Festohet “ Dita e nënave” në Qendren e Shën Palit

Ditën e dielë, me datën 13 maj 2012, në mbrëmje nga ora 7:30 deri afer mesnatës, në Qendren e Shen Palit ne Detroit  është festuar “ Dita e nënave” nën drejtimin muzikor të  Rrok dhe Beko Gjelaj ( falas)  si dhe te Gjergji dhe Joli Paparistos.

Në këtë mbrëmje,  shumë argëtues qenë vallatarët e rinj të ansamblit “ Shqiponja” që funksionon pranë kësaj Kishe. Mbrëmjen e përshëndeti Don Fran Kola, i cili thksoi se kjo Qendër është e hapur për të gjitha festat Shqiptare dhe Amerikane, si dhe “ Dita e nënave” ka një rëndësi të veçantë për ne, e cila duhet festuar vërtet ashtu si kërkohet.

Në sallën “ Gjergj Kastrioti” e mbushur plotë, aq sa u desh të shtoheshin tavolina, na ranë në sy edhe disa aktivitsë të çeshtjes kombëtare që kishin ardhur familjarisht, si Gjokë Martini, Luke Junçaj, Kolë Gjokaj – kryetar i Këshillit të Kishës, Rrok Junçaj, Luigj Gjokaj, Kanto Dushaj, vellezrit Prenk e Rrok Gjeto Lulgjuraj, Mark Kola Gjelaj, Vasko Gjurashaj, Gjon Sinishtaj, Lindon Gjelaj, etj.

Pijet joalkolike dhe pizat ishin falas. Mbrëmja kaloi në një atmosferë mjaft gazmore, ku të rinjët herë mbas here përshendesinin nënat e tyre të pranishme.

Drejtuese e programit të kësaj feste ishte Joli Paparisto.

Pjeter Jaku

 

Fotot: Gjovana Gjelaj

 

 

 

 

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *