QENDRIMI ANTIKOMUNIST I DR. ATHANAS GEGES EDITOR I DIELLIT

ZEF PERGEGA

Nё qershor 2020, Brigadat dhe celulat sllavokomuniste pёrkrahin demostrat e dhunshme me thyrje e djegie objektesh sociale….Athanas Gegaj ishte një antikomunist i vërtetë, siç kishin qenë edhe editorët: Qerim Panariti, Xhevat Kallajxhi dhe Arshi Pipa!

“….Por misioni i komunistave të Shqipërisë nuk mbaron këtu. Këta krijuan qëndra në Amerikë, në ca vende të Amerikës së jugut, në Francë e në Itali. Në Romë, pasi një nga të Legatës zgjodh lirinë, dorëzoi listat e emrave të spiunëve dhe ngjanë ca skandale: në Paris ngjanë skandale, u dëbuan ca zyrtarë të Legatës së Tiranës dhe shumë nga agjentët ikën në vended të tjera. Në Amerikë agjentat po punojnë tash më se 20 vjet dhe kurrkush nuk u thotë gjësend! Këta deklaruan botërisht se vetëm ata që ishin të mirë për qeverinë e Tiranës, ata ishin të mirë dhe për komunitetin tonë! E nuk kishin faj! Komunizmi, ku vë këmbë, aty ai komandon dhe themelon organizime qënndrore, brigada, me celula e qëndra të tjera spiunllëkut. Këto bëjnë rekrutime, bëjnë anëtarë, dhe preferojnë ata që kanë far’ e fis në Shqipëri. Këta i komprometojnë e më në fund i bëjnë skllav, sa që nuk është e mundur të dalin me nga rrjeti i komunizmit. Këso kallëpesh e tipesh kemi edhe në Amerikë.

Kur “brigada” e Organizatës Qëndrore është formuar mirë dhe janë të zgjedhur ata që do të veprojnë, jo kurrë të gjithë së bashku, po tak-tuk, aherë fillon lufta, në fillim e mësheftë, pastaj më e qartë. Kjo luftë ka për qëllim qëndrat kombëtare, si p.sh.Vatrën dhe Kishën, faltoret e organizatat politike. Në çdo degë të tyre e ke agjentin e Tiranës. Luftën më të madhe ia bëjnë Kishës e Vatrës, sepse Kisha dhe Vatra janë dy shtylla të patronditura të popullit shqiptar dhe të komunitetit tonë në Amerikë. Por, mos harroni, se çdo organizatë fetare ose edhe politike i ka i ka agjentat mbrenda. E më të shumtën e herës këta diftohen më patriot se patriotët e vërtetë, më atdhetarë e më Amerikanë se Amerikanër e vertetë.

Agjentat e Tiranës në Amerikë nuk lozin një lojë por një qindra lojëra. Ke për të parë në botimet e tyre gjëra patriotike Amerikane, ke për të konstatuar se këta janë liridashës, por mos harroni kurrë se këta nuk e ndërrojnë lëkurën e tyre të kuqe. Në fillim këta agjenta jepshin leje për pasaporta, i këshillonin anëtarët e komunitetit tonë të shkojnë në Shqipëri, dhe si shpërblim ju merrnin paratë ! Më vonë ia nisën me telefon e vizita. E qe se pse organi i brigadës qanë sot Behar Shtylllën, e nesër do të qajë edhe Halim Budon, sepse këta kanë ngrënë së bashku dhe janë përqafuar me Hysni Kapon, i cili përdoronte edhe shputat për hajvanë e agjenta ! Përpara kësaj situate ca veta që mejtojnë se janë ata dhe asnjë tjetër, që jetojnë me spekulime dhe kurrkush nuk u aka parë hajrin tallen.

Anëtarët e komunitetit tonё ç’udhëzohen. Dhe sot këtu e nesër atje del ndonjë kendez i Tiranës dhe këndon fitore. Për agjentat e Tiranës të shkëputesh nga Vatra është një fitore e madhe ! Nuk kanë faj ! Është urdhëri ! Tirana sulmon Amerikën, agjentët e Tiranës sulmojnë Kishën dhe Vatrën dhe fusin përçarje në çdo organizatë që nuk i përulet Tiranës së kuqe, d.m.th, qeverisë së Hoxha-Shehu & Co.Vatra sot e një mot është dule luftuar agjentat dhe po mbron Kishën nga ndërhyrjet e jashtme. E shqiptarët e komunitetit tonë çka bejnë. Bejnë sehir e karavan’mileti shkon përpara !

Lumturisht në gjirin e komunitetit tonë kemi shumë burra, që nuk çajnë kokën për Tiranën dhe janë të vendosur të pastrojnë këta agjenta dhe të respektohen ligjet e Kishës dhe të Amerikës. Është luftë e ashpër, por do t’a fitojmë!” Ky editorial i Dr. Athanas Gegaj ishte botuar në gazetën “Dielli” më 27 prill të vitit 1966, bën të ditur Gjekë Gjonlekaj, ish-gazetar i “Zërit të Amerikës”. Historia peresritet. E njejta pamje edhe sot ne 2020, por me e eger dhe me e organizuar. Atёherё nё vitet 70- njё spijun merrte tre mijё dollar nё muaj. Po sot? Pazari ёshtё rrit, sa guxojnё tё organizohen kudra qeverisё sё Trump!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *