…Abdulle Hoti i zi te qoftë moti…Po na kalon pandemia me këngë nga Serbia!
ZEF PERGEGA
Këto dite kam patur shumë telefonata nga diaspora, Shqipëria e Kosova. Nje malesor me këndoi keto vargje:
“E ta lumsha moj parti, gjarpëerin serb na e fute ne gji…Abdullë Hoti i zi te qofte moti…edhe na ne diasporë dreqit i falem, gjuhen e këngen shqipe, tue lëpi kocka e ferrliqe!”
Ma mbylli telefonin pa e pyetur se kush ishte. Pas pak me bëri ne sms ku me thoshte se do te me niste nje vido. Më vonë dikush me shkroi ne sms. “Sapo lexova nje shkrim ne librin tënd per “Orkestren Shqiponja”ne Detroit. E di se eshte rreth 50 vjet me parë, kur këngëtarja Marie Dushaj, Gjergj Dedivanaj, Gjon Lulgjuraj, Nikollë Dushaj, Man Binaku, Mark Dedivani e thyen urdinë e këngëes serbe ne mesin e malesorëve e dasmat i bamë shqip, me keëngëen tonë te bukur shqiptare. Ka qënëe luftëe e madhe se beteja me e ashper është ne kulturë, dhe jo me plumba. Fjala vret ma fort. Dhe, ti o gazetar, qe i ke përjetue, te qoftë ndera po nuk po e di pse ju si medja po heshtni. Po kërcet kënga serbe edhe ne televizone. A e dinin qe do te binte Kurti e do ti hypte peles serbe Abdullai, tu i shkue mbrapa edhe Ramushi. Një million dollar i dhanë serbit deputet me emën shqiptar, qe ta formonin qeverinë kuslinge!” E prap me mori ne telefon e mi këndoi vargjet e mësipërme…
Pas pak ditesh nje djalë i nje mësuesi malëesor, hodhi ne internet nje video ku televizioni i shqiptarëve ne komunitet jepte nje këengë serbe. E ai thërriste: “E ta lumsha more tivi, gjarpnin serb na fute n’ gji!” Heshti axha… E u turren ish kryatarë , anëtarë, intelektual, shkroltarë, biznezmenë malësorë te jepnin intervista dhe te shfaqeshin ne ekran si azgan, sikur kishin ba trimni qe e kthyen përsëri këngën serbe ne dasmat e festat tona. Kam pritur që keta njerez te reagojnë, se per te tjerët flasin, edhe kur shikojnë nje milingonë, por heshtje…heshtje qeni e gjarpëri, qe njeri te kafshon e tjetri helmon. E njoh mire këtë, ndaj syrin e mbaj katër as per trimni e as per hater, vetëm me ta kthy dhimbjen qe me ke shkatue. I fortë është ai qe ka te drejtë!
Flitet ne komunitet, se dikun po mungojnë rreth 200 mijë dollarë. Masi thonë qe kane fluturue,nje million dollarë qe heret, pas atyre 375 mijë, me te cilat jane ngritur dy shtëpi , dy dyqane, nje restorant dhe dy shtëpi te tjera jashtë vendit. Kështu po thonë, nëse nuk është e vertetë te reagojnë dhe te sqarojnë komunitetin! Nje activist, gjatë një bisede me thotë, se po duhet me i mbledhë kete shume, kur ne komunitet nuk është bërë asnjë aktivitet, ka me shume se tre vjet. As flamur , as Nana Tereze, as Gjergj Kastriot, as Fishtë…as gjuhe, as shkollë… as valle, as këngë…te gjitha i ka mbuluar perdja e zezë e agjentures serbe e kombinuar me ate shqiptare. Ia përmenda aktivistit keto e ai me tha: “Po more te vërteta jane keto, por po duhet…hajt edhe kjo te shkojë me te tjerat…!” Ne fakt, qe te jemë i vertetë, aktivisti beri kritika nën hundë këta qe sposorizojnë këngën serbe ne mesin tonë. Kritikoi edhe meshtarët, qe me padashje bëhen pjesë e kësaj . Ai tha se kjo është lojë e hidhur, por nuk ishte mirë me dalë hapur!” Per koncidencë nje telefonatë nga nje malësor aktivist, por tash i terhequr pak. Me tha se ishte shume i zemëruar, qe ne televizonin tonë ishte dhënë kenge serbe. Ne kemi vuajt prej tyre. Ato na kanë vra, na kanë pre, djeg e gjakos, e na tash tu degjojmë edhe këngën e tyre…edhe me pagu na malsorët per këtë?! Kjo është tradheti per besë. Pa shkiko: a mundet te beëjmë nje projekt kulturor, promovues te këengës shqipe, orkestres “Shqiponja” , ne nje aktivitet me këngetarë ku te shpalosim edhe historinë tonë. Ti bajmë disa dhe ti me na i fotografue e me i shkrue bashkë me shoket tuaj. Botimin e paguajmë na qe tua lamë brezave dhe ta sfidojmë kulturen serbe, siç kanë ba Maria, Gjergji, Gjoni, Nikolla, e Marku me Orkestren Shqiponja. Po thërras nje aktivist dhe bizesmen e do te kthej pergjigje”…keshtu me tha malesori. Une nuk i thashë as po as jo, me qëllimin me pa seriozitetin. Pas dy ditesh, mu përgjigj, duke më thënë : “Fola me atë mikun, por pandemia i ka lodh njerëzit. U duhet me pague billat…Po Trampi ua ka dhënë rrogat, duke qendruar ne shtëpi me shume se duke punuar , –guxova unë dhe e nderpreva, e ai vazhdoi:. “Me vjen keq, po kësaj radhe kjo ide qe ishte e imja dhe e disa shokëve nuk mund te bëhet…!” Atje kah e vona ia kerkova emrin e ai ma tha. Ishte aktivisti qe po organizonte fushaten per mbledhjen e 200 mijë dollarëve, ku pjesa me e madhe do te shkojë per shuarjen e kultures shqiptare dhe zëvendësimin me atë serbe , arabe dhe pakistaneze, që po vlon ne sallat tona, per te cilat malesorët kanë paguar 11 milion dollarë dhe nuk guxojne ta këndojnëe nje këngëe per Ded Gjon Lulin, se serbi shtizen ne sy ua nguli! Ta mbajnë me shëndet!