Nderohen me vlersimet më të larta humane nga MISIONI DIPLOMATIK PËR PAQE E PROSPERITET I AKREDITUAR NË TIRANË,malsorët Shtjefen dhe Gjyste Ivezaj.
“Mos i prisni kryetarët.Bëjini gjërat vetë,njëri për tjetrin”.
E nisa këtë shkrim me ketë porosi të veçantë të Nënë Terezës,Nobelistes së Paqes & Shenjtores së Kalkutës, e cila ka zënë vend më së miri në këtë mision tejet të veçantë në vlersimin malsorëve,Shtjefen dhe Gjyste Ivezaj,pasi serioziteti dhe vlersimi i tyre u bë falë hulumtimit dhe ndjekjes nga afër të veprimtarisë së këtyre malsoreve z.Ndue Dodaj,Misionar i Paqes & Antar Nderi i këtij misioni diplomatic, si dhe pjesë e stafit të punës e veprimtarive që zhvillon ky mision në bashkëpunim me partnerët e vet ndërkombëtar,kudo në trojet etnike.
Ishte e rastesishme njohja apo dhe indicja që mori vëmëndje ndaj çiftit Ivezaj te ky misionar,ku falë një aktiviteti në Shkoder e një bisede spontane me të,për meritat,punën dhe shembullin e pashoq që ky çift po i japin malsisë dhe shqiptarisë në mbare botën duke e kthyer banesën e tyre në një Shtëpi Muze Historiko – Kulturor brenda së cilës gjinden koleksione të shumta që demostrojnë jetën dhe veprimtarinë e malsoreve në rrjellat e shekujve. Bindja e tij për meritat e tyre çoi në atë që u finalizu me vlersimet më të larta të këtyre malsoreve duke u miratu unanimisht nga vetë krerët e këtij misioni diplomatik duke i shpallur ata Misionarë të Paqes e njëkohsisht z.Shtjefen Ivezaj “Djalin e Malsisë” edhe Ambasador i Paqes,ndersa Nënën Gjyste siç e therrisnin te gjithe e nderuan me Medaljen e Arte të Urdherit Nënë Tereza. Ndaj me ju emocionet e rastit pasi dorzimi i kësaj medalje,mu besua mua per çka do u jem gjithmonë mirnjohëse organizatorëve pasi u ndjeva shumë krenare që ky vlersim i merituar ju dha malsores tonë Gjyste Ivezaj. Kujtoj këtu edhe një thënje e perseritur nga Z.Petro Koçi Zv/ Ministër i Mbrojtjes së Repuplikës së Shqipërisë,se ky mision kishte arritur majat e vlersimit duke ju referuar meritave të çiftit Ivezaj në fjalimin e tij te mbajtur gjatë kësaj ceremonie zyrtare.
Një organizim dinjitoz me një pjesmarrje të gjërë elitare nga fusha te ndryshme të jetës politike,shoqerore e humane e bënë këtë ditë të paharruar për të gjithe ne që ishim prezent,çka u vu re edhe ne emocionet e secilit që foli në këtë ceremoni. Gjej rastin sërish ta falenderoj përzemërsisht ne emër të të gjithë malsorëve Guvernatorin dhe Ambasadorin e njëkohsisht dhe kordinator i kësaj ceremonie,për serjozitetin dhe emocionet që na fali gjatë prezantimit dhe dorzimit të këtyre vlersimeve në emer te Misionit Diplomatik per Paqe e Prosperitet me qender ne Tirane te z.Shtjefen Ivezaj dhe znj.Gjyste Ivezaj.
Në ceremonine e rastit ishin të pranishëm edhe shumë personalitete të larta shteterore si: Gjeneral Ded Prenga Këshilltar pranë Presidentit për mbrojtjen dhe sigurinë e Republikes së Shqipërisë, Z.Koço Tahiri,Deputet i Kuvendit të Shqipërisë, Mulla Fetah Bekolli një nga bashkepuntorët më të flaktë të Prof.Dr.Anton Çetës,luftetar dhe komandant në luftën e UÇK -së edhe pas saj. z.Ideal Qollaku,Biznesmen i suksesshem prizrenas, Z.Asllan Mazreku nga Malisheva, z.Nazmi Çela,z.Hysni Lila,z.Mustafa Kadiu,z.Hekuran Rrapaj e shumë të tjerë personalitete të shquar që i dhane serjozitetin e merituar kësaj ceremonie.I pranishëm ishte edhe Rapsodi i Minjohur,Mjeshtri i Madh,kantautori Gjon Frroku i shoqerua me çifteline e tij ku përshëndeti të pranishmit me një këngë të rastit çka i dha edhe më shumë vlersim kësaj ceremonie.
Shënonte data 8 dhjetor 2019, ku kjo ceremoni përkonte edhe me datëlindjen e z.Ndue Dodaj gjë e cila nuk kaloi pa vëmëndje,pasi Misioni Diplomatik i kishte pergaditur edhe një vlersim enkas për kete ditë duke i akorduar Medaljen e Arte si vepritar i shquar i njerzimit si dhe Diplomen e Nderit nga UKB të miratuar nga të gjitha Organizmat Diplomatike Boterore Bashkëpunuese e të firmosura nga Prof.Dr.Madhu Krishan,Kryetar i Akademisë Borëtore të Paqes. Ne shenjë mirnjohje e falenderimi z.Dodaj shtroi një drekë vllaznore e tradicjonale mirditore për miqtë dhe kolegët e tij.