I nderuar kryetar i Këshillit Bashkiak Malësi e Madhe dhe ju antarë të tij.
Falë një hulumtimi të thelluar rreth Luftës së Përgjakshme të Koplikut të vitit 1920 të cilësuar nga historiografia shqiptare si lufta më e drejtë në mbrojtje të trojeve etnike dhe qëndresa më e forte në përballje me ushtrine serbo-malazeze lind nevoja që t’i japim nderimin e merituar kësaj ngjarjeje prej së cilës historia na mundesoi për te kuptuar humanizmin dhe unitetin më të pashoq që malsorët me vullnet të lirë demostruan në ato momente tragjike dhe tejet patriotike.
Jemi në vitin 2020 -të ku përkon me 100 vjetorin e kësaj qëndrese heroike ndaj lind nevoja të jemi sado pak mirnjohes si trashegimtarë të denjtë të atyre malsoreve dhe vullnetareve shqiptar që iu bashkuan kësaj qëndrese.
Është momenti për të venë në vend dinjitetin e tyre të lënë në pluhurin e harresës ndaj lind nevoja që të ngrihet një grup pune intelektualesh njohës të mirë të historise dhe dashamirës të malsise qe ta vlersoje me serjozitet këtë akt heroik e t’i nderojme si duhet ata pishtare të lirisë.
Bazuar mbi burimet e shkruara dhe faktet reale që përmënden në to, ju sugjeroj që:
1)-Te shpallet viti jubilar i Luftës së Koplikut nga Bashkia e Malësisë së Madhe (i cili të fillojë nga data kur nisi lufta e të përfundoje në diten e përfundimit të saj,duke siguruar kështu edhe mundesi finaciare institucionale vendore e shtetnore).
-Rikujtoj se është cilësuar si një nga qëndresat më heroike të Malësisë së Madhe dhe kombetare ndaj dhe lind nevoja qe ta ngrejmë në pjedistalin e merituar për ta memorizu si ngjarje dhe moment historik për vlerat që mbart.
2)-Shtëpia e Zef Luc Mullisit në Çesme të Koplikut të shpallet shtëpi muze.
-Bazuar mbi referencat shkencore kjo shtepi u ba qendra organizative e mirë organizimit të kësaj lufte,zyrtarizimin e së cilës e bënë me ardhjen e tyre Ministri i Brendshem Ahmet Zogu dhe Bajram Curri si delegatët e qeverisë së asaj kohe (me një përshkrim të mirë detajuar M.e Kultures është e detyruar të akordoje fonde të posatshme për këtë shtëpi).
3)-Organizimi i një simpozium të vërtetë shkencor me tematike “100 – vjetori i Luftës së Koplikut”me fakte e dorshkrime të reja e me trajtesë më të thelluar nga intelektuale dhe studjues të ndryshem në mënyre që të vihet në vënd lavdia e tyre në arenën kombëtare e ndërkombëtare.
4)- Të ngrihet një memorial me listën e emrave dhe vullnetarëve të rënë në këtë luftë në një qënder publike.
5)-Aktivitet përkujtimor ndërshkollor me projekte me tematike ” Të pathënat e luftës së Koplikut” me të cilat të botohet një libër me referenca nga gojëdhënat e malsoreve të mbledhura nga vetë nxënësit apo punime me pikture e skica me të njëjtën tematike duke nxitur keshtu edhe frymen e “të edukuarit përmes historisë dhe kulturës”.
6)-203 dite përballje frontale me shkjanë kujtime nga kjo qendrese heroike.
-Dokumentar: -Rrëfime dhe kujtime nga të gjallët rreth Luftës së Koplikut.
7)Koncert përkujtimor me këngë valle dhe recitime rreth ketij vullnetarizim dhe qëndresës heroike të organizuar në Koplik.
Të gjitha këto materiale burimore apo dëshmi që do sigurohen gjatë procesit të punës, të depozitohen prane muzeut historik (shtëpisë muze) në Çesme të Koplikut
Ju lutem tregoni qytetari në vlersimin tuaj.
Bota sajon kulture për të demostru civilizim e Malesia e Madhe ka plot vlera që i shpërfillen për mungesë kulture kolektive dhe individuale.