym i bardhe
Ngrohte te ngushellojne qiellin nga mekatet njerezore
Lotojne me denese si shelgjet e prillit
Here te ngjitura e here kristale te thyera
Me krah ura ndertojne poshte kalase se Drinit
Tue kullue tamel si gjiri jashte i nuses se murimit
Trokthe kuajsh skalisin kaldremeve te gurta
Si re qe zgjaten maleve te ngurrta
Nuk e arrijne majen qe fjala e urte
Te mos i hedhe koke poshte, udhetojne e nuk ndalen
Me njeriun ne guxim duke e josh
Per te mberritur hakun e ylberit dhe krojet e fresketa
Mbi kakine e bukes e qyten e pushkes
Piskasin si femije per liri
Lypin vasha, te njomin djepin edhe kengen
Per djemt qe presin te dielen per dasma
E gjenerimin e jetes qe nis me burimin
Se atdheu nuk mund te rroje pa trimin
Vargjet e mia shpesh marrin hak
Asnjehere dhunshem, por me lavd
Here – here rrjedhin te qeta si nje lum brenda vetes
Ne raste te tjera gozhdojne edhe murin
Nese fsheh nje te vertete
Mbi te cilen si lakonje leshohen rrufete
Tue u mundue me e shue nder deje gjakun e nxehte
Disa nga rreshtat e mi ngjajne si kordele yjesh
Disa gatuajne buken me lot malli
Te tjera lot pyjesh, e zgjidhin pranga
Me ta fitoi i Lumi, vendimtare ne gjyqin e fundit
Kur te mberrije kam me fol per fitoren
Se delireve te rreme perbuzjet do tu jene thare
Bash si barin kur e shkel nje kale
O Drini im si askund!
Me lejo me vargjet e mia ambel te te perkund
Se ne kete jete folen me fjalet e dheut
E varka e lotit tim zbraztesine e shpirtit te te mbush!
Si vella i vogel bashke drejt detit, Prometeut!

TETOR, 2020

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *