E nisa këtë fejton me vargje jo rastësisht. Ditën që nusja do të shkonte në gjini e priste me padurim të madh. Ishte ndarë prej kulles e prej njerëzve me lot, nën duvak. Gjumi nuk e zinte nga ëndërrat, që ia travlonin kujtimet. Zoja e parë e kulles e merrte me të mirë plakun, kur pranë oxhakut rrufiste kafen e kthente faqoren e rakisë, tek ledhatonte nën driten e flakeve të zjarrit, mustakun. Plaka vinte tiganin e petullave ne zjarrin e lisit sa era kundërmonte trarët e tymosur. Mjalti i bletes i ëmbëltonte. E plaka, kur e shikonte se plaku është në shprehje të mirë, nxirte nga goja fjalë të ëmbela:
“Plako, nusen sipas zakonit, duhet me e kthye në gjini, për dy javë. Paj duhej noj send me i dhanë me vete, që të mos koritemi me shpinë e krushkut. Apo çohe e shkojmë në pazar pas meshes?! E plaku, tu e lidh për kreje faculeten, kruante mendjen e qesen, e tue kërkue brezin e kësulen ia befte në këmbë, për nusen e djalit, që çdo natë i a lante këmbët! E nusja, plot shkonte e plot vinte! Zakon i bukur!
Kjo ngjarje ka diçka të ngjashme me Komisionin e Venecias, por me një ndryshim; vjen bosh e shkon plot, si maune me banane. E, ku i dihet, nën lëkurë të saj çfarëe fshihet?! Sa herë i thërrasin, e dinë, që qeveria do të ua lajë këmbët e do t’ ua presi thonjtë. Gezohen se i kanë çantat e mëdha bosh dhe xhepat e shpuar, se i mbushin në Shqipëri, o ju, të varfër, të uruar! Këtë zakon e kanë veç për Shqipërinë e për qeverinë tonë. Vijnë e shkojnë, si krushq pa kuaj. Kuajt i gjëjnëe në Shqipëri me gjithë pela të reja e të vjetra. Kur nisen për Shqipëri pijnë vetëm një kafe nga mengjesi deri nëe darkë, derisa të mberrijnë e, pastaj kalojnë në përrallë, nëe një vend skandal. E nxjerrin ato çanta me letra e ligje, me referenca e konsulenca, që duhen vite për t’i lexuar e deshifruar. Një djall ua njeh kodin! Thonë se me këta shuajn sherret e politikes shqiptare, qe gjithmonë ka miza kali. Çeshtja është ndërkombetare, thonë e sajojnë, se Presidenti ka thye Kushtetuteten. E këta që vijnë, sipas mentalitetit komunist, se të drejtë ka kush padit i pari, justifikohen me ndonjë qendrim asnjanës. Ama per popull këta nuk pyesin, as për intelektual, as për studenta, as për shoqërinë civile. Komisioni i Venecias nuk i ka këto në varken e vet. Nuk ka vend, veç për thasët e dollarit, kjo s’do mend. Po Kushtetuten e ka bërë me kohë postahe burgu qeveria. Institucioni i Presidentit nuk është firmë, koncesion, PPP, oligarkësh me mbush çantat e Venecias. E, ata qa vijnë si valë e butë, preferojnë te llahen në yndyrën e koncensioneve e te qeveritarëve dhe në çorbat e tjera joshëse, jo për drejtësi dhe nga grykësia, për të mos u diktuar, i fshijnë buzët me letër higjenike, të cilës i vjen era padrejtësi. Mediat e Tiranes kujtojnë se, me që kanë kryer shkollen sorosiane, e gjithë bota sillet pas anal(h)istave të tyre, që bëjnë kakofoninë në studio, sikur ato janë Zeusi dhe duhet t’ ia sqarojnë popullit. Të mjerë, jeni disa ngarrestarë, që kërkoni, jo mbrojtjen e Kushtetutes, por shkatërrimin e Shqipërisë. E komisioni i Venecias lëshon ne Bulevardin “Deshmorët e Kombit” njëe bagël juridike, as mish as peshk, për tu kthyer përsëri për këta morra, që nuk japin as kanë për të dhënë drejtësi. Me një parti Shqipëria ka 30 vjet me krye n’ hi. Po ta kishte thyer Kushtetuten Meta, nuk do të vinte komisioni nga Venecia.
Me qënë se qeveria nuk mbush, grushti i shtetit e don një grusht!
Në Shkodër me 1943, paria e vendit vendosi të bëjë një bashkim në të gjithë Prefekturen me rrethe. Në sallën e kinemasë, ku po mbahej Konferenca me perfaqesues te retheve Malësisë, Dukagjinit, Lezhes e Pukes, e mori fjalen i pari, Pader Anton Harapi, përfaqesues i Regjences. Ai nder te tjera vuri ne dukje:
“…çfarë po i afrohet kombit të qyteruem. Sllavet ia kanë arrit qëllimit të vjetër me nënshtru atdheun tonë, pa u harxhue. Ku janë burrat e Shkodres, ku janë krerët e Lekëve, ku janë djalëria e Malësisë, ku janë klerikët që lejojnë me u shkatërrue feja dhe besa, burrënia dhe ndera e familjes…?!”
Ishin shumë, që e përcollen frymen e bashkimit, ne këtë Konferencë, që zgjati dy ditë. Mark Gjonmarku tha: “…ne kemi burra e armatime dhe djemë nanash që janë me ne. Ata që po e humbin kombin janë bijtë e Stalinit!”
Edhe sot tingulli është aktual! E, nëse nuk mbush, o puç, grushti i shtetit e meriton një grusht!