KA NDONJË PIS, QË I DUKET VETJA LIS!

…përsiatje për mosmirënjohësit! Komunistat e kanë një huq, nuk u zbardhet dhëmbi i kuq!

ZEF PERGEGA

      S’ka gjë më të ultë se të lartësosh mosmirënjohësin. E, vinin ata në Detroit si dallëndyshe të ngarkura me ngrohtësinë e dielllit, për të lënë mes nesh idhnimin e helmit. E, vinin ata, sikur zbrisnin nga qielli i shtatë, si ëngjej të panjohur, sikur ata ishin shpikja e fjalës dhe nusëria e saj që, po t’ua shohësh shpirtin, sa po t’ua lexosh, bindesh se janë ma pak se gjysma e dukjes. Ata rrinin ne tavolinen  e nderit si nje copë akulli, si buste prej mermeri. Ata pra, që të gjithë i njohin, donin veç t’i lavdëronin, se për atë ishin paguar, me bileta e hotele, besa në ndonjë aneks kërkonin edhe bordelle, se ata pra ishin maja e politikës ose letërsisë  në diasporen e botës së lirë. Mendonin, se per këta “yje” ishte bërë nje krim i madh, që u kishte rënë për barrë, qendrave fetare, ndonjë shoqate dhe Revistes “Kuvendi”, qe t’ua vinin nderin e “nëpërkëmbur” nga komunizmi, pa harruar se dikush edhe e dinte, se ata ishin asgjë më shumë dhe asgje me  pak se nje plazëm gjaku, për të pa infektuarit. Këta, si bijë ideologjik dhe, disa biologjik, e kanë një huq. Mendonin, se duke marrë pjesë në mbrëmjet hidtorike ose të letërsisë, që organizon Revista Kuvendi, per 20 vjet, do t’u zbardhej dhëmbi i kuq. Por jo, të gjithë janë gabuar. Revista Kuvendi, për dy dekada, i thirri të merrnin pjesë, i dekoroi, i trajtoi me të gjitha nderet, duke ua mbuluar shpenzimet dhe, kurrë një fjalë të mirë nuk e thanë, madje  tani, të thirrur në llogore, me kokë të fshehur si struci, u bëjnë mbështetje shkrimeve të majtistëve të Amerikes, atyre që e çuan boten në një gjende katastrofike dhe njeriun e kthyen me maska qeni pandemike.

Të paktën të shkruanin çfarë thanë në veprimtari historike dhe letrare që ishin ftuar. Ndoshta edhe në nderim te vetevetes, më shumë se asgjë tjetër.

        Revista “Kuvendi” shpesh, duke anashkaluar veten e shokët, pa i njohur këta, i ka bërë një sherbim mosmirënjohjes së këtyre krijuesve të diaspores që, përveç Pierrit, Kryetares se Lidhjs se Shkrimtareve ne New-York, Monda Moisiut e ndonjë tjetri, asnje nuk ka shkruar dhe as ka folur për ndonjë krijues në Detroit. Ne jemi pak dhe, si kudo rrymat e liga kanë krijuar përçarje, por jam i sigurtë se kontributi i krijuesve të Detroitit është  shumë me shumë se i tyre.

   Këta njerëz që i thërriste Revista Kuvendi , ( pasi unë këtë aktivitet vleresoj më shumë) të cilët po përjetojnë kohen e limonit te shtrydhur, se partia që i solli këtu, si të përsekutuar, i paisi me letra, i propogandoj si vigaj, u dha makina të mira, shtëpi luksoze, pare e punë të mira, duhet t’ ia shpërblejnë partisë, duke bërë propogandë të fuqishme kundra republikanëve dhe, hapur kundra Presidentit fitimtar, Donald J. Trump. Duhet kuptuar se keta mosmirënjohës, që të hanë buken dhe të përmbysin kupen, edhe pse Revista “Kuvendi” i ka stimuluar, duke ua botuar krijimet, që ndoshta emrin kanë patur të tyren dhe jo përmbajten, janë si thundra e antivlerave. Nuk është nevoja të përmenden me emër, se ashtu veç i ndihmojmë. Mund të thëm fjalen time: Le të largohet ndonjë pis, se nuk asht lis!”  Për të marrë dikush azilin politik, unë e të tjerë, si  Ariani, apo Pjetri, apo dikush tjetër ka bërë shkrime, që besojmë në të drejtën, por këtë të drejtë na e ka thyer një tel i kuq, që nuk ka vetëm një huq: t’i shërbejë fitores se Baiden, që 47 vjet ka bërë në Shtëpinë e Bradhë, vetëm  tkurrjen e karrigave në senat me trurin e tyre të ndryshkur.

       Përsonalisht, si bashhkëpunues dhe si editor për disa vite i Kuvendit, madje që në Lezhë ku lindi, e në Detroit që u rrit, kur kam marrë vesh se në mbrëmjet e Letërsisë vinin këta tipa me jaka te ngritura, më është dukur se duan të spërkasin me helmin e përçarjes neve “malokeve”, duke na cituar Fishten per Mjeden, jam larguar per t’u ruajtur nga sterpikja. Por, mirënjohjen tonë të Revistes “Kuvendi” nuk mund ta sterpikin dhe, as përpjekjet tona për fitoren e Trump, nuk mund t’i mundin këta regjione sllavokomuniste, të ç’armatosura, te zbrazur nga mendimet me qyta të nxehta.

 Si nuk ju duket marre. Jetojmë në emigrim dhe nuk kemi asnjë synim?!

Miqtë vazhdojmë t’i kemi miq!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *