M’ ÇO NJE FJALE VENDLİNDJA İME
Po ta leshoj një ze moj nene
Po ta leshoj një ze Atdhe
O Prizren të leshoj ze !
Po leshoj zanin nga Izmiri
Që Egjeja ja lag brigjet
Ty Prizren, qytet ma i miri
Se nga malli shpirti m’digjet !
Ti e di jam bija jote
N’zemer t’ kam kudo te shkoj
rreth kësaj bote sypërlotur
une me ty përherë jetoj!
LİBRİN E KAM GJİTHQKA
Sado qe jeta nuk me gezoj
Ky ishte fati qe me ishte ndarë
Me mungesen e dhimbjen bashkjetoj
Te gjitha ne jete askush nuk ka
Sa here me dhemb shpirti i pervluar
Me liber ne duar e ndaje merzine
Sa shume ndihem e lehtesuar
İ ndajme dhimbjet dhe lumturine
Dhe, sa here fjala zjarrmi merr
Me librin shpirtin e flladis
bash si femije e marr ne preher
Dhe lamtımire i them merzisë
Ndaj librin e kam me te mirin mik
Ku fjales time i jepe drite!
PLAGE
Nepermjet ndjenjave zgjate duart
Ne shikim te mjegulluar kah unë
e ne bebza te verbuar dëshirat vend nxunë
Po i ngulit thonjet
Po i trazon plaget kurr ta pa sheruara
Kësajë largësie të tërbuar
Ku ta gjej gurrën e shpirtit
Ku ti gjej fashot e renkimit
Ku ti gjej letrat e shkruara
ku te pa shfletruara mbeten
si plage te palosura mbi njera tjetren
E kurre te pa sheruara
në kërkim kuj ti drejtohem
Te lutem pa me thuaj, me thuaj!
MË BRENGOS KJO LIGËSI
Më brengosë kjo kohë plot ligësi
Ku hilja i prin shumkujt në jetë
Pakkush në vyrtyt mbetet njeri
Hileve e ligësive shpirti i ka tretë
Më dhemb kjo kohë plot hileqar
Ku e liga është bërë shigjet për armë
Pak kush të keqen e mban larg
E të mirën afër shpirtit e mban
Sa shume brengosem në përballje me ligësinë
Kur tjetri përpara syve ta servon
E liga nuk është vyrtyt për njerin
Oh Zot, sa shumë kjo kohë më trishton
Më trishton e liga që hapsiret na i ka mbuluar
E shumohet si milingonat në prenë e tyre
Se si e keqja hapsirat na i pushton,
E vallëzon para syve!
MALL PËR NËNËN
Mos i thënçin pandemi
A burg i mbyllur shtëpiak
Aq më keq kur jeton në largësi
Jeta është ferr e të djeg prej larg
Poezinë po ta nisi plot mall
E mbyllur brenda mureve në largësi
Deshirën tek ti për të ardhë
Ma vrau virusi, na mbylli kufi
Nënë, e di se të ka zënë malli
Dhe brengosesh shumë për mua
Këtë gjendje s’e dua !