Fjala e mbajtur në Mbrëmjën Kryesore të Ditëve të Letërsisë Shqipe në U.S.A.
Të nderuar pjesëmarres,
E filluam me Fishten , në vjeshtën e vitit 2001, pesë muaj mbas daljes së numrit të parë të Revistes “Kuvendi” , në përvjetorin e lindjes së tij, bash me 23 tetor. E vazhduam me Fishten, duke shkuar paralel me poezinë shqipe, me fjalen shqipe në një udhëtim metaforik. Pagëzuam një lindje të lindur 130 vjet ma parë, në kohen kur kish filluar të flitej e shkruhej për Fishten, por nuk ia kujtonte njeri datëlindjen me një përkushtim të tillë. E, bash në këtë rast, më kujtohen vargjet e poetit – njeri, Ndoc Gjetja:
“Mos e dhëntë Zoti çastin
të na vijë Pal Engjèlli
nga murgjet e mesjetes
të na pagëzojë kotlindjet !”
Më vjen mirë që ky aktivitet nuk qe një nga kotlindjet , që përmend poeti Gjetja!
Ne stafin e Kuvendit te ati viti, ishin edhe njohes te historisë, dhe shkrues te saj, ishin poete e krijues të njohur, ishin këngëtar e artistë me emër. Janë disa për t’ua përmendur emrin, emri i të cilëve është fiksuar në numrat e Kuvendit. Në krye të kresë kishim Fishten, por në asnjë vit nuk i lamë pas poetët e tjerë të njohur, deri te me të rinjët, që vinin për herë të parë në takimet tona poetike. Nga tetori në tetor po udhëtojmë për 19 vjet pa u ndalur në festën e letrarve, shumica na kanë ndjekur dhe do të vazhdojnë, disa kanë mbetur udhës të pakënaqur, por që nuk bënë diçka më të mirë se ne, ndaj më vjen në mendje thënja tjetër, që e përsëris disa herë: “Të bësh aq sa mundesh, ke bërë dhe aq sa duhet.”
Ne bëmë aq sa mundem dhe u përpoqem të bëjmë më të mirën e mundëshme. Në Kuvendin tonë festuam plot 57 ditë feste, takimesh me njëri-tjetrin, qindra e mijëra vargje të deklamuara në takimet tona, rreth 200 çmime të ndryshme, që i pritëm të gëzuar e, me te drejtë i përmendëm dhe u mburrem me to. Në të gjitha ditët, dhamë vetëm mirësi te njëri-tjetri, shkëmbyem eksperinca poztive dhe fiksuam në historinë e dy dekadave diçka për t’u mbajtur mend. Le të na vlerësojnë të rinjët në dekadat që do vijnë, se çfarë e si bëmë ne.
Në asnjë rast nuk ishim vetëm. Dy-tre vetë nuk mund të bëjnë asgjë, sado pasuri të kenë e sado të predikojnë bukur. Por, nuk mungojnë edhe sish, që kanë marrë pjesë në këto takime, ma shumë se një dekadë e, tani nuk e dinë pse bëhët ky aktivitet, sepse ata nuk do të shkojnë kurrë më larg se të lexuarit e disa parathenieve, për t’u hequr të ditur e, për të na dhanë mend, jo për të na ndihmuar. Këta e të tjerë, në asnjë rast nuk i prishen punë festës tonë, që në rastin konkret është biblike. E para qe fjala!
Ka vite që e theksojmë nevojën e të lexuarit, të kulturuarit e krijuesve, pasi siç tha në vitin që shkoi, miku ynë, poeti dhe njohësi i letërsisë, Gëzim Basha, “ Letërsia po udhëton në rrugë pa semaforë.” Nga kush pritet të bëj letërsinë, kush presim të na thotë të ndalemi ndonjëherë për të analizuar veten, çfarë po krijojmë dhe ç’të mirë po i sjellë njeriut mendja jonë dhe arti ynë? Kush do t’i komandojë semaforët tanë, veç cilësisë? A jemi ne modeli që pritet të jemi!? Mendoj se jo!
A është koha për të bërë ndryshime në punën tonë? Ankohemi se nuk ka treg letërsia, para se të pyesim veten, se çfarë letërsie bëjmë ne. Hajnrih Belit i thotë botuesi i tij,me cinizem, pas 10 vjetësh nga botimi i “ De l’amour.” “Ky libër është i shenjtë, pasi asnjeri nuk e prek. 17 libra të shitur në dhjetë vjet!” Këtë fakt e sjellë Stefan Zvajk ( Zweig ), në librin “ Tre poetë të jetës së vet. “ Ankohemi se nuk kemi vëmendjen e mediave, po në kohën që jetojmë e krijojmë ne, media ka secili prej nesh, por sa e përkrahim dhe e deklamojmë punën e mirë të ndonjërit prej nesh, se të gjithë kurrë nuk mund të jemi njësoj as të mirë. Në mesin tonë ka dhe do të ketë edhe letërsi mesatare, për të mos thënë mediokre, se siç ka thënë Fishta, jo çdo njeri që dinë të shkruaj e lexoj, mund të shkruaj letërsi. Biles ai e thotë shumë ma ashpër. Nëse jeni kurioz, mund ta gjeni në shkrimet e Plasarit për essetë e Fishtës.
Në vitin që vjen do festojmë 20 vjetorin e Kuvendit dhe Dtëve të Letërsisë, kështuqë do kemi një botim special për sponsorët që nga viti i parë deri më sot si dhe një antologji letrare, por nuk mund të rrimë pa përmendu para jush sponsorët e këtij viti, së pari:
Rrahman Rexhepi, biznesmen dhe artdashës i njohur
Albert Spahi, Pronarin e ACTV, Artistin e njohur Fran Gjoka, Biznesmenin Kelment Bardhi,Aktivistin e njohur, Marash Nucullaj
Artistët
Hana e Kolë Nikprelaj, Jola Paparisto, Arben Dervishi, Agim Agalliu dhe Gentian Cakorja.
Kafe Kuvendi, 25 tetor 2019