FLAMURI ËSHTË FRYMË E PËRJETSHME
Kur thua Flamur,
ke thënë Perëndi
Ke thënë Flamur
Nëse thua shpirt
Ke thënë një mall
që nuk shuhet kurrë
Ke thënë atdhe!
Përtej botës
Përtej jetës
Ndërton lavdi
Njeh vetëm vëllazëri
Nuk gabon
As me bukën
As me ujin
As me kripën
Je ngritë
Kështu je ngritë
N ’kuptim Flamuri!
Shpresa
Fati i bardhë
Zemrat tona
Nuk njohin pushtete
Shtetin e peshojnë me diellin
Lavdisë nuk i kthehet shpina
Flamuri,
Flamuri është frymë e përjetshme!
Vetmia
Vetmia nje karrige druri,
Pasaportë virgjërie!
Sa u futa nën çarçafin e detit
Shpirti kullonte avull
Trupi kërkonte rrugë
Kërkonte ombrellë
Mungesa
sa nuk i’a shpërlau dëfrimin mashtrimit
Vetmia një karrige druri
Një film pafund
Një pasaportë virgjërie
Pa privilegj
Tunel i gjatë,
I errët
Rrënqethja një ulërimë e gjatë
Zemra zgjidhet
O Zot
Shpëtova nga varfëria e shpirtit
As hija,
As muzgjet e errëta,
As koka nuk i hëngri këto kumbulla
Je një copë bote
Murriz i egër!
MONOTONIA
Në ritmin e monotonisë
të pranverës së sivjetmë,
ditët e qullura me shi lotësh,
dalëngadalë shkrihen
në shtratin e lumit të etur.
Kujtimet për ty,
fluturojnë mendjes
së humbur,
horizontit
të mbushur
me aromë mëngjesi,
të lutem mos lejo
të më dashurojë
pos teje.
Të betohem,
se do të vishem
çdo ditë
me kujtime
të freskëta
për ty,
Me to gjithnjë do ta zë
ëmbëlsinë e gjumit
me pamjen tënde…
Dua të të ndiej
edhe pse nuk të shoh.
Dua të dashuroj,
të t’i parafytyroj
sytë e qeshur
si shpresë dashurie.
Të të dashuroj,
aq sa zgjat aroma
e dashurisë sate,
që vjen e shtohet
bëhet det në sytë e mi.
Me emrin tënd
Eca rrugës
E vetmuar
Veç unë dhe e papritura
Eca në errësiren e pafund
Dhe lotët më rëndonin
Mundohesha t’i fshij
Para pasqyrës
Por nga zemra ime
Nuk i fshiva lotēt
As emrin tend
As ty…
FREKSI VERE
Lulet më rrethonin
E unë në heshtje rrija
Gurra me ujë të ftohtë
Një freksi ma solli
Doja të më shoqëronte edhe zëri yt
T’i këndojë gurgullimes
Pa këngën time
Kroin e heshtur preka
U mundova ta qëndis,
Por gishtërinjtë nuk punonin
Unë mendjen e kisha tek ty
Oqeani na ndante
Nuk kisha forcë të i ngjitesha
Anija e pritjes u fundos!
PÊR TY QË NUK TĒ PATA
Nën hijen tënde
Jetën e jetova
Me buzèqeshjen tënde
Ditët i kalova
Me kujtime për ty
Kalanë e ndêrtova
Gur themele të çelikta
Dhe kurrë s’të harrova
Gjithmonë
Maje kodrês
Shikimin
Kah ti
Zotin e kam dêshmitarë
Ta di ku je nuk e kam lehtë
Éshtê hap i madh për mua
Nën hijen tênde të rroj.
KATËR YJE QË RREZATONI
( për gjysmen e shpirti tim)
Nuk ka laps, as fletore të shkruaj dashurinë pēr ju,
Dhe kur jam nê errêsirë ju ndriçoni
Kur frymoj rëndë , oksigjenin ma shtoni
Jeta është e bukur, me ju merr kuptim
Ju solla në jetê , jeni pjesë e trupit, e shpirtit tim.
Për ju do të sakrifikohesha
Nê zjarr do të bëhesha shkrumb e hi
Jeni gjaku i venave të mia, ju kam dritë në sy!