Në këtë ditë libri, ndalem nuk qaj
lexoj buzëqeshjën tënde
vogëlushja ime Fjollë
lexoj hapat tuaj që kurrë s’i bëre
lexoj shikimin e syve tu
që mbanë një det dashuri
Në këtë ditë libri
Libri i dhembjes time
Fjollë je ti
Kezë e artë lidhë
dhembje e dashuri
Dhembja ime për ty
lëkundë tokë, lumej e shkembij
Ti ngrihesh mbi dhembje rilindë përsëri
buzëqeshje-ngrohtësi
Me duart tua të vogla e pafuqi
thur endrrat tona të lënduara
në këtë botë plot zymtësi.
METAFORE E TRISHTIMIT TIM
Po fillon një natë e trishtë prilli
e po mbaron me lotet klithma e rënkime
nga ti zemër e vogël e pafaj
Bashkë më ty-unë,
shkronjat e vargu im qajnë.
Metaforë e trishtimit tim
nuk kam forcë asgjë të bëj për ty
shpirti im i pagosur
kot zemren godas me grushtet e mi
Zemrën e mbushur më një det trishtim
shpirti im
Oh, më e fortë ishte sëmundja që të pushtoi ty-mua-ty
Metaforë e shpirtit tim të plagosur!
ENGJËLLI IM
Engjelli im
kë me mbetë
në këtë dhe atë jetë..
s’ ka sherim
Engjëlli im
çdo varg qe shkruaj
e çdo shkronj
është dhembje
është lot
që nuk ta them dot Ty
Engjelli im,
Sonte kam frike të rrenkoj ma shumë
Neser nuk di ç’ do të ndodhë
me dhembjen time të pakufi
engjelli im
jetoj për ty!