Në Kishën Katolike të Shën Palit, në Rochester Hills, Michigan, ditën e dielë me 20 Maj 2012, si rrallë herë në meshën e drekës nuk siguroje parkim. Parkimi që i kalon të 700 vendet ishte plot e përplotë, aq sa u desh të parkohej në vendet gjelbërta rreth fushës së sportit dhe Qelës. Ditës me diellë dhe temperaturë të larta i shtohej bukuria e kandidatve për krezmim, të veshur me kostume djemtë, dhe me rroba të bardha vajzat, si për dasmat e tyre. Në të vërtetë ishte një dasmë e madhe për ta. Me nunet dhe nuneshat në krahë, ata do të kungoheshin, një rit ky i krishtërimit, që e pranon besmin katolik de fakto.
Për këtë festë të të rinjëve, kishte ardhur Ipeshkvi ndihmës në Arqipeshkvinë e Detroitit Arturo Cepeda. Don Fran Kola, famullitari i kësaj famullie sot nuk kapej, sa te njëri te tjetri për t’u fotografuar me këta të rinj, të cilët do ta ruanin si një nga momentet më të mira të jetës së tyre.
Mesuesit e katekizmit, edhe ata sot ishin shumë të zënë. Franz – Lleshi Grishaj, Gjelina Gjolaj, Kanto Dushaj etj.. ishin pranë të rinjëve që për një vit mësimor u kishin mësuar atë që ata po pranonin sot në zemrat e tyre.
Fotot dhe një reportazh më të hollsishëm do e lexoni në numrin e ardhshëm të Revistes “ Kuvendi”
P.J.