MA MIRE “LOPA E VJETER” ME PAK TAMEL, APO “VIÇI I VOGEL” QE THITH GJITHE ENEN…?!”

ZEF PERGEGA

Analist ne SHBA

       Zgjedhjet ne Mal te ZI perfunduan. Komisioni shpalli fitues opoziten dhe kater Ambrozoviqet. Thone se eshte shqiptar se flet shqip. Emrin e ka nga shqipja  e mbiemrin e shartuar nga osmanet me nje bisht te perdredhur serb, qe ne shqip do te thote i vogli i lopes shtepiake. Ka  kundershtuar me force antaresimin e Malit te Zi ne Nato dhe rrugen e tij Europiane. Ka shfaqur objeksione negative per lufen e Kosoves, nderhyrjen e Natos dhe shpalljen e Kosoves shtet i pavaruar. Ka mohuar palcen e perpjekjve te shqiptareve, per tu shkeputur nga pushtimi osman dhe ka kontestuar origjinen e familjes se Heroit tone Kombetar Gjergj Kastrioti Skenderbeu. Tani Abrazovic me kater vete po thone se eshte çelesi e Korifeu i ri i Malit te Zi!

“Game Cheger!” shqiptar me levizjen e tij “Ura” multietnike me bishtnime kurrizore pro serbe. Ky thote se ka patur shume sulme nga partite shqiptare, te cilat sipas tij nuk e pranojne nje shqiptar qe mund te perfaqesoje Malin e Zi ne nje nivel te larte. Po te ishte shqiptar do te ishte ne partite shqiptare dhe jo jashte tyre.  Po te ishte shqiptar do te bente kualicion me partite shqiptare, por jo, ky “çeles” maxhik apo automatik, per te ardhmen e Malit te Zi, ka kaluar me çetniket, politika e te cileve e ka gjakosur qysh ne Luften e Dyte Boterore popullin shqiptar, qe jeton ne keto troje te veta , kur nuk kish njeri. Tani qe veza po vjen drejt karrikes se pushtetit, ky njomcak i shartuar i ka mohuar deklarimet e tij. Nuk kuptohet se si nje njeri pa pervoje administrative e politike te nevojshme per te drejtuar nje institucion te larte, mund te pretendoje per poste te larta, qe rrine pezull prej vitesh ne imagjinaten e tij te lakmive!. Ndoshta, kjo do ti sjelle Malit te Zi nje groposje.

  Gjukanoviqi si nje Berluskon i Ballkanit, edhe pse ka leshuar me pikatore te vonuara ne lirite dhe te drejtat e shqiptarve, eshte kontestuar rende nga diaspora shqiptare e Amerikes, sidomos nga malesoret, te cilet kane dale ne demostrata kundra tij, madje edhe te fuqishme, sa ka sjellur ne vemedje politiken Amrikane. Pa dashur ta ofendojme, mendoj se me mire do te ishte “lopa e vjeter” me pak tamel, apo abrozoviqet qe do ta thithin te gjithe enen?! Nuk kam pare asnje demonstrate apo denoncim te jete bere kundra Ambrozit, per deklarimet dhe devijimet e tij poltike. A duhet besuar ketij njeriu qe gelltit helmin e vet antishqiptar?!

Pushteti 30 vjeçar ne Mal te Zi, si kudo ka nevoje te reformohet. Po si me permbysje apo me reforma?!

Abrazoviqet, kur e moren vesh rezualtain fitues ne keto zgjedhje, me postualtin qe ua dha Rama ne dore , duke mbeshtetur  Milon, u formulue nga opozita si “Shqiperia e Madhe’’ u pa se  në mitingun më të madh të opozitës nuk kishte flamuj e parulla kundër korrupsionit, krimit të organizuar apo diktaturës politike, siç e quajten ato gjate fushates elektorale, por kishte këngë çetnike, brohoritje për Serbi të madhe dhe flamuj korrespondues. Abaz Viqi nuk e tundi flamurin shqiptar si etni decisive, qe vulosi pavaresine e Malit te Zi. Siç thone analistet se konflikti është në fakt mes forcave politike që e ndërtuan identitetin e ri malazez – bazuar në shtetësinë parësore të shekullit XIX dhe aspiratave euroatlantike dhe forcave politike që e shohin Malin e Zi si një shtet malor serb, me traditë të gjatë në folklorin e eposit serb dhe as vjen ne pytje asnje etni ne Mal te Zi dhe as me pak ajo shqiptare, qe do te mbulohet nga harreza poltike dhe do te shkilet me patkonj nga kali serbomadh.

Per shqiptaret nuk eshte e panjohur politika dhe forcat qe e perfaqesojne alternativen e re shtetrore ne Mal te Zi. Po nga do te ia mbajne?! Do te bien nga shiu ne bresher?! Me rrezimin e Gjukanoviqit vune vetullat apo nxoren syte?! Mese shumti duhet te mprehin edhe njehre “armet” dhe te luftojne edhe per 30 vjet kliken jugosllavsise qe do te vije ne pushtet. Nese Abazoviqi me gjithe bishtin eshte shqiptar, ai sepkau duhej te konsultohej me presidentin aktual per nje bashkepunim me disa kushte: reformimin e administrates dhe ligjeve, per nje Mal te Zi gjithe perfshires ne baze te raporteve dhe perqindjeve te etnive.  Shqiptaret duhet te kene keto poste te garantuara, malazet, serbet e boshnjaktet ne menyre qe pushteti te mos abuzoje e te reshqase ne afera korruptive e diktoriale me kostume te bardha ne fjale e me frak te zi ne vepra. Shqiptaret duhet ti japin fund njehere e pergjithmone dufit te ekzaltimimeve, deri ne ekstaze te rrezimeve, duke shkelur mbi arsyen dhe analizave  te qeta dhe te ftohta, duke vene ne krye dijen e duke larguar nga vetja injorancen ne prirje!

Gjukanoviqi ishte per ndarjen e shetit nga kisha, po Abrozviqi don pushtetin e kishes mbi shtetin?! Kjo do te sillte konfike fetare mes besimeve te tjera si ate musliman dhe ate katolik. Kisha serbe nuk i njeh etnite e, sidomos ate shqiptare qe eshte ne trojet e veta shekullore. Abrozoviq a do te lundroje drejt majave te pushtetit me anijen e kishes serbe?!Vertete Abrozoviq me kater deputet kondicionues mund te jete arkitekti i shtigjeve te reja per demokratizimin dhe integrimin e shpejt te Malit te Zi, ky marinar i papjekur ne dallget e detit politik, siç eshte Gjukanovici! Shqitaret duhet te zgjedhin mes ‘lopes se vjeter”, qe prej saj e moren nje pike tamel te ralle, se sa te sillen verdalle nga se viqi i vogel, qe do ta thithe te gjithe enen!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *