Ka pak dite qe ne Detroit na mberriti i madhi i te medhenjeve Gjergji i Madh, Heroi Kombetar i Shqiptareve. Ai na erdhi disi ndyshe, si fije e pa kepur e shpirtit, qe kernon ngrohtesine dhe shpresen e bashkimit, ne dejet e tendosur te shqiptareve te Amerikes. E, keto fije erdhen e u formuan si çerdhe shqipe me sqep te lire me foto me ngjyra ne nje album te Shoqerise Botuese “Kuvendi”. Por, ama erdhi perseri si kalores e si njeri, ashtu sic kishte ardhur i lavdishem ne poezine e amerikanin Longfellow, ne pikturen e nje zezaku dhe te shkrimtarit Charles Ewert, qe ne romanin e tij “Eagle of Albania” ka ne kopertinen e pare Heroin, qe perdor ka kalin e bardhe, mbas shqiponjen dy krenare e fiksuar ne mburoje, ne krahun e djathte nje zane qe lutet para “Zojes se Shkodres” per fitore, se vete Skenderbeu para çdo beteje lutej. Ai erdhi siç kishte ardhur familja e tij ne San Francisko e ne Kanda ne fund te shekullit te 16-te, duke shenuar ardhjen e Shqiptareve te pare ne Amerike, por ne si ne, e shkruajme historine me preferena krahinore dhe fetare. Gjergj Kastrioti, Heroi i Lirise dhe Bashkimit eshte per ne fe mbi fe dhe, nisur nga kjo sinteze, e themeleve tona shoqeria “Kuvendi”, ndonese me nje shpenzim te madh ribotoj Albumin historik “Gjergj Kastrioti Skenderbeu”, per ti dhene drite figures se tij, qe vete ajo drite te na prije nga kalores e patriote te reme qe po na shkelin, te cilet varen ne frenat e kapistres se perçarjeve.
Ribotimi i ketij albumi, me disa shtesa dhe korigjime, eshte nje vlere e padiskutueshme te cilivizimit qytetar qe shkon ngjitas si uji me bregun per ta ankoruar anijen historike ne molet e saj te vjetra, te cilave ua kane fshire mbishkrimin. E kjo eshte edhe nje shenj mbi guret e klase qe te mos degjohet me zeri i rendikeve te myshkut mbi ta, por larja e ftyres se gurit e kuptoj ne mes ketyre fotove me shenime te kursyera e te sakta, ne menyre qe çdo shqiptari ti çelet syri i perjetimeve dhe ti zgjerohet mushkeria e krenarise se identitetit. Keto mendoj se ka patur ne thelb botoesi Pjeter Jaku, me kete veper qe erdh si ne heshtje pa buje, se shqiptaret gjithone fitoret e bujshme i kane pritur me heshtje modeste, ne menyre qe fitorja ta pasoje fitoren. “Te gjithe popujt e mesjetes qe nuk arriten te bejne shtet kombetar u zhduken plotesisht si popull. Shqiperia ka shpetuar pa u asimiluar gjate 500 vjeteve nen sundimin turk, sepse osmanet i gjeten shqiptaret fale Skenderbeut me nje shtet nacional te formuar” – ka shkruar prof. Kristo Frasheri e, ne linje me kete Jaku shton: “Sot nuk eshte kohe e shpates qe te paret me lavdi e perdoren, por eshte koha e penes, e deshmise dhe e kujteses kombetare per te formuar e edukuar brezat me shpirtin autokton shqiptar , per te mos e lene shtetin ne dore te tradhetareve dhe matrapazeve te shit-blerjeve. Ndaj ne si krijues e çmojme si te domosdoshme ta permbushim kete amanet qofte edhe me shpenzime.!” Shqitaret e Detroitit kane kontribuar per ngritjen e shtatores se Gjergj Kastrotit Skenderbeu ne oborrin e kishes se Shen Palit dhe per kete ka kontribut edhe shoqeria “Kuvendi”. Me pare ka qene botuar nje album, por ky i koheve te fundit eshte fjala e fundit e shkelqimit dicital ne anglisht dhe ne shqip. Albumi ka nje shkrim te historianit Loro Gjeci, mbi figuren dhe betejat e Gjergj Kastriotit Skenderbeu ne anglisht dhe ne shqip. “Qellimi, thote Pjetri eshte qe te rinjet qe lindin ne Amerike te formohen me ndjenjen nacionale dhe te burrehohen me krenari per prejardhjen, sepse sic ka thene Napoleon Bonoparti, Gjergj Kastrioti ishte nje nga kater gjeneralet me te medhenj te te gjitha koherave.“Ai ka ndaluar fuqine e vershimit turk, duke penguar te pushtoje Europen kristiane. Meritat e tij i kapercejne te gjitha meritat e princave kristiane. Pra, ai ka madheshtine e shpirtit te pakrahasuar” – ka shkruar Papa Kaliksti i III-te, ndersa Volter e percakton keshtu: “Nese perendoret Bizantine do te kishin qene ne krah te Skenderbeut, Perandoria e Lindjes do te kishte shpetuar!”. Ne kete botim nga Keshilli i Botimit, sillen edhe deshmi e dokumenta mbi prejardhjen e Kastrioteve, akte historike mbi kete figure legjendare, kopje e letrave te heroit deguar portareve te medhenje te Europes dhe vete Sulltanit, poezi dhe deri tek enderra e nenes se Skendebeut dhe plot te dhenja te tjera me shume vlere. Autori si lezhjan nuk e ka harruar “Beslidhjen e Lezhes” princat e bashkimit te fiksuar ne tabllo te piktoreve. Ne album botohet foto te permendoreve te Gjergj Kastriotit ne Tirane, Kruje, Prishtine, Shkup, Rome, Michigan, Bruksel, Londer, Cozenca-Itali, Civita, Lungo, Palermo, Diber, Peshkopi, Gjilan, Presheve, Koplik, Gjeneve, Bulqize, Kukes, Kacanik. Albumi eshte i mbeshtetur ne keto shtylla: Orogjina, Dera e Katrioteve, Strategu, Frymezime dhe monomente. Nuk duhet harruar edhe nje shtylle tjeter: “Detyren e kryer te shoqerise “Kuvendi” ne kete veper si sherbestare e kujteses kombetare.